1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Raporti: avioni në fluturimin MH17 u godit në ajër

uh/sti/aud (dpa,afp)9 Shtator 2014

Avioni i pasagjerëve që u rrëzua në mes të korrikut mbi Ukrainën Lindore u përshkua që në ajër nga "objekte" dhe u shpërbë në ajër "në disa pjesë". Kjo del nga raporti hetimor jopërfundimtar.

https://p.dw.com/p/1D9RC
Symbolbild zum MH17 Bericht
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/Dmitry Lovetsky

Avioni i pasagjerëve që u rrëzua në mes të korrikut mbi Ukrainën Lindore u përshkua që në ajër nga "objekte" dhe u shpërbë në ajër "në disa pjesë". Kjo del nga raporti hetimor jopërfundimtar.

Raportin e paraqitën në Hagë autoritetet hollandeze të sigurisë ajrore. Në të megjithatë nuk flitet për një goditje me raketa. Në të njëjtën kohë, raporti i ekspertëve ushqen dyshimin se avioni është goditur me armë zjarri mbi zonën e konfliktit në Ukrainën Lindore.

I dëmtuar nga jashtë

Boeing 777-200 u copëtua në fluturim, thuhet në një raport të parë jopërfundimtar për tragjedinë. Kjo ka "ndodhur ndoshta për arsye strukturore, të cilat u shkaktuan nga një numër i madh objektesh, që e përshkuan avionin tej për tej me shpejtësi të madhe".

Avioni i Malaysia Airlines u rrëzua më 17 korrik rrugës nga Amsterdami për në Kuala Lumpur. Të 298 personat në avion e humbën jetën. Raporti që u paraqit tani i përmban faktet që dihen deri tani "mbi bazën e burimeve në dispozicion", siç bëri të ditur Autoriteti Holandez i Sigurisë ajrore.

Qeveria ukrainase dhe Perëndimi besojnë se avioni në fluturim MH17 i Malaysia Airlines u godit dhe u rrëzua nga separatistët prorusë. Rusia e sheh përgjegjësinë tek udhëheqja në Kiev. Shumica e viktimave janë nga Holanda, prandaj ky vend drejton hetimet për rrëzimin e avionit.

Këshilli i ekspertëve i ka përjashtuar gabimet teknike ose njerëzore. Kutia e zezë dhe të dhënat e drejtorisë së drejtimit të fluturimit sipas raportit flisnin për një vazhdim normal të fluturimit.

Ukraine MH17-Absturz Wrackteil vom Flugzeug
Pjesë nga avioni MH17në vendin e rrëzimitFotografi: Reuters

Qeveria e Malajzisë kërkon qasje në vendin e rrëzimit

Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak kërkon përballë çështjeve të hapura qasje të pakufizuar në vendin e rrëzimit në Ukrainën Lindore. Është me rëndësi të veçantë "mbledhja e të gjitha eshtrave të viktimave, mbyllja e hetimeve dhe hetimi i së vërtetës", shpjegoi ai në faqen e tij në internet.

Një ekip hetuesish malajzezë u dërgua të hënën në Ukrainë, shpjegoi më tej Razak. Për shkak të luftimeve në rajon hetimet e para në vendin e gërmadhave u ndërprenë. Tani në fuqi është një armëpushim, që nuk respektohet plotësisht.