1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Para 50 vjetёsh: dilema e Erhardit pёr Izraelin

Kay-Alexander Scholz11 Maj 2015

Mё 12 maj 1965 Republika Federale e Gjermanisё dhe Izraeli vendosёn marrёdhёniet diplomatike. Kёtij hapi i kishin paraprirё pёrpjekje tё gjata dhe tё vёshtira. Kancelari Ludwig Erhard asokohe ndodhej nё njё qorrsokak.

https://p.dw.com/p/1FNnV
Bundeskanzler Ludwig Erhard
ish-kancelari Ludwig ErhardFotografi: picture-alliance/dpa

Bon, mars 1965. Nё kuartierin qeveritar tё kryeqytetit tё atёhershёm mbizotёron shqetёsimi. A do tё vendosё qeveria federale marrёdhёnie diplomatike me Izraelin? Pas dyerve tё mbyllura zhvillohen diskutime tё vёshtira pёr kёtё ҫёshtje. "Ne gazetarёt qёndronim me qindra me orё tё tёra para selisё sё partisё kristiandemokrate, ku merreshin vendimet ", kujton Inge Deutschkron.

Ajo ёshtё sot 92 vjeҫ, ndёrsa asokohe ishte gazetare dhe raportonte pёr gazetёn izraelite "Maariv". Konsultimet vazhduan me ditё tё tёra, thotё ajo pёr Deutsche Welle-n. Herё pas here hapej dera dhe dilte njё zёdhёnёs, pёr t'i pёrcjellё gazetarёt. "Ne na thuhej: 'Sot nuk ia dalim dot mё, duhet tё vini sёrish nesёr.' E kёshtu vazhdoi pёr ditё tё tёra."

Deutschkron, e cila e ka mbijetuar Luftёn e Dytё Botёrore nё ilegalitet nё Berlin dhe mё vonё ka punuar pёr vite me radhё si gazetare nё Izrael e nё Gjermani, kujton me saktёsi tё habitshme kohёn pёrpara pesёdhjetё vjetёsh. As sot ajo nuk arrin ta kuptojё, se pёrse zgjati kaq shumё, derisa Boni e pranoi kёrkesёn nga Jeruzalemi. "Ishte e habitshme ", thotё ajo mendueshёm. "Kancelari Erhard nuk dinte se ҫfarё duhej tё bёnte." E plot bindje ajo shton: "Qesharake. Ishte vёrtetё qesharake.

Botschafter Rolf Pauls in Israel 1965
Ambasadori Rolf Pauls në Izrael 1965Fotografi: picture-alliance/dpa

Kancelari Erhard ndodhej nё dilemё

Nё fakt Izraeli prej kohёsh insistonte, qё kontaktet jozyrtare tё vendosura qysh nё vitet 50-tё me Republikёn Federale tё Gjermanisё tё ktheheshin nё marrёdhёnie tё plota diplomatike. Por qeveria federale ngurronte. "Ajo nuk e donte kёtё pёr shkak tё arabёve, qё kishin kёrcёnuar, se do t'i ndёrprisnin marrёdhёniet me Republikёn Federale", shpjegon Deutschkron. "Marrёdhёniet tregtare me botёn arabe ishin shumё tё rёndёsishme."

Megjithatё nuk bёhej fjalё vetёm pёr biznese, bёhej fjalё edhe pёr prestigj, pёr pozicionin e Gjermanisё nё botёn arabe dhe pёr ndarjen gjermane. Kancelari Ludwig Erhard ndodhej para njё dileme. Nё fund tё shkurtit 1965 kryetari i kёshillit shtetёror tё RDGJ-sё (Republika Demokratike e Gjermanisё), Walter Ulbricht, ishte pritur nё Kajro. Kryetari i shtetit tё Egjiptit Gamal Abdel Nasser e kishte ftuar atё, pasi ishte bёrё e ditur, se Republika Federale e Gjermanisё (RFGJ) furnizonte Izraelin me armё. Pritja e Ulbrichts si kreu i shtetit tё RDGJ-sё e tronditi pretendimin e rujatur prej Bonit tё bazuar nё doktrinёn Hallstein, sipas sё cilёs vetёm RFGJ duhej ta kishte legjitimitetin pёr tё pёrfaqёsuar popullin gjerman. Njёkohёsisht Erhard ndodhej nёn njё presion tё jashtёzakonshёm nga politika e brendshme dhe e jashtme, pёr t'i ndёrprerё furnizimet me armё ndaj Izraelit. Si kompesim ofrohej vendosja e marrёdhёnieve diplomatike. Mё nё fund vendimi u mor mё 6 mars. Nё fund Erhardi vendosi vet, thotё Deutschkron, pasi ai mёsoi, se nё SHBA, kryesisht qarqet hebreje ishin indinjuar pёr qёndrimin ngurrues tё qeverisё federale. "Kur e dёgjoi kёtё, ai u tha ministrave tё tij: zotёrinj unё s'kam mё nevojё pёr ju."

Njё ish-oficer i Wehrmacht-it bёhet ambasador

Ambasadori i parё gjerman nё Tel Aviv u emёrua diplomati i karrierёs Rolf (nё fotografi majtas). Pak ditё pas tij edhe ambasadori izraelit Asher Ben Natan dorёzoi letrat kredenciale nё Bon. Karriera e mёparshme e Pauls si oficer i Wehrmachtit pёr ҫudi nuk u bё pengesё nё emёrimin e tij. Por nё Izrael ai u prit me sharje e plot indinjatё: "Pauls go home", thёrrisnin demonstruesit.

Edhe gazetarja Deutschkron e konsideronte atё si zgjedhjen e gabuar. "Ai mbante kryqin e nderit, sepse kishte qenё njё luftёtar i madh pёr ushtrinё e Hitlerit, ai nuk duhej tё dёrgohej nё Izrael." Nё gazetёn e saj izraelite ajo megjithatё pati shprehur mё shumё indinjatё pёr zёvendёsambasadorin, Alexander Török. Ish-fashisti hungarez nё vitin 1950 kishte marrё nёnshtetёsinё gjermane dhe ishte vёnё nё shёrbimin diplomatik tё RFGJ-sё. Kur mёsova pёr kёtё, mbeta e shtangur pёr mungesёn e sensibilitetit nё raport me Izraelin – vetёm20 vjet pas Holokaustit, thotё Deutschkorn. Nё memuarёt e saj, Inge Deutschkron fillimin e marrёdhёnieve diplomatike mes Izraelit dhe RFGJ-sё e pёrshkruan me fjalёt "…dhe nё fillim ishte e turpshme."

Vendimtare pёr kthimin e Gjermanisё nё bashkёsinё e kombeve

Vendosja e marrёdhёnieve diplomatike nё vitin 1965 ishte megjithatё vetёm njё akt formal i vonuar, vё nё dukje historiani izraelit Dan Diner. „Ngjarja e vёrtetё gjermano-hebreo-izraelite ishte fillimi i marrёdhёnieve" 13 mё parё mё parё mbi bazёn e Marrёveshjes sё Luksemburgut. Mё 1952 drejtuesit e delegacioneve tё tё dy vendeve nёnshkruan kёtё marrёveshje, qё mё vonё u njoh nё Gjermani si marrёveshja e rikuperimit. Pёrmes saj RFGJ mori pёrsipёr kundrejt Izraelit dhe Jewish Claims Conference, tё verё nё dispozcion pёr zhdёmtime, mallra dhe shёrbime njё shumё tё pёrgjithshme prej 3,5 miliardё Markash gjermane. "Pёr RFGJ kjo ishte vendimtare pёr t'u ripranuar nё bashkёsinё e kombeve", thotё Diner nё intervistё pёr Deutschen Welle-n. Marrёveshja me Izraelin ёshtё e para marrёveshje bilaterale, qё arriti RFGJ, asokohe njё shtet gjysmё sovran.

Nё librin e tij botuar sё fundi "Distanca ritual" Diner pёrshkruan atmosferёn e akullt gjatё nёnshkrimit tё kёsaj marrёveshjeje, kur tё dy delegacionet nё Luksemburg u larguan pa fjalё dhe pa i dhёnё dorёn njёri-tjetrit. "E gjitha kjo nё pjesёn mё tё madhe ishte njё inskenim dhe shprehje e debateve dyditore qё kishin paraprirё nё parlamentin izraelit, zhvilluar nё janar. Ky ka qenё debati mё i rёndёsishёm i zhvilluar ndonjёherё nё parlamentin izraelit. "Ҫёshtja, nёse duheshin pranuar reparacione nga Gjermania, pёr tё cilёn nё Kneset ёshtё debatuar me indinjatё, e trazoi thellё vetёkuptueshmёrinё e shtetit tё ri tё Izraelit, vetёm pak vite pas themelimit dhe vetёm shtatё vjet pas Luftёs sё Dytё Botёrore.“