1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

MH17: A është Ukraina fajtore për goditjen e avionit?

Roman Goncharenko18 Dhjetor 2014

Ukraina mund ta kishte evituar goditjen e avionit MH17, duke vendosur zonën e ndalimfluturimit, mendojnë të afërmit e viktimave gjermane të katastrofës. Ata i janë drejtuar Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

https://p.dw.com/p/1E6qi
MH17 Flugzeugabsturz Absturzstelle Ukraine Separatist 19.7.2014
Fotografi: Reuters

Ai që do të flasë me autoritet ukrainase për bashkfajësinë e Ukrainës për katastrofën e Boingut të Malajzisë verën e kaluar, has në heshtje të plotë. Autoritetet e sigurisë së fluturimeve thonë që t'i drejtohemi qeverisë, por ajo nuk do të përgjigjet. Ndërsa në zyrën e presidentit e injorojnë kërkesën tonë. Një bashkëpunëtor i sigurimit të fluturimeve heq dorë në momentin e fundit nga një intervistë e premtuar në kushte anonime.

Vetëm një person pranon të flasë. Volodymyr Hryhorezkij, ish-drejtor i shërbimeve të sigurisë së fluturimeve në Karkiv. "Në rastin e Boeingut të Malajzisë nuk ka dhe nuk mund të ketë fajësi të autoriteteve ukrainase", thotë ai për Deutsche Wellen. "Si ka mundur ta dinë autoritetet e sigurisë dhe qeveria se seperatistët janë furnizuar me armë për goditjen e avionëve në një lartësi kaq të madhe?", pyet ai dhe shton: "Ne nuk e kemi ditur."

Kritika të rënda ndaj Kievit

Elmar Giemulla mendon ndryshe. Profesori nga Berlini i ndihmon familjarët e katër viktimave gjermane, që gjetën vdekjen në MH17. Ata kanë ngritur padi në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg dhe kërkojnë një dëmshpërblim prej një milionë dollarë për secilën viktimë. "Në fillim kam paraqitur vetëm një ankesë, sepse doja të pres reagimet", thotë avokati për DW. Giemulla si ekspert ka këshilluar në vitet 1990-të edhe qeverinë ruse për të drejtat në hapsirën ajrore. "Vdekja është pasojë e mospërmbushjes së detyrimeve prej qeverisë ukrainase", thuhet në ankesën, të cilën e posedon edhe DW. "Përkundër detyrimit të saj logjir ajo nuk e ka bllokuar hapësirën ajrorore deri në lartësinë e fluturimit." Sipas tij Ukraina e ka bërë këtë "për të mos humbur miliona euro nga tarifat për të drejtën e përdorimit të hasirës ajrore ukrainase". Një vendim nëse ankesa do të pranohet prej Gjykatës, sipas Giemulla, mund të dalë pas gjashtë muajsh. Gjykata mund edhe ta refuzojë kërkesën, sepse - ashtu siç parashikohet - ajo nuk është paraqitur fillimit pranë gjykatave të vendit përkatës.

Flugabwehrraketensystem Buk
Sistemi i mbrojtjes kundërajrore "Buk"Fotografi: picture-alliance/dpa

Pesë muaj kanë kaluar, prej 17 korrikut, kur Boingu 777 i Malaysia Airlines, që fluturonte në linjën Amsterdam - Kuala Lumpur u godit mbi rajonin Donjeck. Në avion humbën jetën 298 vetë. Ukraina ka akuzuar seperatistët për goditjen e avionit, por edhe Rusinë e ka shpallur fajtore. "Avioni është goditur nga një raketë e sistemit të mbrojtjes kundërajore "Buk-M", që bashkë me ekipazhin vijnë nga Rusia", deklaroi presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, javën e kaluar në Australi. Rusia dhe seperatistët i kanë hedhur poshtë këto akuza. Në një raport të organeve holandeze të sigurisë thuhet se avioni është goditur nga shumë objekte të vogla.

Mundësia e vlerësimeve të gabuara

Pyetja pse një avion civil ka fluturuar mbi zonat e luftimeve u shtrua menjëherë pas katastrofës. Por është konstatuar si diçka e praktikuar edhe më parë, që avionët civilë kanë fluturuar mbi zonat e luftimeve si në Irak apo Afganistan. Organizatta ndërkombëtare të fluturimeve ajrore hedhin poshtë çdo lloj përgjegjësie: Sipas tyre është detyrë e shtetit përkatës për ta bllokuar hapësirën ajrore. Këtë e konfrimoi për DW edhe Autoriteti evropian i Mbikqyrjes së Hapësirës Ajrore, Eurocontrol.

Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, Eurocontrol ka sugjeruar që avionët të mos fluturojnë mbi këtë zonë. Disa shoqëri të fluturimeve e kanë ndryshuar itinerarin dhe nuk kalojnë mbi Krime apo lindje të Ukrainës. Por disa të tjera jo, për të kursyer kohë dhe para. Ato kanë bërë një vlerësim të gabuar të gjendjes. "Ukraina nuk është ndonjë zonë luftimesh, Krimeja po", citon Agjencia Reuters një zëdhënëse të linjës tajlandeze Thai Airways International. Juridikisht nuk ka luftë në Lindje të Ukrainës, sepse qeveria ukrainase flet për një "Operacion atni-terror".

Por avokati Giemulla dhe disa ekspertë të tjerë mendojnë se Kievi do të duhej t'i ndalonte fluturimet në këtë zonë. Më 14 korrik, pra 3 ditë para katastrofës së MH17, në Luhansk u godit një avion Antonov-26 në lartësinë 6500 metra. "Kjo mund të bëhej vetëm me sisteme të rënda raketore", thotë një ekspert nga Instituti për Studimet e Paqes në Stokholm (SIPRI). Seperatistët më parë ia kishin dalë të rrëzonin disa avionë luftarakë ukrainas, të cilët fluturonin më poshtë se avionët civilë.

Ukraina e kuptoi stadin e ri të gjendjes së krijuar. Ky incident ndodhi fare pranë kufirit me Rusinë, sa që Kievi fillimisht dyshoi ndaj Moskës e më pas ndaj separatistëve. Antnov-26 ishte "goditur nga një armë shumë më e fuqishme, që me gjasë ishte aktivizuar nga territori i Federatës Ruse", i komunikoi Valerij Heletej, askohe ministër i Mbrojtjes, presidentit ukrainas.

Pas goditjes së Antonovit, autoirtetet ukrainase e rritën zonën e sigurisë nga 7925 në 9750 metra. Avokati gjerman Giemulla pohon se kjo dëshmon që "autoritetet ukrainase e kanë qenë në dijeni për rrezikun". MH17 është goditur në lartësinë 10.060 metra. Ekpsertët perëndimorë si edhe profesori Sigmar Stadlmeier nga Universiteti në Linc të Austrisë mendojnë se zona e ndalimfluturimit do të kishte qenë mjet për evitimin e katastrofave të këtilla.

Momentet vendimtare para katastrofës

Disa vëzhgues spekulojnë me mundësinë që Ukraina i ka vlerësuar gabimisht apsketet teknike. Antonov-26 është një avion relativisht i ngadalshëm, me rreth 440 km/h. Ndërsa avionët modernë të pasagjerëve fluturojnë me shpejtësi dyfish më të lartë, që do të thotë se atyre u duhen pak minuta pë të kaluar zonën mbi Ukrainën lindore.

Ka shumë dëshmi që qeveria ukrainase ka qenë në dijeni edhe para katastrofës së MH17 për armët e reja që posedonin seperatistët. "Ne e kemi pasur informacione se në territorin e Ukrainës janë futur pajisje për goditjen e avionëve në një lartësi të madhe. Ndër këto sisteme ishte edhe 'Buk'", thotë Andriy Lysenko, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë, në një konferencë për shtyp në Kiev. Këto të dhëna i konfrimojnë edhe disa burime të tjera, ndër ta edhe një reporte ri agjencisë AP.

Sipas tyre, Ukraina ka pasur disa orë në dispozicion për të evituar katastrofën e MH17. Kuptohet sikur ta kishin vlerësuar me kohë rrezikun nga këto armë dhe të kishin reaguar më shpejtë.