1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Refreni i lirisë

Cinnamon Nippard/Amarildo Topi24 Tetor 2012

Muzikantja ka studiuar biomjekësi, ka qenë modele dhe ka punuar në një program për sensibilizimin e fëmijëve të Ganës për virusin HIV. Së fundmi ajo ka nisur një fushatë për lirimin e grupit Pussy Riot.

https://p.dw.com/p/16VH7
Kantautorja Simonne Jones
Kantautorja Simonne JonesFotografi: Stephanie B

Në moshën 25 vjeçare Simonne Jones ka bërë aq shumë sa shumë njerëz nuk mund të bëjnë gjatë gjithë jetës. Së fundmi së bashku me këngëtaren tjetër Peaches ajo ka kompozuar një këngë për të ndihmuar në lirimin feministeve ruse, Pussy Riot. „Unë mora një mesazh nga Peaches, e cila më propozonte të shkruanim një këngë për lirimin e Pussy Riot. Kështu po atë natë nisëm menjëherë nga puna. Unë bëra një version të tekstit, ajo të sajin, më pas i bashkuam të dy dhe krijuam një të vetëm,“ thotë për DW Jonnes.

Dy ditë më vonë ato vendosën të xhirojnë një video për këngën dhe krijuan në Facebook një event privat ku ftuan edhe njerëz të tjerë për të mbështetur nismën e tyre. Më shumë se 400 vetë i'u bashkuan këtij eventi, e natyrisht e pranishme ishte dhe media e policia. Si një artiste Simone kërkon t'u bëjë të ditur vajzave të Pussy Riot se nuk janë vetëm dhe t'i dërgojë një mesazh Rusisë se ajo që ka ndodhur nuk është një gjë e mirë. Përveç këngës dhe videoklipit Simonne Jones dhe Peaches kanë bërë edhe edhe një peticion online në Change.org ku kanë grumbulluar më shumë se 145,000 firma kundër burgimit të Pussy Riot.

Sensiblizim kundër HIV-AIDS

Kjo nuk është hera e parë që Simonne Jones është përpjekur të bëjë diferencën. Në universitet ajo ka studiuar shkenca biomjekësore dhe kërkime për virusin HIV. Ju mund të mendoni se mes kërkimit biomjekësor dhe muzikës nuk ka asnjë lidhje, por Simonne thotë se ka disa paralele. Gjithësesi vajza e re nuk preferoi të mbyllej në laborator, por një verë vendosi të shkojë në Gana për të sensibilizuar fëmijët e shkollave rreth virusit HIV, por edhe u mësonte atyre anglisht. Përpara se të niste programin e saj të sensibilizimit, ajo bëri një studim për të parë njohuritë e fëmijëve dhe u shokua kur nga pyetësorët rezultoi se 65% e fëmijëve mendonin se nëse bëjë seks më një të virgjër, atëherë kurohej sëmundja. Në Ganë është tabu të flitet për seksin, e për të mos folur për virusin HIV më pas.

American singer/songwriter on stage during a concert in her new hometown, Berlin. Datum: 2011 Ort: Berlin Rechstinhaber: Simonne Jones
Artconnect Berlin Simonne JonesFotografi: Simonne Jones

Të jetosh pa ujë të rrjedhshëm ose energji elektrike dhe të jetosh mes insekteve gjigande nuk është aspak për vajzën e re nga Los Anxhelos. Ajo që ka prekur më shumë Simonne Jones ishte varfëria që ajo pa. Në kujtesën e saj ka mbetur një vajzë 13-të vjeçare, e cila punonte në një plantacion të gjigandit botëror të çokollatave Nestle. Vjaza punonte atje sepse familja e saj nuk mund të përballonte shpenzimet e saj për ta çuar në shkollë.

Ndërkohë që ne po lragoheshim një vajzë 13 vjeçare po vraponte drejt nesh dhe pasi na arriti, me një anglishte jo të qartë na tha: “Ju lutem më merrni me vete!”. Aty mu thye zemra. Nuk do ta harroj kurrë këtë situatë. Në një farë mëynre unë e mora atë me vete sepse më ka frymëzuar për të kompozuar muzikë, për të sensibilizuar njerëz të tjerë të ndihmojnë atë fëmijë dhe shumë të tjerë si ajo.

Pasioni për muzikën

Simonne na çon edhe në vendin ku ajo bën provat. Instrumentat dhe pajisjet zënë pothuajse gjysmën e dhomës. Në të shikon piano elektrike, kitara, bateri dhe kabllo. Praktikisht ajo mund t'i luajë të gjithë këta instrumente dhe duket sikur dëgjon një bandë live. Ajo ka edhe kompjuter me pjesë muzikore të gatshme që mund t'i kombinojë dhe të krijojë një këngë, por ajo nuk e do një gjë të tillë. Do të krijojë këngë 100% të sajat.

Në këtë mëynrë këngët e saj dallohen qartë se nuk kanë dalë nga kompjuteri. Një gjë e tillë është spikatur edhe ekspertët e Red Bull Music Academy, ku Simonne Jones do të marrë pjesë sezonin e ri. Nga 10 mijë aplikantë ajo është një ndër 30 fituesit. Për Simonne Jones muzika është pjesë e ADN-së së saj, madje më e rëndësishme se të ngrënit dhe gjumi.