1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Polonia dhe shenjtërimi i Papa Gjon Palit të Dytë

Anna Maciol/Amarildo Topi25 Prill 2014

Papa Gjon Pali i Dytë do të shenjtërohet. Bashkatdhetarët e tij në Poloni kanë nisur që tani festimet dhe nderimet.

https://p.dw.com/p/1Bo3Z
Fotografi: DW/A. Maciol

Numërimi mbrapsht ka filluar. Në Krakovë, atje ku Papa nga Polonia ka studiuar dhe shërbyer si peshkop, është vendosur një orë, që tregon orët e mbetura deri në shenjtërimin e tij. Në kopshtin e ndërtesës në Krakovë, ku Papa Gjon Pali i Dytë qendornte kur vizitonte vendin e tij, kanë vendosur një automat. Aty mund të blihen monedha të stampuara me fytyrën e Papës. Përgatitjet për festimet e mëdha vazhdojnë. E gjithë Polonia është e përfshirë nga përgatitjet: mesha fetare solemne, lutje gjatë natës, koncerte dhe ekspozitat do t'i japin shkëlqim ditës speciale

I Shenjti At i Shenjtë

"Për ne, ky është një përjetim i madh. Më parë i thoshja atij Peshkop, më pas Kardinal, më pas Ati i Shënjtë, ndërsa më vonë I Shenjti At i Shenjtë“, tha në një konfernecë për shtyp sekretari dhe miku i Papa Gjon Palit të Dytë, Stanislaw Dziwisz, i cili sot është Kardinali i Krakovës. Më pas ai theksoi: "Shenjtërimi i Papës është një moment i rëndësishëm për të gjithë katolikët."

Heiligsprechung Stimmen aus Polen
Fotografi: DW/A. Maciol

Ne mediat polake nuk dëgjohet pothuasje asnjë zë kritik. Polakët janë krenarë. "Ai është bashkëatdhetari ynë dhe kjo na bën të lumtur. Kur Papa dilte në televizor e shihja dhe dëgjoja gjithmonë. Kam qenë i pranishëm gjithmonë edhe në vizitat që bënte në Poloni", thotë një burrë i vjetër, i cili sapo kishte blerë një biografi të Papës në një librari.

Një njeri i ngrohtë dhe normal

Përveç meshave fetare, qytetet e mëdha kanë përgatitur aktivitet të veçanta për 27 prillin. Në Posen, për nder të Papës, do të mbajë një koncert ylli i operas, Placido Domingo. Disa pjesë muzikore janë kompozuar në bazë të poezive të Papës. Në Breslau në tramvje dhe disa ndërtesa, si përshembull ajo e Universitetit dhe Bashkisë, janë vendosur citate nga Papa Gjon Pali i Dytë. Në muret e Pallatit Arqipeshkvor në Krakovë do të shfaqet një show-3D. Pamjet që do të shfaqen janë nga takimet e Papës me të rinjtë, të cilët ai i kishte përzemër.

Bildergalerie Johannes Paul II. Devotionalien
Fotografi: DW/A. Maciol

Edhe roli i Papa Gjon Palit të Dytë në historinë e Polonisë është një temë e rëndësishme. Në Varshavë ekspozita e titulliar „Papa i Lirisë“ dokumenton ndikimin e tij në krijimin e shoqatës „Solidarność“ dhe në rënien e regjimit komunist. „Kuptimi i tij për vendin tonë dhe për të gjithë botën është tepër i çmuar, por ai ishte një njeri i ngrohtë dhe normal", komenton një vizitor i ekspozitës.

Rizbulimi i Papës

Për Peshkopin Jan Zając, i cili njihte personalisht Papën, shenjtërimi nuk është një surprizë. „Nuk kisha asnjë dyshim që ai ishte një njeri i shenjtë. Ai ishte i lidhur më Zotin, por gjithashtu gjithnjë i hapur me njerëzit. Kjo është e shenjtë.“ Natyrisht asnjë nuk priste, që shenjtërimi të ndodhte me kaq vonesë.

Bildergalerie Johannes Paul II. Devotionalien
Fotografi: DW/A. Maciol

Kardinali Dziwisz thekson kuptimin e shenjtërimit. Sipas tij shenjtërimi, është një mundësi për të gjithë polakët për të rizbuluar Papën. „Zoti na jep Pofetët, të cilët na tregojnë të ardhmen. Për ne është e rëndësishme të njohim trashëgiminë dhe të nxjerrim mësimet e duhura“, thotë ai.

Papa Gjon Pali i Dytë do të shenjtërohet më 27 prill në Romë në një meshë të veçantë të mbajtur nga Papa Françesku. Më pas ai do të jetë polaku i 31-të i shenjtëruar nga Kisha Katolike.