1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nga teatrot private në skenat e mëdha – Peizazhi teatral në Gjermani

Anastasia Boutsko18 Korrik 2008

"Unë besoj tek pavdekshmëria e teatrit", thoshte regjizori i famshëm i teatrit gjerman Maks Rajnhard (Max Reinhard). Skena teatrore gjermane shihet si „parajsë e teatrit në Evropë“ dhe mbase me të drejtë.

https://p.dw.com/p/EBqc
Festivali teatrove në Bayreuth
Festivali teatrove në BayreuthFotografi: AP/Bayreuther Festspiele, Jörg Schulze

"Teatri është qoshja shpirtërore për ata që e kanë marrë fëmijërinë me vete, fshehurazi në xhep dhe janë larguar bashkë me të, për të vazhduar lojën deri në fund të jetës së tyre ", thotë një citat i von Maks Rajnhardit.

Në asnjë vend tjetër të botës nuk ekzistojnë kaq shumë institucione publike si në „Gjermaninë, parajsë të teatrit“. Rreth 150 teatre ndihmohen nga mjetet financiare shtetërore. Një e treta e tyre janë institucione tredegëshe, pra muzik, kërcim dhe teatër fjale në një.

Aktoret Brigitte Hobmeier dhe Nina Hoss gjatë dhënieve të çmimeve "Fausti 2007".
Aktoret Brigitte Hobmeier dhe Nina Hoss gjatë dhënieve të çmimeve "Fausti 2007".Fotografi: picture-alliance/ dpa

Qindra teatre, qindra mijra shfaqje, miliona shikues

Krahas tyre në Gjermani ekzistojnë edhe rreth 280 teatro private të madhësive të ndryshme. Rreth 35 milionë spektatorë të të gjitha moshave shkojnë vit për vit në 110 000 shfaqjet teatrale dhe 7000 koncertet.

Teatri më i vogël në Gjermani është „Teadri“ në Freinsheim, Kurphälz. Skena ofron vend vetëm për katër aktorë, në sallën e vogël mund të ulen vetëm 20 spektatorë. Në institucionet më të mëdha teatrore të vendit numërohet Teatri Gjerman në Berlin (Deutsche Theater) me 1600 vende dhe mbi 300 shfaqje në vit ose Opera shtetërore Bavareze.

Skenë nga "Woyzeck" e Georg Buechner
Skenë nga "Woyzeck" e Georg BuechnerFotografi: AP

Përveç këtyre në vend organizohen edhe rreth 40 lojra festive, rreth 150 teatro dhe vende ku luhet teatër pa grupe fikse teatrale dhe rreth 100 turne dhe skena ku laujnë teatro të ftuara pa ndërtesa fiske teatri, si dhe një numër të pakontrollueshëm grupesh të lira teatrale.

Dramaturgu Berthold Brecht
Dramaturgu Berthold BrechtFotografi: PA/dpa


Të ngritura dhe karakterizuara nga borgjezia e kultivuar

Peizashin e saj të pakrahasueshëm teatror Gjermania e ka falë historisë. Të parët ishin pallatet princërore që e futën teatrin e oborrit si „simbol për statusin“ e tyre, më pas borgjezia e kultivuar e pa teatrin si një mjet për identifikimin e vetes.

Pjesë teatrale si „Fausti“ i Gëtes ose „Woyzeck“ nga Büchner e kthyen teatrin gjerman në qendër të jetës shpirtëtore të popullit. Në fillim të shekullit të 20-të, teatro shtetërore ishin vetëm 16, kurse private 360.

Berliner Ensemble e krijuar nga Brecht dhe gruaja e tij, pas kthimit nga exili, më 1949
Berliner Ensemble e krijuar nga Brecht dhe gruaja e tij, pas kthimit nga exili, më 1949Fotografi: Berliner Ensemble



E keqtrajtuar nga historia

Periudha e nacionalsocializmit ka lënë gjurmë të këqija në peizazhin teatror gjerman. Shumë regjizorëve, dramaturgëve dhe aktorëve – ndër të cilët Maks Rajnhardit ose Bertholt Brechtit – ju desh të iknin nga Gjermania.

Një sfidë të re solli ribashkimi i Gjermanive, veçanërisht të dukshme gjurmët ishin në Berlin. Shumë institucione teatrore, të Gjermanisë lindore, duhet të luftonin për të mbijetuar ose të mbylleshin.

Çmime të reja, nderime të mëdha

Që prej vitit 2007 bota teatrore gjermane ka çmimin e vet oskar. Çmimi „Faust“ jepet për kategoritë e reja, ndër të cilat aktorin më të mirë dhe inskenimin më të mirë. „Teatri i vitit“ është një barometër i rëndësishëm i jetës teatrore gjermane. Titulli i çmuar jepet nga revista „Teatri sot“ çdo vit. Teatri i vitit 2007 është Teatri Thalia i Hamburgut.