1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Projekti multikulturor i Kanadasë në rrezik

Michael Knigge/ Amarildo Topi25 Tetor 2014

Ngjarja e Ottawa-s jo vetëm shokoi Kanadanë, por mund të ndryshojë shtetin multietnik. Me pyetjet që po përballen tani kanadezët duhet tu japin përgjigje edhe europianët.

https://p.dw.com/p/1DbuL
Symbolbild Kanada Multikulti
Fotografi: L.Hagberg/AFP/Getty Images

Ishte një godtije dyfishtë për një vend që ka ndenjur gjithmonë nën hijen e fqinjit jugor. Sigurisht që ka patur edhe më parë tentativa për terrorizëm në Kanada, por gjithëçka është zbuluar më parë dhe parandaluar. Por jo kësaj here. Dy sulme të bëra nga islamistë e kthyen Kanadanë për pak ditë në arenë të terrorizmit global.

Ndoshta shoku më i madh për kanadezët ishte sulmi i dytë, që nuk ndodhi në Montreal apo në qytetet e tjera të mëdha kanadeze, por në qytetin piktoresk të Ottawas. "Nëse do të kishte ndodhur në Montreal nuk do të prekte aq shumë njerëz sa ç'bëri në Ottawa", thotë për DW Ursula Lehmkuhl, profesoreshë e historisë ndërkombëtare në Universitetin e Trierit.

Kanada Ottawa Anschlag Parlament Gedenken 22.10.2014
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/The Canadian Press, Aaron Lynett

Më shumë vëzhgim

Përgjigjja e qeverisë kanadeze ishte e menjëhershme dhe e qartë. Kryeministri konservator Stephen Harper në një fjalim ku iu drejtua kombit të tij, deklaroi se Kanadaja nuk do të trembet dhe do të vazhdojë luftën e saj kundër terrorizmit.

Neil MacFarlane, profesor i marrdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Oxford, është i bindur se nuk do të zgjasë shumë kohë derisa të merren disa vendime politike: "Unë pres një vëzhgim më të kujdesshëm. Besoj se grupe që mendohet se mund të kenë lidhje me ‘Shtetin Islamik' (IS) ose al Qaeda, do ta kenë të vështirë."

Por për Kanadanë është një rrezik i shtuar. MacFarland thekson se shoqëria kanadeze e ka parë veten si tradicionalisht të hapur dhe mikpritëse ndaj emigrantëve, si një “ylber multikulturalizmi”. Por ky imazh duket se është venitur që pas ardhjes në pushtet të Harper.

Jo tryeza rrumbullake

Pas sulmeve të shtatorit 2001, paraardhësi i Harper, liberali Jean Chretien, mblodhi në tryeza të përbashkëta të gjitha grupet etnike dhe fetarde kanadeze. Lehmkuhl thotë se nuk pret që Harper të bëjë një lëvizje të tillë.

Verdacht auf Terroranschlag in Saint-Jean-sur-Richelieu, Kanada
Fotografi: Reuters/Christinne Muschi

Sipas të thënave të vitit të shkuar, të mbledhura nga Statistics Canada, zyra zyrtare qeveritare e statistikave, popullsia myslimane është duke u rritur shumë më shpejt se besimet e tjera. Vitin e shkuar myslimanët përbënin 3.2% të popullsisë së Kanadasë.

Por në të njëjtën kohë është rritur edhe kundërshtia ndaj mylimanëve. 54% e kanadezëve thonë se nuk kanë mendim pozitiv për Islamin. Kjo shifër është më e lartë në Kebek, 69%.

Çëshjte edhe për Europën

Por sulmet kanadeze mund të shërbejnë edhe si një mesazh për Europën. "Problemi i terrorizmit të organizuar me shumë mundësi do jetë më serioz në muajt e ardhshëm për shkak të situatës në Irak dhe veriun e Sirisë", tha MacFarland. Prandaj thekson se edhe Europa duhet të përballet me këtë çështje.