1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Pas paketës së kursimeve gati ndihmat për Greqinë

Me gjithë protestat masive kundër kursit të kursimeve të qeverisë, parlamenti grek miratoi buxhetin për vitin 2013. Tani shumë shpejt mund të derdhen ndihmat e tjera për vendin me borxhe të larta.

Për projekt-buxhetin e qeverisë votuan 167 deputetë, kundër tij 128. Katër deputetë abstenuan, bëri të ditur në hënën në mbrëmje presidenti i parlamentit grek Evangelos Meimarakis.

Buxheti grek për vitin 2013 parashikon kursime prej 9,4 miliardë eurosh, nga të cilat 7,6 miliardë do të kursehen nga shkurtimet e rrogave dhe pensioneve. Në Athinë pritet një tkurrje e mëtejshme e ekonomisë vitin e ardhshëm me 4,5%, pas një tkurrjeje prej 6% këtë vit. Borxhi shtetëror parashikohet të rritet në 346 miliardë euro, ose 189 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto.

Replika të ashpra

Kryeministri grek Antonis Samaras u shpreh optimist në parlament se me gjithë vështirësitë do të arrijë të udhëheqë në rrugën për daljen nga kriza vendin e kërcënuar falimenti. "Lobi i dhramisë do të humbasë", tha Samaras. Këtu ai kishte parasysh spekulantët por edhe opozitën në Greqi, të cilët sipas tij presin një falimentim të Greqisë për të nxjerrë përfitime për vete.

Antonis Samaras

Antonis Samaras

Kryetari i opozitës Alexis Tsipras në fjalimin e tij kritikoi ashpër Samaras dhe kancelaren gjermane Angela Merkel. Kancelarja gjermane kërkon një Evropë sipas përfytyrimit të saj dhe do ta kthejë Greqinë në një lloj kolonie, tha kryetari i aleancës së majtë opozitare, Syriza. Samaras është një "nxënës i mirë i kësaj politike", deklaroi Tsipras.

Ndihma të reja për Greqinë?

Miratimi i buxhetit 2013 nga parlamenti ishte një nga kushtet e Eurogrupit dhe FMN-së për pagesën e këstit të ardhshëm të kredisë, në shumë prej 31,5 miliardë eurosh. Këtë të hënë (12.11.) në Bruksel zhvillohen konsultime për Greqinë. Megjithëse partnerët evropianë janë të vendosur të mos lejojnë falimentimin e Greqisë, miratimi përfundimtar i këstit të ardhshëm të ndihmës nuk pritet të bëhet ende. Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble në fundjavë (10/11.11.) i bëri thirrje Athinës të bindë qytetarët për domosdoshmërinë e reformave. Në shenjë proteste kundër masave të vazhdueshme të kursimit, të dielën në mbrëmje sërish mijëra grekë protestuan përpara ndërtesës së parlamentit në Athinë. Për prostetat kishin bërë thirrje sindikatat dhe parti të majta.

Kontakt

Kontakt

Deutsche Welle
Albanische Redaktion
Kurt-Schumacher-Str. 3
D -53110 Bonn
Deutschland

Telefon:  +49 228 429-4685
Telefaks: +49 228 429-4690

E-mail:  shqip@dw.de

http://www.dw.de/albanian