1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

OKB-ja mbështet ndërtimin e një centrali bërthamor në Shqipëri

Ani Ruci / Tiranë29 Maj 2008

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara Dr. Srgjan Kerim, e konsideron projektin e ndërtimit në Shqipëri të një centrali bërthamor për prodhimin e energjise elektrike - një projekt zhvillimi.

https://p.dw.com/p/E914
Srgjan Kerim, president i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara
Srgjan Kerim, president i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të BashkuaraFotografi: DW

Kombet e Bashkuara mbështesin ndërtimin e një centrali bërthamor në Shqipëri për prodhimin e energjise elektrike.

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Dr. Srgjan Kerim, që po qëndron në Tiranë për një vizitë zyrtare tha pas takimit me kryeministrin Sali Berisha:

"E drejta për zhvillim ekonomik eshte një nga te drejtat bazike te vendeve në zhvilim si Shqipëria. Prandaj çfarëdo lloj burimi energjie që i duhet Shqipërisë për të përshpejtuar ritmet e zhvillimit, eergji diellore, e erës, bimore apo nukleare natyrisht duhëet mbështetur".

Duke rritur kuotat e mbështetjes për ndërtimin e centralir bërthamor në Shqipëri ai e vlerëoi ate te dobishëm edhe në kontekstin e ndryshimeve klimatike globale

"Natyrisht - tha Dr. Kerim në Tiranë, po të llogarisim edhe faktorin e ndryshimeve klimaterike, ndërtimi icentrali bërthamor është nje vendim në drejtimin e duhur, që duhet mbështetur dhe jo luftuar."

Centrali bërthamor projekt prioritar i qeverisë Berisha

Kryeministri Berisha tha se megjithe kundershimet e opozites ideja e ngritjes se centralit bërthamor vazhdon të jetë në axhendën e projekteve prioritare të qeverisë.

"Asgjë nuk ka ndryshuar nëqëndrimin tim tha Berisha. Mbeten si për fillim dy opsione. Njëri që të bisedoj me qeveritë e vendeve fqinjë dhe ta ndërtojmë së bashku. Në këtë rast qeveria ime është e gatshme të marrë pjesë duke financuar ndërtimin e centralit me fonde nga buxheti i saj. Tjetër është rasti kur këto qeveri nuk bien dakort të bashkëpunojnë. Në një rast të tillë qeveria e Shqipërisë nuk merr përsipër ta financojë projektin por do t'ia japë atë sektorit privat."

Ne mes të këtij muaji në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Krans- Montanës që u zhvillua në Tiranë, kryeministri Berisha u bëri thirrje krerëve të qeverive të vendeve fqinjë ta realizonin së bashku projektin e tij të centralit bërthmor si një baze për zhvillimin e shpejtë ekonomik të rajonit.

Por ardhja në pushtet në Itali e Silvio Berluskonit, është një fakt favorizues për kryeministrin Berisha që ai të gëzojë mbështetjen e Italisë përrealizimin e projektit tëtij bërthamor.