1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të huajt si drejtues në kompanitë e regjistruara në Dax

Andreas Grigo/Angjelina Verbica8 Mars 2013

Tregu europian i makinave ka ngelur në vend, fitimet vijnë kryesisht nga Amerika e Veriut dhe Kina. Shumë firmave gjermane u mungojnë menaxherët ndërkombëtarë me njohuritë e nevojshme të tregut të huaj.

https://p.dw.com/p/17tGG
Figura shahu.
Fotografi: picture-alliance / Robert B. Fishman

Diçka duhet të ndryshojë dhe madje shpejt. Kështu mund të përkthehen njoftimet e fundit të Daimler-it për politikën e personelit: "Do të ketë projekte më shumë se më parë jashtë Gjermanisë dhe me partnerë të huaj", njofton shefi i administratës, Wilfried Porth. Për këtë arsye programi aktual për forcat drejtuese do të ndryshohet, duke trajnuar çdo vit deri në 500 menaxherë të rinj. Kështu pjesa e kuadrove të huaj drejtues do të rritet nga rreth një e treta në gjysmën. Se kur do të arrihet kjo përqindje dhe çfarë pozicionesh drejtuese do të zihen më vonë prej tyre, nuk dihet ende.

Për vëzhguesit e kësaj dege ndryshime të tilla si këto janë të vonuara: Të suksesshme për industrinë tani janë tregjet jashtë vendit, veçanërisht në Amerikën e Veriut dhe Kinë. Biznesi me makina në Evropë ka mbetur në vend prej shumë vitesh.

Ecje me kohën

Por ndryshe nga konkurrentët e tij Daimler-it i kanë kaluar pa i kapur tendenca të rëndësishme të kohës, thotë Stefan Bratzel, drejtor i Qendrës së Menaxhimit Automobilistik në Bergisch Gladbach, veçanërisht kur është fjala për t'u përcaktuar për rajonet përkatëse: "Këtu nevojitet staf nga vendi, i cili e njeh tregun dhe veçoritë e tij."

Si shembull konkret Bratzel përmend Brazilin, një vend shumë i madh, me rajone gjeografikisht të ndryshme, si dhe me rrugë shumë të keqija. Si prodhues makinash duhet të ofrosh disa teknologji motorësh, një rol shumë të rëndësishëm si karburant në Brazil luan etanoli, thotë eksperti i automobilëve.

Prof. Dr. Stefan Bratzel
Stefan Bratzel: Daimleri duhet të përmirësojë gabimetFotografi: Center of Automotive Management

Shumëllojshmëria kulturore si motor ndryshimi

Që një menaxhim ndërkombëtar mund të jetë të paktën një nga nga kyçet e suksesit, këtë e konfirmon edhe Torsten Wulf, ekspert për menaxhimin strategjik dhe ndërkombëtar në Universitetin e Marburg-ut. Ai jep shembullin e Bertelsmann-it: "Ata janë në Kinë, për shembull, relativisht të fortë dhe  punojnë atje shumë me fuqi drejtuese kinezë."

Por edhe për personelin drejtues në Gjermani një menaxhim ndërkombëtar ka avantazhe të mëdha.Ndër rastet e drejtuesve ndërkombëtare në Gjermani mund të përmendet Kasper Rorsted. Që nga viti 2008, danezi është shef i kryesisë tek Henkel, thotë Wulf, dhe ai e ka ndryshuar ndjeshëm kulturën e firmës ". Në vendet nordike ka një mënyrë tjetër për modelet e orarit të punës - për shembull, me fuqinë drejtuese me punësim të të pjesshëm." Kjoka pa dyshim ndikim në kulturën e korporatës. Sidomos kur ndryshimet vijnë nga lart, ato janë më të lehta për t'u zbatuar.

Trendi nuk është i njëjtë në të gjitha firmat gjermane

Por po t'i hedhësh një vështrim 30 kompanive të regjistruara në DAX, konstaton se internacionalizimi në nivelet më të larta është shumë i ndryshëm. Sipas një studimi të bërë nga firma konsulente Simon-Kucher & Partners nga viti 2012, Daimler, por edhe kompanitë e tjera, që janë aktive në nivel global, si Lufthansa, Commerzbank, apo firma logjistike e shërbimit Merck, drejtohen vetëm nga gjermanë. Dallim përbën Fresenius Medical Care me 86 për qind të huaj në bordin e saj, e ndjekur nga Linde dhe SAP me 60 për qind secili.

Prof. Dr. Torsten Wulf.
Wulf: Menaxherët ndërkombëtarë sjellin perspektiva të tjeraFotografi: HHL

Mesatarisht rreth 30 përqind e kryesive të sipërmarrjeve të regjistruara në Dax vijnë nga jashtë. Kjo përbën një dyfishim në krahasim me vitin 2000, por që prej tre vjetësh shifrat kanë mbetur në vend. Kjo ka në rradhë të parë dy arsye, thotë Jan Merkel, Senior Consultant tek Simon-Kucher & Partners. Nga njëra anë vazhdon të sundojë një politikë konservatore e zënies së vendeve drejtuese, nga ana tjetër ekziston ende rreziku i barrierave gjuhësore: "Edhe pse në kryesi secili e njeh gjuhën angleze të menaxhimit, komunikimi me punojësit vështirësohet, kur ai nuk mund të flasë në gjuhën amtare", thotë Merkel.