1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një formë e re mësimdhëniejeje orët e kombinuara gjermanisht - gjuhë e huaj

Chamselassil Ayari 29 Mars 2008

Kjo metodë aplikohet jo vetëm për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve të emigrantëve për t’u adoptuar më mirë në shkollat gjermane, por edhe për të nxitur nxitur fëmijët gjermanë të mësojnë gjuhë të huaja.

https://p.dw.com/p/DXC0
Rreth gjysma e fëmijëve në shkollat fillore gjermane janë fëmijë emigrantësh
Rreth gjysma e fëmijëve në shkollat fillore gjermane janë fëmijë emigrantëshFotografi: picture-alliance / dpa/dpaweb

Muhameti po lexon disa fjali në gjermanisht. Marokani 6-vjeçar ka disa probleme dhe Julia po përpiqet ta ndihmojë duke i pëshpëritur fjalitë korrekte. Laila është në bankë me Nilsin, Nuriu me Aleksandrin dhe Muhameti me Anikën. Rreth gjysma e fëmijëve i kanë flokët të zeza dhe kanë gjuhë nëne arabishten.

Pas orës së gjermanishtes, vjen ajo e arabishtes dhe në klasë hyn Bahije Mbaja, nga Tunizija, mësuesja e arabishtes. Tani janë nxënësit nga vendet arabe që e kanë më të lehtë, por edhe bashkënxënësit e tyre gjermanë kanë mësuar pak arabisht. Në shkollën e Melemit mësohet sipas modelit të koordinuar për shkollat fillore që kanë përqindje të lartë fëmijësh të huaj. Mësuesja e gjermanishtes e zhvillon mësimin bashkë me mësuesen e arabishtes. Nxënësit arabë kanë mundësi të thellohen më tej në mësimin e arabishtes gjatë orëve plotësuese pasdite.

Para disa vjetësh askujt nuk i shkonte në mend se në një shkollë katolike mund të ofrohej mësim në gjuhën arabe. Por meqënëse rreth 98% e fëmijëve vijnë nga familje emigrantësh, filloi të aplikohet mësimi i koordinuar në klasa të përziera, i cili medohet se do t’i zgjidhë problemet që kanë nëxënësit me gjermanishten. Po ashtu edhe në orën e fesë nxënësit kanë mundësi të këmbejnë me njëri-tjetrin dhe të mësojnë me tepër për fenë e tjerit, respektivisht myslimanizmin dhe katolicizimin apo protestianizimin.

Drejtoresha e shkollës Annie Kawka-Wegmann sqaron: “Ne jemi shumë të surprizuar dhe krenarë se sa të interesuar janë nxënësit për të mësuar për fenë tjetër. Përmes kësaj ata luftojnë paragjykimet dhe duhet të them se ky është një proces i rëndësishëm që të kemi paqe sociale. Jemi në rrugë të mbarë dhe këtë po e bëjmë edhe përmes gjuhës.“

Fillimisht kishte shumë prindër myslimanë që nuk donin t’i dërgonin fëmijët në një shkollë katolike. Por drejtoresha arriti t’i bindte shumë shpejt, duke ofruar që në klasën e parë edhe mësim në gjuhën arabe. Ajo vetë është vajza e një gjermaneje dhe një ukrainasi dhe ka lindur në Britaninë e Madhe, kështu që e di nga përvoja e saj se sa e rëndësishme është gjuha e nënës për fëmijët e emigrantëve.

Por prej mësimit dygjuhësh nuk përfitojnë vetëm fëmijët e emigrantëve, por edhe ata gjermanë, të cilët e kanë mundësi të mësojnë një gjuhë të huaj jo të zakonshme si arabishtja. Dhe edhe në qoftë se të flasin arabisht ata e kanë ende të vështirë, të këndojnë dinë të gjithë.