1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

090708 Abschiebung U-Bahn

Andre Sarin 9 Korrik 2008

12 vjet burg dhe tetë vjet e gjysmë burgimi për dy vandalistë minorenë, vendosi gjykata gjermane. Disa politikanë paralajmërojnë dëbimin e këtyre dy të rinjëve me origjinë të huaj nga Gjermania.

https://p.dw.com/p/EZCk
Serkan A. para gjyqitFotografi: AP

Dy të rinjtë Serkan A. dhe Spyridon L., rrahën në mënyrë brutale një të moshuar në stacionin hekurudhor të Mynihut, për shkak se kishte kërkuar që të mos pijnë duhan. Pas dënimit gazeta më e madhe bulevardeske në Gjermani, Bild shkroi: „Së pari burgu e pastaj dëbimi!" Kjo gazetë nuk është e vetmja që mendon kështu, sepse pas dënimit kundër dy të rinjëve që rrahën në mënyrë brutale një të moshuar në stacionin hekurudhor në Mynih, shumë politikanë të Bavarisë, ndër të cilët edhe kryeministri Günther Beckstein, kërkojnë që pas vuajtjes së dënimit turku dhe greku me origjinë të dëbohen nga Gjermania. Beckstein kërkon madje që një pjesë të dënimit ata ta vuajnë në Turqi respektivisht Greqi. Kryeministri është i mendimit se ata, të cilët nuk janë përmirësuar as pas punës së madhe me të rinjtë dhe kokën e të tjerëve e shqelmojnë sikur të ishte top, nuk kanë vend në Gjermani.

Dëbimi është problematik

Ngjashëm mendon edhe Hans Peter Uhl, deputet në Bundestag dhe zëdhënës i CSU-së për çështjet e brendëshme dhe të drejtësisë. Uhl mendon se autoritetet për të huajt do të shfrytëzojnë kohën e qëndrimit të të dënuarve në burg, për të gjetur një model për dëbimin e tyre nga Gjermania.

Symbolbild Asylrecht, Abschiebung, Asylverfahren, Abschieberichtlinie
Duhet të dëbohen dy të rinjtë vandalistë që kanë lindur në Gjermani?Fotografi: picture-alliance / dpa

Kriminologu Christian Pfeiffer në anën tjetër mendon se dëbimi i dy të rinjëve me origjinë të huaj është shumë problematik: Pfeiffer: „Për dëbimin duhet zhvilluar një debat shumë i gjërë e duhet parë se si mund të zhvillohen gjërat. Në qoftë se një i ri ka lindur këtu, që për mendimin tim, e kemi edhe në këtë rast, atëherë kemi të bëjmë me njerëz ‚Made in Germany', sepse të gjitha kontaket e tyre janë në Gjermani. Një gjë të tillë kemi përjetuar edhe në rastin e Mehmetit, ku dëbimi ende nuk është konfirmuar prej gjykatave. Diçka e tillë mund të ndodhë edhe këtu."

Ministria e brendshme bavareze do të kërkojë që të niset procedura e dëbimit

Kështu mendon edhe Wilfried Blume-Beyerle, referend i qarkut në Mynih i cili thotë se dëbimi duhet të shikohet mirë. Serkan A. ka lindur këtu, ndëra Spyridon L. si grek i përket shteteve anëtare të BE. Për dëbimin e tyre duhet edhe dëshmi se rastet e tilla mund të përsëriten. Ministri baverez i punëve të brendëshme, Joachim Herrmann beson se dëbimin nuk e pengon asgjë. Ai thotë se ministria e brendëshme do të kërkojë që të niset procedura.

Herrmann: "Konseguenca e qartë duhet të jetë që pas vuajtjes së dënimit të bëjmë çdo gjë që është e mundur që ata të largohen nga vendi ynë." Herrmanni thekson se gjykata e ka bërë shumë të qartë se të dy ata janë shumë të rrezikshëm, që sipas tij është një sinjal i qartë për dëbimin. Një bazë e mirë është edhe dënimi i shqiptuar.