1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në anën tjetër të murit

Tatiana Vaksberg8 Prill 2015

Në ditën ndërkombëtare të romëve vemendja i kushtohet sërish diskriminimit të tyre, si këtu në Vidin të Bullgarisë, ku lagja e romëve ndahet me mur nga qyteti. Reporterja e DW Tatiana Vaksberg jetoi një muaj prapa murit.

https://p.dw.com/p/1F3sd
Bulgarien Roma-Siedlung der Stadt Vidin
Fotografi: DW/T. Vaksberg

30 ditë kam banuar në rrugën "Çaika" ("pulëbardha). Atje mund të shkosh ndonjëherë për shetitje. Por për të banuar nuk është adresë e mirë, nëse kërkon të gjesh punë. Fqinja ime Radostina (emri është ndryshuar nga redaksia) kishte gjetur një vend pune si shitëse, për dy ditë në javë. Kur punëdhënësi i pa kartën e regjistrimit me adresën, e pushoi menjëherë. Në rrugën Çaika banojnë vetëm romë dhe 48% e bullgarëve, sipas anketimeve, nuk duan të punojnë në të njëjtën firmë me pjesëtarët e këtij minoriteti.

Më 8 mars u zhvendosa në lagjen e romëve, për të përjetuar të përditshmen e banorëve dhe për të komunikuar me ta. Me vete kisha shumë këshilla të mira, disa numra të rëndësishëm telefoni dhe një hartë, e cila rezultoi krejtësisht e padobishme. Sepse në hartë dukej sikur vendbanim ishte i lidhur drejtpërdrejt me qytetin Vidin në Bullgarinë veriperëndimore. Por në fakt ai ndodhet pas një muri prej betoni disa kilometra të gjatë. Një rrugë e tërthortë, që kalon nëpër varreza, të çon nga kjo lagje në qytet.

Administrata lokale thotë se muri është ndërtuar për "arsye sigurie" dhe nuk ka të bëjë me diskriminimin e romëve. Ai ndan shtëpitë e romëve nga shinat e hekurudhës dhe mbron kështu shumë fëmijë të lagjes nga aksidentet. Për më tepër nuk është pengesë e pakapërcyeshme për këmbësorët, tuneli i lyer me ngjyrë blu është në dispozicion për të gjithë.

Përmbytjet kanë dëmtuar shumë shtëpi të romëve
Përmbytjet kanë dëmtuar shumë shtëpi të romëveFotografi: DW/T. Vaksberg

Në kopsht përmes vrimës në mur

"Nënës sime i dhëmbin këmbët. Ajo nuk mund t'i ngjitë të gjitha shkallët lart dhe poshtë. Me mirë të kalojmë përmes vrimës", thotë pesëvjeçari Mitko. Çdo ditë në orën 9 të mëngjesit ai qëndron para murit, se kopshti e tij ndodhet në anën tjetër. Para shumë vitesh lagjja kishte edhe një kopsht të vetin. Ai ekziston më, kështu që fëmijët duhet të shkojnë në qendër të qytetit. Të gjithë kalojnë ashtu si Mitko nëpër vrimën në mur. Kjo redukton distancën, por nuk është patjetër higjienike. Rrobat e fëmijëve janë të pista, kur ata dalin në anën tjetër.

Banorët e lagjes janë të indinjuar për shpjegimin hipokrit në lidhje me murin. Është turp, nuk ka të bëjë fare me sigurinë, thonë të gjithë këtu. Një mësuese 23-vjeçare thotë se mund të instalohej një pengesë para kalimit të shinave të hekurudhës që do të kishte qenë e mjaftueshme. Dhe një pensionist 70-vjeçar thotë se në 40 vitet pa mur nuk ka patur asnjë aksident të vetëm.

"Ne nuk jetojmë në geto"

Nga këndvështrimi evropian është e qartë: një mur përreth një lagjeje të një pakice etnike është një rast i qartë i getoizimit - pavarësisht nga argumentet e popullsisë shumicë apo të administratës. Pikërisht kurai është ndërtuar me paratë e taksapaguesve dhe mbrohet me kokëfortësi nga administrata, pavarësisht disa peticioneve të romëve të lagjes. Megjithatë është shumë e vështirë për të kuptuar ndjenjat dhe shpjegimet e romëve për çështjen e "murit". Dimensioni politik këtu nuk përmendet, ndikimi psikologjik mbi njerëzit fshihet nga turpi. Dhe të gjithë kundërshtojnë me forcë supozimin se lagjja bëhet në këtë mënyrë geto. "Ne nuk jetojmë në një geto, ne jemi njerëz fare normalë", thonë gjithmonë bashkëbiseduesit në këtë lagje. Fjala "geto" është për ta një fyerje personale, një akuzë se ata kurrë nuk do të dalin më nga qoshja e "shtresës së ulët".

Për disa adresa në këtë lagje ka qenë shkak për pushimin nga puna
Për disa adresa në këtë lagje ka qenë shkak për pushimin nga punaFotografi: DW/T. Vaksberg

Lagja rome në Vidin quhet "Nov Pat", pra "Rrugë e Re". Emri tingëllon ironik, sidomos në ditët e sotme, sepse lagja nuk ka asnjë lidhje direkte me qytetin. Edhe rruga e tërthortë përmes varrezave nuk funksionon më. Aty po bëhen punime. Qyteti vendos tubacionet e reja të ujit të pijshëm, që qytetarët i kanë pritur prej kohësh. Por deri tani ka vetëm 15 kilometra rrugë të pakalueshme, një skandal të shpërdorimit të parave të taksapaguesve dhe një kryetar bashkie të akuzuar për korrupsion.

"Na mungon vetëm shtetrrethimi"

Kështu mund të thuash se lagja e romëve preket "në mënyrë të barabartë" si të tjerët. Por në krahasim me lagjet e bullgarëve etnikë romët kanë një problem shtesë: Në lagjen e tyre nuk vendosen tubacionet e reja të ujit. Pra ata mbeten prapa murit, pa qasje me qendrën të qytetit dhe pa tubacione të reja të ujit.

"Ajo që mungon është postblloku dhe shtetrrethimi", thotë një banor, për gjithçka kanë një shpjegim hipokrit. Muri është ndërtuar për shkak të shinave të hekurudhave dhe tubat e ujit nuk duhen vendosur, sepse shumica e shtëpive këtu janë ndërtuar pa leje, thotë ai. Për romët, që jetojnë në lagje jeta është e vështirë. Bisedat e tyre rrotullohen rreth përmbytjeve, papunësisë së lartë, fëmijëve. Kjo nuk është "Rruga e Re", asnjë rrugëdalje, për aq sa mund të të shohë syri.