1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Mozarti i shekullit të 19-të" - 2009 viti i Feliks Mendelson Bartoldit

VFB1 Janar 2009

2009 në fushën e muzikës shpallet si viti i Feliks Mendelson Bartoldit me rastin e 200 vjetorit të lindjes së kompozitorit të madh.

https://p.dw.com/p/GPmq
Kompozitori Feliks Mendelson BartoldiFotografi: AP

Bartoldi ((Feliks Mendelssohn Bartholdy), konsiderohej si Mozarti i shekullit të 19-të. Ai lindi në Hamburg më 3 shkurt 1809. I frymëzuar prej influencës së letërsisë, pikturës, muzikës dhe filozofisë Bartoldi më me insistim se çdo intelektual tjetër i kohës u vu në kërkim të gjetjes së rrugëdaljes nga dilema e artit të romantizmit. Duke drejtuar rivënien në skenë "Pasioni i Johanesit" të J.S. Bachut në Berlin në vitin 1829 Bartoldi themeloi edhe renesansën e shekullit të 19-të.

Si drejtues i orkestrës së Lajpcigut ai e shndërroi qytetin në një qendër të rëndësishme të kulturës evropiane. Aktivitetin e tij Bartoldi zgjeroi edhe në shumë qytete kryesore të Evropës si në Londër e Paris dhe në një sërë qytetesh të mëdha në Gjermani: në Berlin, Lajpcig, Frankfurt. Në vitin 1843 në Lajpcig ai ishte bashkëthemeluesi i konservatorit të parë të muzikës në Gjermani. Në të njëjtin vit ai u vlerësua edhe si qytetar nderi i Lajpcigut. Në vitin 1844 Bartoldi drejtoi gjashtë koncerte sinfonike në Londër dhe ekezekutoi premierën e veprës së tij "Endrra e një nate vere".

Krijimtaria muzikore e Feliks Mendelson Bartoldit i përfshin të gjitha zhanret e muzikës fetare dhe asaj instrumentale e popullore të kohës. Ai ka kompozuar Sinfoni, pjesë për piano, këngë, muzikë korale, kantata. Feliks Mendelson Bartoldi ndërroi jetë në Lajpcig më 4 nëntor 1847.