1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Universität

Vilma Filaj-Ballvora8 Prill 2011

Përkundër shkollës së lartë profesionale, universiteti ofron një studim me profil më shkencor. Kush e synon këtë rrugë duhet ta provojë aty fatin e tij.

https://p.dw.com/p/10pvg
Universiteti elitar Ruprecht-Karls Universität në Heidelberg
Universiteti elitar Ruprecht-Karls Universität në HeidelbergFotografi: AP

Universiteti ofron jo vetëm një degë, por një spektër të gjerë degësh për t'u studiuar. Kush zgjedh universitetin, është i interesuar për punën shkencore në një drejtim të caktuar, sepse në universitet ofrohet para së gjithash dije metodologjike dhe teorike. Spektri klasik i degëve përfshin mjekësinë, shkencat juridike, ato humaniste dhe kulturologjike, por shpesh edhe shkencat natyrore, si edhe përgatitjen e mësuesve. Disa universitete janë specializuar në degë të caktuara. Kështu për shembull ekziston universiteti i lëndëve teknike, ai i mjekësisë, apo shkollave të larta pedagogjike.

Njësimi i studimit shkencor me mësimdhënien

Dijetari Wilhelm von Humboldt futi idenë e “njësimit të studimit shkencor me mësimdhënien”. Si shtojcë të aktivitetit mësimor, profesorët duhet të vazhdonin edhe studimin shkencor, me qëllim të garantimit të cilësisë së mësimdhënies dhe ofrimit të një kualifikimi shkencor të cilësisë së lartë. Përkitazi me idenë universitare të Humboldtit ende edhe sot universitetet gërshetojnë ngushtë studimin shkencor dhe mësimdhënien. Studimi shkencor duhet të zhvillohet i pavarur nga interesat imediate të shoqërisë. Pa qëllim dhe jo me ambicien e vlerës së përdorimit, por me ambicien e përftimit të dijeve shkencore.

Që nga futja e studimeve bachelor dhe master në Evropë shumë degë studimore janë orientuar më tepër drejt praktikës. Por si edhe më parë vlen: Kush do të bëjë doktoraturë, mund ta bëjë këtë vetëm në universitet.

Universität Konstanz: Dach Eingangsbereich (Bildrechte: Universität Konstanz / Fotograf: Michael Latz) - Das Fotomaterial darf im Rahmen der Berichterstattung in Medien über die Universität Konstanz, wissenschaftliche oder hochschulpolitische Themen honorarfrei genutzt werden. (Print/Online)
Dach und Eingangsbereich der Universität KonstanzFotografi: Universität Konstanz / Fotograf: Michael Latz

Liri në kombinimin e degëve

Studentët kanë të drejtë të kombinojnë degët e t'u japin një profil studimeve, ashtu si e dëshirojnë vetë. Ata vendosin se në çfarë leksionesh shkojnë, dhe se tek cili profesor do të japin provim. Megjithatë në rregulloren e përgjithshme për studimet është përcaktuar korniza dhe sasia e provimeve që duhen përvetësuar.

Që nga koha e futjes së bachelorit dhe masterit studimet janë bërë  më të ngjeshura, dhe leksionet në shumë kurse janë bërë të detyrueshme brenda një kohe të caktuar.

Studimi part-time ose me korrespondencë

Në të gjithë Gjermaninë më i veçanti është universiteti i Hagenit. Ndryshe nga “universitetet me prezencë”, studenti këtu nuk ka nevojë të shkojë në fakultet. Materiali studimor atij i dërgohet me postë apo e-mail. Kjo ofertë përdoret shumë nga persona që punojnë paralelisht apo ata që duan të bëjnë studime shtesë.

Përveç kësaj ka shumë universitete që po përgatiten për të ofruar “kurse online”, që funksionojnë po ashtu si universitetet me korrespondencë. Edhe në këtë model të ri, studenti nuk ka nevojë të jetë i pranishëm gjithë kohën në universitet, por vetëm në ditë të caktuara. Gjithçka tjetër ofrohet përmes universitetit. Me këtë formë lehtësohet edhe studimi përtej kufijve gjermanë. Kështu për shembull Universiteti i Fraiburgut, “Albert Ludwig” ofron modulin studimor “Master Online Photovoltaic”, në të cilin janë regjistruar edhe studentë të universiteteve partnere nga vende të tjera.

Autor: Claudia Unseld/Lindita Arapi

Redaktoi: Auron Dodi