1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Roli i Shqipërisë në mbrojtje të klimës

Në konferencën ndërkombëtare të nivelit të lartë për ndryshimet klimaterike, që fillon punimet më 7 dhjetor në Kopenhagen, do të marrë pjesë edhe Shqipëria.

Lumi i Matit

Lumi i Matit

Shqipëria ka ratifikuar Konventën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike dhe Protokollin e Kyotos për reduktimin e gazrave me efekt serrë në atmosferë.

Sasia e emetimit të këtyre gazrave si pasojë e aktivitetit ekonomik nga një një vend i vogël dhe në zhvillim si Shqipëria, është e pakët, rreth 7,6 milion ton në vit ose 2,4 ton për frymë, shifra këto rreth pesë herë më të ulta nga ato të vendeve të zhvilluara. Nga ana tjetër rreth 95 përqind e energjisë elektrike në Shqipëri prodhohet nga burimet hidrike gjë, që nuk sjell ndotjen e atmosferës. Kjo situatë i jep mundësi Shqipërisë të blejë kuotat të reduktimit të gazit karbonik, nga vendet e zhvilluara, kuota të caktuara si detyrime që rrjedhin nga pjesëmarrja e tyre në Protokollin e Kyotos. Në këmbim të blerjes së këtyre kuotave Shqipëria merr finacime projektesh të zhvillimit të qendrueshëm, që mbrojnë mjedisin.

Blerje kuotash nga Danimarka dhe Italia

Saimir Hoxha, drejtor në Drejtorinë e Ruajtjes së Mjedisit, në Ministrinë e Mjedisit thotë se Shqipëria ka blerë kuota të reduktimit të emetimit të gazrave me efektin serrë nga Danimarka dhe Italia dhe është e hapur për të negociuar edhe me vende të tjera të BE. Ai thotë se janë përcaktuar edhe sektorët ku do të financohen projekte të zhvillimi të pastër. "Është identifikuar sektori i energjisë, i industrisë, i energjisë së rinovueshme, që janë sektori hidro, energjia diellore dhe ajo e erës që zen ëreth 50 përqind të potencialeve të reduktimit të karbonit dhe 50 përqind të potencialeve për t`u financuar nga vendet apo donatorët e ndryshëm, për treduktimin e gazeve serrë dhe llogaritjen e tyre në vendet ku ata janë."

Shqipëria ka rol aktiv në përpjekjet globale

Pjesëmarrja në tregun e karbonit bën që Shqipëria të ketë rol aktiv në përpjekjet globale për reduktimin ergazit karbonik në atmosferë, në çatinë e përbashkët për gjithë botën. Lidhur me pozicionimin e saj në Konferencën Ndërkombëtare të Kopenhagës Saimir Hoxha thotë: "Pozicioni i Shqipërisë është që ajo do të marrë të gjitha përgjegjësitë si një vend që aspiron të bëhet anëtar i BE. Kjo do të thotë se do të nxiten investimet e pastra, projektet që nuk emetojnë dioksid karboni dhe do të vazhdojë aplikimi për projekte ku vendet e tjera mund të investojnë në Shqipëri, për llogari të kuotave të tyre të reduktimit."

Politikat e zhvillimit ekonomik nuk mbrojnë atmosferën

Por Xhemal Mato, Drejtor Ekzekutiv i rrjetit Eko – Lëvizja, ku bëjnë pjesë 36 Shoqata jo qeveritare ambientaliste, mendon se politikat e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë nuk mbrojnë atmosferën. Përkundrazi e ndotin atë me gaz karbonik. Si shembull ai sjell ndërtimin vitet e fundit të 6 fabrikave të cimentos. "Prioritet i jepet jo zhvillimi të qëndrueshëm por zhvilimit të shpejtë dhe fitimeve të shpejta. Kjo politikë nuk është mjedisore duke u ballafaquar me detyrimet që rrjredhin nga Protokoli i Kyotos. Shqipëria po shton gazin karbonik. Një pjesë e madhe e një pylli, psh, i jepet fabrikës së cimentos, në vend që të vlerësohet pylli dhe të shtohet sipërfaqja e tij," thotë Xhemal Mato.

Sipas tij vetëm ndërgjegjësimi i shoqërisë për rrrezikun që sjellin politika të tilla zhvillimi dhe një qëndrim aktiv qytetar do të mund të ndikonte që angazhimet mos të mbeten në letër dhe që politikat e zhvilimit të jenë të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin.

Autor : Ani Ruci

Redaktoi : Aida Cama

Audio dhe video për temën