1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një krizë tjetër në marrëdhëniet gjermano-amerikane

av (dpa, afp, rtr)8 Korrik 2014

Spiunimi i supozuar i një punonjësi të BND për SHBA ka rënduar edhe më shumë miqësinë gjermano-amerikane. Por nga Uashingtoni nuk ka ende asnjë deklaratë. Ndoshta do të shprehet së shpejti CIA.

https://p.dw.com/p/1CXx1
Fotografi: picture-alliance/dpa

Shtetet e Bashkuara i kanë premtuar Gjermanisë bashkëpunimin e tyre në hetimin e çështjes së agjentit të dyfishtë në Shërbimin Informativ Gjerman (BND). Zëdhënësi i presidentit Barack Obama, Josh Earnest, tha të hënën në Uashington, se duan t'u ndihmojnë gjermanëve për të zgjidhur çështjen në mënyrë adekuate.

Më shumë se ky premtim nuk mund të mësohet ndërkohë nga qeveria në Uashington. Në lidhje me pretendimin se një agjent i BND ka spiunuar për shërbimet sekrete amerikane, Earnest nuk deshi të shprehej. "Ne i kemi parë këto njoftime", tha ai. Megjithatë kemi të bëjmë me një proces gjyqësor në pritje në Gjermani dhe me një çështje e shërbimit të fshehtë në SHBA. Prandaj ai mund të shprehet lidhur me këtë çështje.

Foli para gazetarëve, por nuk tha asgjë.
Foli para gazetarëve, por nuk tha asgjë.Fotografi: picture alliance/AP Photo

Ka humbur besimi?

Ai foli për "partneritetin e ngushtë" ndërmjet Gjermanisë dhe SHBA, që mbështetet në "besimin e përbashkët" dhe "vlerat e përbashkëta". Se sa është humbur nga ky besim, e bëri të qartë kancelarja gjermane Angela Merkel.

Gjatë vizitës së saj në Kinë ajo foli për një rast, që mund të jetë "shumë serioz". "Aktivitete të tilla përgjimi qëndrojnë në kundërshtim të qartë me atë, që unë kuptoj me bashkëpunim të besueshëm të shërbimeve dhe partnerëve", bëri të qartë ajo.

A është spiunuar komisioni për NSA-në?

Të premten u bë e ditur se një punonjës i BND dyshohet të ketë spiunuar për SHBA komisionin hetimor të Bundestagut për çshtjen e NSA-së. 31-vjeçari u arrestua javën e kaluar nga prokuroria federale. Për shkaka të aferës NSA marrëdhëniet ndërmjet Berlinit dhe Uashingtonit janë të ngarkuara tashmë prej më shumë se një viti. Komisioni Parlamentar filloi në mars punën për sqaruar rolin e NSA-së dhe BND-së.

Rekrutimi nga CIA

Siç njoftoi agjencia e lajmeve Reuters, duke iu referuar personave të brendshëm, shërbimi i fshehtë amerikan CIA ka qenë i përfshirë, kur ështe rekrutuar punonjësi i BND-së. Sipas informantëve shefi i CIA-s, John Brennan, do të informojë anëtarë të zgjedhur të Kongresit Amerikan në lidhje me proceset. Se kur kjo do të ndodhë kjo, është e paqartë. CIA mbështillet në heshtje.