1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Naumann: Nuk do të ketë një mandat të OKB kundër IS

Jürgen Liminski15 Tetor 2014

Ish kryetari i Komittetit Ushtarak të NATO-s, Klaus Naumann, pret që Rusia dhe Kina të bllokojnë një mandat të OKB kundër IS. Amerikanët e europianët duhet të jenë më të përmbajtur, thotë ai për Deutschalndfunk.

https://p.dw.com/p/1DVcx
General a.D. Klaus Naumann
Fotografi: picture-alliance/dpa

Jürgen Liminski: Trupa gjermane në Siri, për momentin ky është vetëm një diksutim hipotetik. Por nëse do të kishte një mandat të OKB-së, do të shkonin trupat gjermane?

Klaus Naumann: Nuk do të ketë një mandat, sepse çdo vendim që është dashur të merret për Sirinë, është bllokuar me veto nga Rusia dhe Kina. Nuk ka asnjë shënjë që kjo do të ndryshojë. Nëse mrekullia do të ndodhë, sipas pikpamjes time, në fillim do tu kërkohet vendeve në rajon të luftojnë me trupa tokësore. Ka të bëjë me sigurinë e tyre, ka të bëjë me zonën e tyre dhe ne jemi këshilluar që të jemi të përmbajtur që të mos japim përshtypjen në botën arabe se po ndërhyjmë sërish në punët e tyre.

Liminski: A do të ishte në gjendie Gjermania të dërgonte një trupë ushtarake me mison në Siri?

Naumann: Gjermania ndoshta do të ishte në gjendie, në përmasë modeste, të ishte pjesë e një batalioni të fortë, pas një kohe të mjaftueshme përgatitjeje të mbështetur tek trupat me eksperiencë që kanë shërbyer në Afghanistan. Por është një pyetje e pastër hipotetike dhe nuk mendoj se dikush në Berlin mendon për ndonjë mision ushtarak në Irak apo Siri, dhe mendoj se është e drejtë.

"Mundësitë tona të ndikimit janë të kufizuara"

Liminski: Nëse ne nuk dërgojmë trupa tokësorë, ndoshta mund të bëhet më shumë presion ndaj Turqisë që të bëjë më shumë për të ndihmuar kurdët në rajon.

Naumann: Duhet theksuar se Turqia nuk duhet ngarkuar me shumë përgjegjësi edhe si vend kufitar me rajonin e krizë dhe si antare e NATO-s: Nëse ushtrohet presion, duhet të mendohet se çfarë mjet presioni kemi. Këtu mendoj se Gjermania është relativisht e kufizuar. Do të ishte më mirë nëse do të kishim një pozicion të qartë për çështjen e antarësimit të Turqisë në BE. Atje qeveria është e ndarë, prandaj edhe mundësitë tona të ndikimit janë të kufizuara.

"Për mua është e vështirë të kuptoj sjelljen e Turqisë"

Liminski: Kthehemi tek ngarjet reale. Sjellja e Ankarasë është ambivalente. A nuk është e mundur që të paktën të lejojë të përdoren aeroportetet e saj nga avionët luftarakë të SHBA-së?

Naumann: Për mua kjo gjë duhet të ndodhë urgjentisht dhe mendoj se Turqia duhet të lejojë avionët e SHBA të përdorin mbi të gjithë aeroportin Incirlik. E kam të vështirë të kuptoj sjelljen e turqve.

"Europianët dhe amerikanët duhet të jenë më të përmbajtur"

Liminski: Situata në rajon është komplekse. Kush mund të ndaloj islamistët? U fol edhe për trupa ushtarake të vendeve të prekura.

Naumann: Sigurisht që trupat tokësorë janë të nevojshëm, sepse vetëm me sulmet nga ajëri, situata aktuale nuk mund të përmirësohet, por këtë gjë duhet ta bëjnë njerëzit në rajon. Dhe natyrisht Arabia Saudite mund të luajë një rol të rëndësishëm. Natyrisht edhe Kuvajti e Turqia, që janë në gjendie të ndikojnë. Por europianët dhe amerikanët duhet të jenë shumë të përmbajtur për të mos u përfshirë në këtë konflikt.