1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Më trego një përrallë!

Annabelle Steffes/Bahri Cani23 Prill 2014

Me 23 prill është dita ndërkombëtare e librit, e cila festohet prej UNESCO-s. Tregimet kanë ekzistuar shumë para librave të shkruara. Ato kanë qenë bazë e shumë librave.

https://p.dw.com/p/1Bmac
Fotografi: CC-BY-Günter Rubik

"Më trego një përrallë!" Me siguri secili prej nesh i ka kërkuar ndonjë herë gjyshit apo prindërve e ka shprehur këtë dëshirë. Por me tregimin e historive dhe përrallave transmetohen tek gjeneratat e reja përvoja dhe vlera dhe krijohet afërsi shoqërore. Matías Martínez, themelues i Qendrës për Studimin e Tregimeve në Vupertal, thotë se tregimet paraqesin zanafillën e çdo kulture: "Të gjitha shoqëritë njerëzore kanë për bazë një mit themeltar dhe këto mite janë në parim tregime."

Welttag des Buches 2009
Fotografi: cbj-Verlag

Shpesh në tërë botën janë treguar tregime të ngjashme, që janë transmetuar në bazë të rrëfimeve dhe dëgjimeve. Iliada dhe Odiseja e Homerit janë treguar me shekuj të tërë gojarisht, para se në shekullin e 18 të zënë vend në letër. Në Mesjetë ka qenë shumë i përhapur arti i rrëfimit: nga rapsodët, të cilët njëkohësisht kanë qenë edhe shkrimtarë, poetë dhe muzikantë.

Tregimet gojore po zhduken

Në shekullin e 18 ka filluar tradita e leximit të shkrimeve të shkruara. Tregimet gojore zhduken ngadalë nga jeta e përditshme. Në Gjermani është bërë një kthesë e madhe në veçanti në kohën e Luftës së Dytë Botërore, tregimet popullore më nuk dëgohen. Njerëzit më nuk kanë dëshirë të dëgjjnë histori, pasi që ato janë keqpërdorë për qëllimet e nacionalsocializmit në Gjermani. Në zhdukjen e tyre kanë kontribuar në masë edhe përhapja e radios, televizinit dhe internetit.

Por sot megjithë digjitalizimin dhe burimet e informimit, ende ka tregues historishë. Një prej tyre është Michel Zirk, i cili për 15 vjet me radhë merret me këtë profesion. "Arti i tregimit të historive është që ato të tregohen për herë të parë. Për shumë njerëz tregimet dhe përrallat janë diçka për fëmijët", shpjegon Zirk në intervistë me DW. Por shumë njerëz janë befasuar me rëndësinë e këtyre tregimeve shumë interesante.

Duhet pasur kohë për të dëgjuar

Për dallim prej gjërave të përditshme, tregimet janë një art i ngadalshëm. Vendi dhe atmosfera duhet të jenë të veçanta, për të zgjuar interesimin dhe fantazinë e atyre, që dëgjojnë. Ndryshe nga leximet, një tregues duhet të ketë aftësinë mimike, gjestet dhe aftësitë që të futet thellë në tregim dhe të krijojë një atmosferë familjare tek publiku.

Ndaj tregimet janë shumë më interaktive dhe më të gjalla se sa vetë akti i leximit para publikut. "Njerëzit përjetojnë gjërat, të cilat u tregohen", thotë Zirk. Treguesi i historive flet me një gjuhë më të thjeshtë madje edhe përrallat e vëllezërvbe Grimm, në mënyrë që ato të kuptohen me lehtë

Rrëfimtari Michel Zirk
Rrëfimtari Michel ZirkFotografi: Achim Gress

Tregimet moderne

Tregimet dikur janë inçizuar dhe emetuar në media. Në vitet 30 radio ka qenë në modë, ndërsa në fillim të shekullit 21 kjo formë gati është harruar. Në fillim të viteve 2000 janë inçizuar disa vepra të Hiçkokut, që kanë përjetuar një bum të vërtetë. Prej fillimit të këtij shekulli shumë të popullarizuara janë tregimet që inçizohen dhe dëgjohen, shpesh me muzikë, shushërima dhe elemente dhe aktorë, që ta kujtojnë kohën, kur kanë ndodhur, shpjegon Paul Conrad.

Në 12 vitet e fundit në Lajpcig është mbajtur edhe një festival me këtë temë. 10 ditë me radhë tregohen tregime të ndryshme, për të rinj dhe të moshuar. Çdo ditë ka gati 2000 vizitorë të interesuar, sepse në këtë formë "nxitet imagjinata e të dëgjuarit dhe heqet dorë nga shikimi. Kjo është një kinema në kokë", thotë Conrad.

Njerëzit megjithatë janë më shumë të interesuar për libra se sa për lojëra që mund të dëgjohen. Por Matías Martínez mendon se edhe kjo mund të ndryshojë, sepse mund të ndryshojnë edhe kufinjtë mes kulturës së dikurshme dhe asaj moderne.