1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

OKB: Kriza e refugjatëve në Siri si ajo pas gjenocidit në Ruandë

OKB raporton për krizën më të rëndë të refugjatëve në këto 20 vitet e fundit. Ajo është shkaktuar nga lufta civile në Siri. Nuk kanë funksionuar as apelet për një armëpushim, të paktën në muajin e Ramazanit.

As në muajin e agjërimit Ramazan populli sirian nuk po gjen qetësi. Ky muaj nuk solli as siguri dhe as armëpushimin e kërkuar mes palëve në konflikt. Në shumë vende është duke u luftuar ende me kokëfortësi ndërmjet rebelëve dhe trupave të diktatorit Bashar al-Asad. Çdo muaj si pasojë e kësaj lufte vdesin rreth 5000 njerëz, ndërsa çdo ditë nga vendi largohen të paktën 6000 sirianë.

Në foto, Antonio Guterres

Në foto, Antonio Guterres

Kriza e refugjatëve e shkaktuar nga një luftë në të cilën asnjëra palë nuk mund të llogarisë me një fitore të sigurt, është vlerësuar nga Kombet e Bashkuara si më e rënda që nga gjenocidi në Ruanda në vitin 1994. Ndërkohë, rreth 1.8 milionë njerëz janë regjistruar si refugjatë në vendet fqinje, tha komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, Antonio Guterres në Nju Jork. Pas gjenocidit në Ruanda të Afrikës Lindore në vitet e '90-ta është vlerësuar se nga vendi janë larguar më shumë se dy milionë njerëz.

Së bashku me koordinatoren e OKB-së për Ndihma Emergjente, Valerie Amos, Guterres i bën thirrje urgjente Këshillit të Sigurimit të OKB-së për më shumë ndihma ndërkombëtare në mënyrë që të lehtësohen vuajtjet e popullit të Sirisë dhe refugjatëve në vendet fqinje.

Gjermania pranon edhe 5000 sirianë të tjerë

Pamje simbolike

Pamje simbolike

"Që nga gjenocidi në Ruanda, ne nuk kemi parë një valë të refugjatëve që rritte në një mënyrë të tillë të tmerrshme", u ankua Guterres. Pasojat humanitare janë "të padurueshme". Amos njoftoi se aktualisht rreth 6.8 milionë sirianë janë të varur nga ndihmat humanitare, gjysma e tyre fëmijë. Ajo e përsëriti kërkesën që të respektohet një armëpushim të paktën gjatë muajit të Ramazanit. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon i kishte bërë thirrje së fundi Assadit që të pezullojë ofensivën e vet ushtarake gjatë muajit të agjërimit.

Në Gjermani pritet të mbërrijnë në javët e ardhshme, 5000 refugjatë e parë sirianë të cilët Berlini ka vendosur t'i pranojë shtesë. Sipas Ministrisë së Brendshme, rreth 16.000 sirianë, të cilët kanë ikur nga vendi i shkatërruar nga lufta tashmë jetojnë në Republikën Federale të Gjermanisë.

Kontakt

Kontakt

Deutsche Welle
Albanische Redaktion
Kurt-Schumacher-Str. 3
D -53110 Bonn
Deutschland

Telefon:  +49 228 429-4685
Telefaks: +49 228 429-4690

E-mail:  shqip@dw.de

http://www.dw.de/albanian