1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndahet nga jeta legjenda e Hollivudit Mickey Rooney

cw/kis (dpa, afp) / Esat Ahmeti7 Prill 2014

Aktori amerikan vdiq të dielën në moshën 93 vjeçare në Los-Anxhelos, njoftojnë mediat amerikane. Rooney e filloi karrierën e tij si një yll fëmijë që në vitet 1920.

https://p.dw.com/p/1BdIX
Mickey Rooney Schauspieler Porträt SW
Fotografi: ROD LAMKEY JR/AFP/Getty Images

Fytyra kuqalashe, flokët e kuqe dhe paraqitjet e pasjellshme - këto karaktersitika e bënë të njohur dhe të dashur që në moshë të re, Mickey Rooney me emrin e tij artisik. Emri i vërtetë i tij ishte Joe Yule Junior.

Me këtë emër, Rooney lindi më 23 Shtator 1920 në Brooklyn, si biri i Nell dhe Joe Yule. Prindërit e tij ishin artistë të njohur dhe kështu Mickey qëndroi në skenë që në fëmijëri.

Në moshën shtatë vjeçare ai ishte kryeprotagonist i një serie filmash humoristikë me metrazh të shkurtër. Si 14 vjeçar Rooney kishte luajtur tashmë në 80 filma. Në vitin 1935, ai luajti Robinin në versionin filmik të Max Reinhardt të veprës së Shekspirit "Ëndrra e një nate vere" duke e impresionuar audiencën dhe kritikën.

Mickey Rooney als Kind
Mickey Rooney në moshën 5 vjeçFotografi: picture alliance/AP Photo

Tetë gra dhe nëntë fëmijë

93-vjeçari ka qenë i martuar 8 herë gjatë jetës së tij. I pyetur njëherë nëse do të martohej sërish me to, Rooney ka thënë se padyshim që do të martohej sërish pasi i kishte dashuruar të gjitha.

Ndër çmimet më të rëndësishme të fituara prej tij mund të përmenden dy çmimet e Academy Awards në vitet 39' dhe 83' si dhe dy çmime “Oscar” në vitet ‘64 dhe ‘82.

Aktori amerikan Mickey Rooney, i cili ka një nga karrierat më të gjata në historinë e “Hollywood”-it, u na nga jeta të dielën (06.04.2014) në moshën 93 vjeçare, njoftoi media amerikane.