1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Marketingu i shkencës

Valentin Betz/L.Arapi1 Mars 2015

Famë e prestigj – edhe në botën e shkencës mallra të çmuar. Por universitetet gjermane sikur nuk duan të bien në sy. Metoda të reja marketingu duan të ndryshojnë gjendjen.

https://p.dw.com/p/1Ej9R
Vorlesungsbeginn Universität Köln
Fotografi: picture-alliance/dpa/Oliver Berg

SHBA apo Britania e Madhe. Harvard, Stanford, Cambridge, Oxford. Këta emra zënë gjithmonë vendet e para në renditjen botërore. Po universiteti më i mirë gjerman? Heidelberg në vendin e 49-të! Universitetet e Gjermanisë njihen shumë pak në shkallë ndërkombëtare. Shoqata Gjermane e Shkencës (DFG) do ta ndryshojë këtë. Ajo kërkoi universiteteve gjermane të bëjnë propozime për më shumë njohje: Fituesit janë Universiteti Ruprecht-Karls i Heidelbergut dhe Universiteti Friedrich-Alexander i Erlangen-Nurembergut dhe Universiteit Eberhard Karls i Tybingenit.

Imazhi dhe atraktiviteti

Nën moton “Shkenca më e mirë kërkon shkencëtarët më të mirët” -"Top Science Attracts Top Scientists" universiteti I Heidelbergut kërkon të pozicionohet si një punëdhënës atraktiv. Qëllimi: Tërheqja e më shumë shkencëtarëve nga bota. Ndërsa Universiteti i Tybingenit ndjek një strategji tjetër; Në vend që t'i sjellë në Gjermani më të mirët, universiteti shkon tek studiuesit më të mirë. Me sloganin „Studim- Relevancë- Përgjegjësi - "Research-Relevance-Responsibility" ky universitet kërkon t'i bëjë të njohura në vende të ndryshme konceptet e tij. Një rrugë tjetër ndjek universiteti i Erlangen-Nuremberg: Ai kërkon me shumë vetëbesim provat e arritjeve shkencore të studiuesve të rinj.

Universität Leipzig Labor
Punë eksperimentale në Universitetn e LajpcigutFotografi: picture-alliance/ZB

Konkurs Online për studentët

Universiteti u bën thirrje studentëve nga e gjithë bota të marrin pjesë në një konkurs, ku kërkohen përgjigje kreative për pyetje shkencore. „Në radhë të parë me këtë duam të zgjojmë interesin për universitetin Friedrich-Alexander, por sigurisht edhe për Gjermaninë si vend studimor“, thotë Rudolf Richter nga departamenti i marketingut. Problemet përqëndrohen në tre fusha: Energjinë -Mjedisin- Klimën; Informacionin dhe Komunikimin, si edhe Optikën dhe teknologjitë optike. „Do të ishte e vështirë të përqëndroheshim njëherësh në tetë pikërëndesat studimore të universitetit. Prandaj zgjodhëm tre prej tyre.„ Por nuk kërkohet një koncept botëror për zgjidhjen e problemeve të energjisë në botë, sepse kjo do të ishte një rast për Nobelin.

Bashkëpunim afatgjatë

Në një platformë online studentët nga e gjithë bota mund të regjistrohen. Personat apo grupet e punës me idetë më të mira do ta vazhdojnë zhvillimin e konceptit të tyrë në një ëorkshop një javor. Në natën e gjatë të shkencës, më 24 tetor idetë do t'i prezantohen publikut. Universiteti shpreson kontakt me studiuesit e rinj dhe krijimin e një rrjeti mes tyre, “Por ne duam që bashkëpunimi të vazhdojë përtej një seminari një javor”, thotë Richter.

Ruprecht-Karls-Universität Heidelberg
Universiteti i njohur në Gjermani Ruprecht-KarlsFotografi: picture-alliance / akg-images / Jost Schilgen

Gjermania ka shkencëtarë të rëndësishëm

Megjithë dobësi në prezantimin e universiteteve gjermane në botë, Gjermania është e rëndësishme dhe e njohur në botën studimore. „Në të vërtetë shpesh kemi të bëjmë një reputacion që mbetet pas punës së vërtetë shkencore që bëhet.“ Prandaj është shumë e rëndësishmë që universitetet gjermane të jenë më prezente në hapësirën anglishfolëse. Sipas Richter një pjesë e madhe e fondit të çmimit nga DFG që financohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të shkojë për „udhëtime dhe qëndrime" të grupeve fituese. Por sigurisht edhe platforma online ku duhet të konkurojnë studentët duhet të ndërtohet“, thotë Richter.