1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Restaurimi i bibliotekës së dukeshës Anna-Amalia

Vilma Filaj-Ballvora/ Philipp Jedicke16 Gusht 2014

Dhjetë vjet pas djegies së bibliotekës së dukeshës Anna-Amalia shumë prej librave janë zëvendësuar.

https://p.dw.com/p/1Cvdm
Fotografi: imago/Karina Hessland

Rreth dymbëdhjetë milionë euro kushtroi restaurimi i bibliotekës së dukeshës Anna-Amalia në Vajmar që u dogj më 2 shtator 2004. Po ashtu gjatë kësaj kohe u arrit edhe që të gjeheshin edhe shumica e librave që u dogjën. Drejtori i bibliotekës së dukeshës Anna-Amalia Michael Knoche tha se megjithatë zëvendësimi i gamës së të gjithë librave do të vazhdojë edhe për rreth 15 vjet.

Dr. Michael Knoche
Dr. Michael KnocheFotografi: Klassik Stiftung Weimar/Maik Schuck

Ndihma dhe fonde

Rreth 170 nëpunës, ndihmës vullnetarë dhe zjarrfikësit arritën të shpëtonin prej djegies 28.000 libra nga salla Rokoko e ndërtesës së bibliotekës. 50.000 libra u dogjën në çati. 62.000 të tjerë u dëmtuan nga nxehtësia, flakët apo uji i zjarrëfikësave.

Kostoja e përgjithëshme për blerjet e reja të librave dhe për restaurimin do të jetë sipas vlerësimeve të ekspertëve rreth 67 milionë euro. 38.8 milionë euro janë mbledhur deri tani. 20.3 milionë i vuri në dispozicion qeveria gjermane dhe landet, 7.2 milionë euro dhuruan fondacionet apo i paguan sigurimet - dhe 11.3 milionë euro u dhuruan prej njerëzve brenda dhe jashtë vendit.

Anna Amalia Bibliothek in Weimar (2003)
Fotografi: picture alliance/dpa

Tregjet e antikuarëve

Nga 50.000 librat e djegur deri tani janë blerë në tregun e antikuarëve 10.000 kopje identike, thotë drejtori i bibliotekës së dukeshës Anna-Amalia Michael Knoche. Rreth 36.000 nga 37.000 librat e dëmtuar janë restauruar. "Deri në vitin 2015, ne synojmë ta përfundojmë këtë grup." - thotë Knoche.

Ndryshim në qëndrimin rreth trashëgimisë së shkruar

Zjarri në bibliotekën prestigjioze, të cilën për vite e kishte drejtuar Goethe shkaktoi edhe një ndryshim në qëndrimin rreth trashëgimisë së shkruar në biblioteka dhe arkiva. Institucionet e rëndësishme të këtij lloji janë duke shkëmbyer përvoja dhe kanë krijuar rrjete emergjence në nivel lokal. Që nga viti 2011 ka edhe një organ koordinues kombëtar për trashëgiminë kulturore shkrimore.