1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Procesi kundër "Agimit të artë" në Greqi

Jannis Papadimitriou20 Prill 2015

Në Greqi ka nisur procesi kundër partisë ekstremiste të djathtë "Agimi i artë". Nga frika prej trazirave shumë shkolla këtë të hënë në Athinë janë të mbyllura dhe mbi 2.000 policë janë mobilizuar për ruajtjen e rendit.

https://p.dw.com/p/1FB7T
Griechenland Goldene Morgenröte Gerichtsprozess
Fotografi: picture-alliance/dpa/Y. Behrakis

Gjithsej 69 anëtarë dhe simpatizantë të partisë ndodhen në bankën e të akuzuarve, ndër ta edhe kryesia e radikalëve të djathtë. Akuza kryesore është "antarësi në një shoqatë kriminale" në periudhën 2008-2013. Për një akuzë të tillë parashikohen deri në dhjetë vjet burg. Por janë të mudnshme edhe dënime të tjera deri në dënim të përjetshëm në rast se ky veprim shoqërohet edhe me vepra të tjera penale. Të tilla akte janë kryesisht krime me përdorimin e dhunës, që janë gjithashtu komponente e procesit aktual: Vrasja e muzikantit-rap grek njëkohësisht edhe aktivist i majtë Pavlos Fysas në shtator 2013, një tjetër vrasje ndaj një refugjati pakistanez në qendër të Athinës, një sulm ndaj një peshkatari egjiptian në lagjen Perama, si dhe një sulm ndaj vendosësit të pllakatave të sindikatës komuniste PAME. Sulme të këtij lloji sipas akuzës janë kryer prej trupave sulmuese dhe gangsterëve vrasës të "Agimit të artë".

Të akuzuarit nuk e pranojnë fajin dhe bëjnë fjalë për një proces të motivuar politik. Siç bëhet e ditur ata i referohen qendrimit mospajtues të një gjyqtari të ngarkuar me aktakuzën, i cili e refuzon hapur faktin e "antarësisë në një shoqatë kriminale". Arsyeja sipas tij: neni përkatës 187 i kodit të procedurës penale në Greqi duke u bazuar tek Konventa Ndërkombëtare e Palermos presupozon që pranimi i "antarësimit në një shoqatë kriminale" lidhet me avantazhin e përfitimit të dorasit. Në këtë rast kjo nuk qendron, ndaj nuk është kryer vepra penale e antarësisë në "shoqatë kriminale"- është ky mendimi i pakicës.

Griechenland Goldene Morgenröte Unterstützer
Marshim Proteste i simpatizantëve të "Agimit të artë".Fotografi: AFP/Getty Images/A. Messinis

Grindje për termin "shoqatë kriminale"

Këtë nuk do ta shohë kështu Kostas Papadakis, një nga avokatët mbrojtës të viktimave në procesin kundër "Agimit të artë". Të gjitha shtetet që kanë nënshkruar Konventën e Palermos kanë të drejtë që të nxjerrin ligje edhe më të ashpra nga sa ka parashikuar marrëveshja, shpjegon jurisit në intervistë për DW. "Rezerva e ngritur, se nuk është i dhënë fakti i avantazhit të përfitmit, anashkalon thelbin e çështjes dhe shërben vetëm për të krijuar një përshtypje të gabuar", vë në dukje jurisit. Sidoqoftë ai e ka të qartë, se ky proces nuk do të ecë pa vështirësi. I pyetur, nëse parashikohet edhe ndonjë padi e mëvonshme e radikalëve të djathtë në gjykatat europiane, Papadakis vëren: "Edhe i akuzuari ka padyshim të drejta dhe ai bën mirë, që t'i ezaurojë ato. Natyrisht "Agimi i artë" nuk do të pretendojë asgjë tjetër veçse po i shkelen të drejtat dhe se qendrimi i drejtësisë është antikushtetues. Por kjo nuk është e vërtetë. Gjyqi nuk do të japë gjykimin mbi idetë dhe bindjet, por për veprat konkrete të të akuzuarve."

Griechenland Goldene Morgenröte Gerichtsprozess Demo
Fotografi: AFP/Getty Images/L. Gouliamaki

Ndërkaq ka tërhequr vëmendjen rezultati i një anketimi të gazetës më të madhe të Athinës, e përjavshmja Proto Thema publikuar në numrin e së premtes (17.4.). Sondazhi reuzlton, se pavarësisht përndjekjes penale "Agimi i artë" është partia e katërt më e madhe në Greqi dhe ndërkohë është barazuar me komunistët radikalë. Ku konsiston kjo? Si arsyet kryesore për forcimin e pranisë së ekstremistëve të djathtë në Greqi theksohen varfëria ekonomike dhe dështimi në politikën e emigracionit. Nikolas Sevastakis, profesor në fushën e teorisë politike dhe filozofisë pranë universitetit të Selanikut, mendon se ka zbuluar edhe një arsye më të thellë: në debatin publik ndihet në përgjithësi një nacionalizëm më radikal, që shoqërohet me refuzimin e demokracisë përfaqësuese dhe me adhurimin e miteve kombëtare, me guximin e rezistencën, është shprehur studiuesi për gazetën e Athinës Kathimerini.

Me fillimin e procesit në lagjen perfierike të Athinës Korrydalos kërcënon paralizimi i jetës publike: simpatizantët e "Agimit të artë" kanë bërë thirrje për marshim solidariteti me të akuzuarit, ndërsa sindikatat dhe nismat qytetare kanë njoftuar për katër demonstrata në zona të ndryshme. Ndërkohë që nëpër rrugë protestojnë edhe banorët e lagjes Korrydalos, të cilët druhen për sigurinë e tyre. Për shkaqe sigurie 40 shkolla qendruan të mbyllura në këtë lagje. Rreth 2.000 policë janë mobilizuar për ruajtjen e rendit.