1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në 175-vjetorin e ditëlindjes së fotografisë

Sarah Judith Hoffmann/Pandeli Pani20 Gusht 2014

Bota në format xhepi - Për 175-vjetorin e ditëlindjes së fotografisë hapet në Këln ekspozita "The Photobook Museum".

https://p.dw.com/p/1CxCj
Fotografi: DW/S. Hofmann

Albumet e fotografive konsiderohen si një formë tregimi pa fjalë, që me historitë që tregojnë përmes pamjeve lidhin botën. Këtyre librave u kushtohet muzeu "The Photobook Museum", i ngritur në ambientet e dikurshme të uzinës Carlswerk në Këln. Në një nga sallat me një sipërfaqje prej 5000 metrash katrorë, ku në fillim të shekullit XX u prodhuan kabllot e para telefonike transatlantike që lidhën Amerikën me Evropën, janë ekspozuar 4000 vitrina me libra tepër të vyer.

Ausstellung des Photobook Museum
Fotografi: DW/S. Hofmann

Markus Schaden, nismëtari i këtij muzeu thotë: "Ne duam të tregojmë specifikën e albumeve dhe librave me fotografi. Ne duam të theksojmë faktin se fotografitë flasin një gjuhë që mund ta lexojnë dhe kuptojnë të gjithë, pavarësisht nëse janë në Japoni, në Brazil apo diku tjetër. Ne duam të tregojmë që fotografitë frymëzojnë dhe madje edhe mund t'u japin fund luftërave." Ai vetë ka publikuar në shtëpinë e tij botuese mbi 100 albume me fotografi.

Fotografi mjeshtrash nga e gjithë bota

Në ekspozitë prezantohen fotografi dhe albume fotografësh të njohur si ato të kinezit Jiang Jian, apo "mjeshtrit Jiang" si e quajnë në Kinë. Jiang Jian ka fotografuar fëmijë jetimoresh dhe krahas fotografive gjendet edhe kartela me të dhënat e fëmijëve. "Ai është August Sanderi nga Kina," thotë Markus Schaden, duke shtuar se në muzeun "The Photobook Museum" nuk janë ekspozuar mjeshtra të fotografisë gjermane, si August Sander, sepse ata janë të mirënjohur. Në qendër të ekspozitës janë fotografë deri tani pak të njohur në Gjermani

Ausstellung des Photobook Museum
Jiang Jian: Fëmijë jetimorejeFotografi: DW/S. Hofmann

Në një sallë tjetër janë ekspozuar portrete të fotografit gjerman Hans Jürgen Raabe. Ai ka fotografuar 990 vetë në 33 vende të ndryshme të botës, që nga Guinea e Re, tek Kulla Eiffel në Paris apo Porta e Brandenburgut në Berlin. Këtë projekt ai e nisi në vitin 2010 dhe tani prezanton në Këln jo vetëm fotografitë, por edhe albumin përkatës.

Ndër fotografët e përfaqësuar në ekspozitë janë edhe suedezi Anders Petersen me ciklin "Café Lehmitz" apo Karl-Heinz Hargesheimer, i njohur me pseudonimin Chargesheimer me ciklin e tij të fotografive nga rindërtimi i Këlnit pas bombardimit në Luftën II Botërore.

Hans Jürgen Raabe 990 Faces
Portrete nga Hans Jürgen RaabeFotografi: Hans Jürgen Raabe

Albumet në epokën digjitale

Po a nuk janë albumet e fotografive relike nga kohët e dikurshme? Kush blen sot ende albume të trashë dhe të shtrenjtë, kur fotografitë mund t'i postosh në albume në internet? Markus Schaden thotë se përfytyrime të tilla janë të gabuara, sepse në dhjetë vitet e fundit, janë botuar më shumë albume me fotografi se sa në 170 vjetët më parë. Sot nuk mund të përfytyrohet asnjë festival fotografish pa një seksion për albume me fotografi.

Ekspozita "The Photobook Museum" do të jetë në Këln deri më 3 tetor. Më pas ai do të shfaqet në qytete të tjera deri sa të gjendet një vend ku mund të qëndrojë përgjithmonë.