1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Politika agrare e Bashkimit Evropian

Peter Heilbrunner30 Mars 2007

Bashkimi Evropian e ndan pjeën më të madhe të të hollave për sektorin e bujqësisëtë. Megjithatë reformat e viteve të kaluara kanë lodhur fermerët dhe kanë ndikuar në pakësimin e numrit të ekonomive të oborrit.

https://p.dw.com/p/As5D
Fotografi: AP


Deri në fillim të viteve 90-të për bujqit ekzistonte një sistem i cili garantonte çmimet për prodhimet e fshatarëve. Bashkimi Evropian paguante çmime standarde për litër të qumështit pavarësisht asaj sa ajo kushtonte në tregun botëror.

Kryetari i lidhjes së bujqëve Gerd Sonnleitner: "Këto ishin ndihma indirekte për fermerët që çmimet në Evropë të mbahen sa më të larta në mënyrë që ata të kenë mundësinë e mbijetesës".

Pasojë e kësaj praktike subvencionimi ishte shtimi i sasisë së produkteve të qumështit. Me vendosjen e kuotave të qumështit Bashkimi Evropian ka provuar që në vitet e 80-ta të mbajë nën kontroll prodhimtarinë por pa sukses, sepse ajo është shtuar vazhdimisht. Njëkohësisht ka rënë në mënyrë dramtike numri i fermave.

Pas luftës së II-të Botërore përshembull ka patur 1,3 milionë ekonomi oborri për prodhimin e qumështit, sot veprojnë vetëm rreth 100 mijë. Stabilizimi i të ardhurave të tyre dhe njëkohësisht krijimi i mundësive të reja për fitimin e parave janë dy qëllimet kryesore të politikës agrare të Bashkimit Evropian, që nga mesi i viteve të 90-ta. Andaj në vitin 2000 është krijuar edhe një fond i dytë për zhvillimin e sektorit rural. Politika e përgjithshme agrare fitoi të ashtuquajturin boshtin e saj të dytë.

Franc Fischler, komisioner i atëhershëm agrar i Bashkimit Evropian: "Para së gjithash unë isha i interesuar që të përmirësoj pranimin e politikës agrare në Evropë dhe njëkohësisht të siguroj paratë për fermerët", sqaron Fischler.

Megjithatë praktika duket ndryshe. Bujqit fitojnë gjithnjë e më pak ndërkohë që me miliarda euro ndahen si subvencione për bujqësinë. Në Bashkimi Evropian secili bujk përfiton rreth 13 mijë euro në vit nga fondet e përbashkëta. Ende rreth 40 përqind e buxhetit të përgjithshëm të Brukselit ndahet për bujqësinë. Para së gjithash ky fakt brengos kryeministrin britanik, Toni Bler. Së fundi në samitin e Bashkimit Evropian në fund të vitit 2005 pat plasur një grindje e madhe mes kryeministrit Toni Bler dhe presidentit të Francës, Zhak Shirak. Thjesht nuk ka kuptim, thoshte Bler që për Evropën në këtë botë moderne të shpenzohen më tepër se 40 përqind e buxhetit për politikën e përbashkët agrare.

Nga ana tjetër, buxheti për politikën e bujqësisë të Bashkimit Evropian nuk shtohet por nga ai përfitojnë gati 27 vendet anëtare. Në këtë mënyrë me zgjerimin e Bashkimit Evropian për bujqit veç e veç mbeten gjitnjë e më pak para.

Eksperti për çështje evropiane në Universitetin e Mynihut, Roman Maruhn:"Komisioni Evropian ishte gjithnjë i zellshëm që të reformojë bujqësinë dhe për këtë ne kemi patur disa raste. Secilin anëtarësim të ri, anëtarësim të vendeve shumë të mëdha nën rethana të caktuara. Të mendojmë në Turqinë që herdokur natyrisht do të shpjerë në një revizion të politikës agrare evropiane", nënvizon Maruhn.

Politika agrare evropiane duhet të ofrojë produkte që mund të konkurrojnë në tregun botëror poashtu me çmime konkurruese në këtë treg. Njëkohësisht bujqitduhet të ngarkohen me zhvillimin e një lloj kulture që do të kontribuonte në ruajtjen e hapësirave natyrore.

Ish-komisioneri i Bashkimit Evropian, Fishler:"Duhet ta bëjmë të qartë që shoqëria duhet të vendos se a do të jetojmë në peisazhe të bukura apo vende të egëra", sqaron Fischler.