1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministri serb Jabllanoviq jo më pjesë e qeverisë së Kosovës

Bekim Shehu3 Shkurt 2015

Ministi serb për Komunitetet dhe Kthim në qeverinë e Kosovës nuk është më pjesë e qeverisë së Kosovës.

https://p.dw.com/p/1EVCf
Aleksandar Jablanovic
Fotografi: DW/B. Cani

Kryeministri Isa Mustafa bëri të ditur njoftimin në një konferencë të jashtzakonshme për media, duke mos saktësuar nëse e ka shkarkuar Aleksander Jabllanoviqin nga posti i ministrit, apo nese ai ka dhënë dorëheqjen pas pesionit publik dhe protestave të opozitës që kërkonin largimin e tij nga qeveria e Kosovës.

Mediat në Prishtinë shkruajnë se Ministri Jabllanoviq, ka thënë se “vendimi i kryeministrit, Mustafa për listën Serbe, është thellësisht dëshpërues”.

"Vendimi i kryeministrit është diçka të cilin ai e ka vendosur vetë për ne është i papranueshëm. Mendojmë se nuk është dashur t'u nënshtrohet presioneve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe partisë së zotit Ramush Haradinaj. Kryeministri e ka marrë vendimin që ka marrë. Për hapat e mëtejmë të Listës Serbe do të vendosim në ditët në vazhdim, pas konsultimeve brenda Listës", citohet të ketë thënë Aleksander Jabllanoviq.

Aleksandër Jabllanoviq, vjen nga lista “Serpsa”, e cila është pjesë e qeverisë së Kosovës dhe përfaqësohet me 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Pjesmarrja e përfaqësuesve të pakicës serbe në ekzekutivin e Kosovës është e përcaktuar me Kushtetutën e Kosovës.

Ministri për kthim dhe komunitete, në qeverinë e Kosovës Aleksandër Jablanoviq, nxiti reagime duke i quajtur “egërsira” protestuesit në Gjakovë, familjarë që kanë persona të zhdukur që nuk lejuan një vizitë të pelegrinëve serbë në një kishë ortodokse serbe në qytetin e Gjakovës. Deklarata e ministrit Jabllanoviq, çoi në protesta në disa qytete të Kosovës, të cilat kulmuan me protestat e dhunshme të javës së shkuar në Prishtinë, që lanë pas dhjetëra të lënduar dhe shumë dëme materiale.

Protest in Pristina Capital of Kosovo
Fotografi: DW

Shtyhen protestat

Për nesër e merkurë, ishte paralajmëruar një protestë e radhës nga lëvizja Vetëvendosje, mirëpo, përfaqësues të këtij subjekti politik, njoftuan në një konferencë për media se “protesta e paralajmëruar për të mërkurën nuk do të mbahet. Ajo është shtyrë për kohë të pacaktuar”.

Edhe partia tjetër opozitare Nisma për Kosovën që ishte pjesë e thirrjes për protesta në një njoftim për media bënë të ditur se të merkurën nuk do të protestohet në Prishtinë.

“Duke e pasur parasysh faktin se njëra nga kërkesat e protestës, që ishte largimi i ministrit Jabllanovic nga qeveria është plotësuar, konsiderojmë se qëllimi i protestës është arritur, prandaj sa i përket kësaj çështje nuk ka nevojë që më të dilet në protestë. Ndërsa sa i përket kërkesës së dytë, çështjës së Trepçës, presim që qeveria të reflektojë dhe ta sjellë ligjin sa më shpejt në parlament”, thuhet në njoftimin e Nismës për Kosovën.