1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Medikamenti ZMapp lufton virusin ebola

Gudrun Heise/Pandeli Pani1 Shtator 2014

Por nëse ZMapp mund të jetë po kaq i sukseshëm edhe tek njerëzit, ende nuk dihet.

https://p.dw.com/p/1D4VI
Fotografi: Fotolia

Edhe pesë ditë pas infektimit të majmunëve rezus me ebola, medikamenti ZMapp veproi. Ky është rezultati i një studimi kanadez. Majmunët kishin shfaqur shenja të forta të sëmundjes shkruajnë studiuesit në revistën britanike "Nature".

Ethet janë vetëm një simptomë e ebolas. Përveç kësaj, numri i qelizave të bardha të gjakut rritet, numri i trombociteve zvogëlohet. Shkaktohen gjakderdhje mukozale. Megjithatë, të gjitha këto simptoma ulen pas marrjes së ZMapp - majmunët mund të shërohen, shkruan Gary Kobinger dhe ekipi i tij i Entit të Shëndetit në Winnipeg të Kanadasë.

Isolierstation ist auch auf Ebola vorbereitet
Fotografi: picture-alliance/dpa

Por nëse ZMapp mund të jetë po kaq i sukseshëm edhe tek njerëzit ende nuk dihet. Deri tani ky mendikament ka qene i sukseshëm në trajtimin e dy amerikanëve, që ishin të infektuar me virusin ebola. Dy pacientë të tjerë që ishin infektuar me këtë virus, nuk mbijetuan edhe pse edhe ata u mjekuan me ZMapp.

Shumë pak rezerva

Për të trajtuar të infektuarit me ebola nevojiten sasi të mëdha të këtij medikamenti. Por rezervat janë gati duke mbaruar. Por prodhimi i ZMapp është i kushtueshëm, thotë Bernhard Fleischer nga Instituti i Mjekësisë Tropikale "Bernhard Nocht" në Hamburg. "Fjala është për antikorpe monoklonale kundër virusit ebola. Atë janë humanizuar dhe janë shumë të ngjashme me antikorpet e njeriut." Antikorpet janë përpunuar gjenetikisht dhe u janë transplantuar bimëve që t'i prodhojnë ato.

Këto antikorpe mund të depozitohen, por deri tani askush nuk kishte parashikuar me një përhapje të tillë të virusit ebola. Po ashtu është ende e paqartë nëse ZMapp do të lejohet të përdoret si medikament. OBSH-ja është shprehur pro përdorimit të ZMapp edhe pse ky ende nuk është lejuar të përdoret.