1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Mundësi reale për gazifikimin e Ballkanit

Ndërtimi i gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline (TAP) ka hyrë në rrugën e realizimit të tij. Kompania gjermane E.ON Ruhr- Gaz dot ë ndërtojë në Shqipëri pjesën tokësore të të gazsjellësit.

Projekti i madh i transportit të gazit nga deti Kaspik në Evropën Perëndimore ka hyrë në rrugën e realizimit të tij. Pjesë e tij ështe edhe ndërtimi i gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline (TAP). Miratimi në fillim të këtij muaji nga Këshilli Kombëtar i Territorit të Shqipërisë i masterplanit të këtij projekti hapi rrugën ligjore për planifikimin e gjithë detajeve të ndërtimit nga konsorciumi TAP që përbëhet nga tri kompani aksionere: zvicerania AXPO me 42, 5 % të aksioneve, norvegjezia Shtatoil me 42,5 % dhe gjermania E.ON Ruhr- gas me 15% të aksioneve. Drejtuesi i zyrës rregullatore e menaxhuese për projektet dhe kontratat në Ministrinë e Ekonomisë dhe Energjisë, Prof.As.Dr. Stavri Dhima thotë për DW-në se në cilën fazë ndodhjet tani ky projekt.

Në foto, Stavri Dhima

Në foto, Stavri Dhima

“Projekti ndodhet në fazën e përgatitjes përfundimtare të pjesës teknike të gazsjellësit dhe anekseve të tij si stacionet e kompresorëve, të valvulave etj. Pas miratimit në fillim të këtij muaji të masterplanit nga Këshilli Kombëtar i Territorit projekti ka hyrë në fazën e zbatimit të tij. Ai do të fillojë vitin e ardhshëm me ndërtimin e rrugëve nga do të kalojë gazsjellësi. Ka rreth 110 km rrugë të reja që do të ndërtohen apo ristrukturohen. Do të happen rreth 209 km kanal ku do të shtrihet tubacionet në territorin shqiptar, në thellësi mbi 1 metër. Ka dhe 60 km tubacion që do të shtrihet në detin Adriatik, nga Shqipëria drejt Italisë. Projekti do të vazhdojë me ndërtimin e stacioneve të kompresorëve. Në vitin 2015 do të fillojë ndërtimi në pjesën detare që lidh Shqipërinë me Italinë dhe do të përfundojë në vitin 2020.” thotë Z. Dhima.

Kompania gjermane E.ON Ruhr- Gaz – ndërtuese e pjesës tokësore të gazsjellësit

Kompanitë aksionere në konsorciumin TAP kane marrë përsipër detyra specifike. Gjithë ndërtimet në pjesën tokësore prej 209 km në territorin e Shqipërisë do të kryhen nga kompania gjermane E.ON Ruhr- Gaz që ka një eksperiencë të jashtëzakonshme në këtë fushë dhe është e dyta për nga madhësia në shpërndarjen e gazit pas kompanisë ruse GAZPROM. Pjesa detare do të ndërtohet nga kompania norvegjeze Shtatoil që zotëron gjithe aktivitetin e gazit natyror ne Detin e Veriut. Investimi mendohet të jetë rreth 1, 5 miliardë dollarë thotë Stavri Dhima.  Sipas projektit gaszsjellësi TAP kalon në 3 qarqe, 38 bashki e komuna që ndodhen në Korçë, Berat dhe  Fier ku do të ketë shpronësime të tokave nga ku do të kalojë gszsjellësi.. 

“Do të ketë dy lloj shpronësimesh të tokave: të përkohshme dhe të përhershme ose private të TAP. Mendohet që në pjesën e ndërtimit kompania do të lidhë kontrata shërbimi me pronarë të tokave për marrjen e tyre me qera. Kurse atje kudo do të vendosen dy stacionet  e kompresorëve, një në Seman në dalje të gazsjellësit dhe një në hyrje, në Bilisht, në Korçë, do të kalojnë në pronësi të përhershme të kompanisë TAP. Është llogaritur që toka që do të kalojë  në pronësi të TAP do të jetë rreth 32 hektarë. Në pronësi  të TAP do të kalojnë edhe sipërfaqet ku do të vendosen stacionet e valvolave. Është parashikuar që në çdo 20 km të ketë një stacion valvole” shpjegon Stavri Dhima..

Përfitimet e Shqipërisë nga kalimi i gazsjellësit në territorin e saj

Në krye të tyre është mundësia që Shqipëria të ketë tregun e saj kombëtar të gazit. Por një përfitim imediat është hapja e vendeve të reja të punës.

“Është përllogaritur hapja e rreth 3 mijë vendeve të reja të punës në vit që në total arrijnë në 20 mijë vetë gjatë gjithë periudhë së ndërtimi të gazsjellësit. Në marrëveshjen e qeverisë së Shqipërisë me kompaninë TAP është parashikuar që kompania do të shpenzojë rreth 2 milion Euro për të specializuar ekspertët shqiptarë të fushave të ndryshme” shpjegon Stavri Dhima.

Krijimi i tregut rajonal të gazit

Ndër vendet e Ballkanit vetëm Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova nuk janë të lidhura me rrjetet europiane të furnizmit me gaz. Por ndërtimi i gazsjellësit TAP do të hapë perspektiva të reja edhe në këtë drejtim.“Mendohet të ndërtohet një gazsjellës tjetër i quajtur Ionian- Adriatic Pipelinë që do të lidhë pikën e daljes së TAP në Shqipëri me rrjetin e gazit të Kroacisë. Një tjetër projekt mund të jetë ai Shqipëri – Maqedoni - Kosovë- Serbi ose direkt Shqipëri- Kosovë - Serbi. Këto projekte potenciale mundësohen nga ndërtimi TAP dhe do të gazifikojnë rajonin,” thotë Stari Dhima.

Ndërkohë Shqipëria ofron edhe depozitat nëntokësotre të Gazit, pasi ka vendburime gazi të boshatisura dhe zonën kripore të Dumresë që teknologjikisht është shumë e përshtatshme përtë ndërtuar zgavra të thella nëntokësore për të depozituar gazin në periudhën e verës kur konsumi i tij është më i vogël dhe për ta përdorur në dimër përveç sasisë që vjen nga gazsjellësi. Në Shqipëri do të mbetet një sasi gazi prej 750 milionë metër kub që do të përdorej si lëndë djegëse për të prodhuar energji elektrike në TEC-et e Fierit e Vlorës, metalurgjisë dhe industrive të tjera.