1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Perëndimi i shqetësuar për zhvillimet në Ukrainë

Christiane Meier /P. Pani9 Prill 2014

Ministri i Jashtën gjerman Frank-Walter Steinmeier ka propozuar krijimin e një grupi kontakti për Ukrainën. NATO po mendon që të forcojë praninë e saj në vendet që kanë minoritete ruse.

https://p.dw.com/p/1Be05
Fotografi: picture-alliance/dpa

"Ukraina është një shtet sovran, ku nuk mund të hyjë kush të dojë dhe si të dojë dhe ky është qëndrimi i BE-së." - tha Nils Annen, zëdhënës për politikën e jashtme i grupit parlamentar të SPD-së në parlamentin gjerman.

Ai tha se BE-ja duhet t'i bëjë të qartë qeverisë ruse që ajo duhet ta njohë qeverinë e Ukrainës si partnere për bisedime. Pas zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë do të bëhet e qartë nëse pala ruse vetëm sa thotë fjalë të bukuara, apo nëse është e gatshme ta njohë si parnere për bisedime qeverinë e re të Ukrainës e cila do të legjitimohet prej zgjedhjeve, tha Niels Annen.

NATO po mendon të forcojë praninë e saj

Ministri i Jashtën gjerman Frank-Walter Steinmeier ka propozuar krijimin e një grupi kontakti për Ukrainën dhe shumë politikanë janë për rrugën e bisedimeve. Kurse NATO po mendon që të forcojë praninë e saj në një sërë vendesh anëtare të NATO-s, në të cilat jetojnë minoritete ruse. Vendet baltike dhe Polonia p.sh. janë shumë të shqetësuara në lidhje me zhvillimet në Ukrainë.

Nils Annen theksoi se BE-ja u ka premtuar këtyre shteteve solidaritetin e saj dhe që tani po ndërmerr operacione për kontrollin e hapësirës ajrore të këtyre vendeve në kuadrin e operacioneve rutinë. Por sipas tij edhe pse veprime te tilla janë të rëndësishme, mirë është që NATO-ja e cila shihet nga Rusia si instrument i Luftës së Ftohtë, të mos vihet në qendër të politikës së BE-së, por që vazhdojnë të mbahen të hapura rrugët e komunikimit dhe të bisedimeve.

Nils Annen
Fotografi: picture-alliance/dpa

OSBE-ja rol kyç

"Ne nuk duhet të biem tek logjika e Putinit, që rimendon sipas kategorive të Luftës së Ftohtë, sepse kjo do të vinte në pikëpyetje karakterin e Evropës." - tha Annen. Ai tha se në qendër të përpjekjeve dhe të politikës së BE-së duhet të vihen organizata të tilla si OSBE-ka në të cilën është anëtare edhe Rusia. OSBE-ja ka dërguar vëzhgues në Ukrainë dhe kjo do të ketë efekt deeskalues. Nga ana tjetër duke vepruar në kuadër të OSBE-së edhe Rusia si anëtare e saj do ta ndjejë vetën më të detyruar, mendon Nils Annen, zëdhënës për politikën e jashtme i grupit parlamentar të socialdemokratëve në parlamentin gjerman.