1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Marrёveshje nё Gjenevё pёr zgjidhjen e krizёs nё Ukrainё

vfb (dpa/reuter)17 Prill 2014

Nё Gjenevё pёfaqёsuesit e SHBA-sё, Rusisё, Ukrainёs dhe BE-sё ranё dakord pёr njё plan paqeje pёr Ukrainёn. Plani parashikon ndёr tё tjera ҫarmatimin e grupeve ilegale.

https://p.dw.com/p/1BkVT
Ukraine Krise Außenminister Gespräch 17.04.2014 Genf
Fotografi: Reuters

Ministri i Jashtёm rus,Sergej Lavrov tha, se parimisht duhet „tё ҫarmatosen tё gjitha formacionet ushtarake“. Gjithashtu duhet qё tё gjitha godinat e pushtuara tё lirohen dhe t’u kthehen pronarёve legjitimё. Nga ana tjetёr duhet tё jepet edhe amnisti.

Ukraine Krise Kerry und Lawrow in Genf 17.04.2014
Fotografi: Reuters

OSBE-ja duhet tё mbikqyrё zbatimin e marrёveshjes

Njё mision vёzhguesish i OSBE-sё duhet ta shoqёrojё dhe mbikqyrё zbatimin e marrёveshjes. Masat janё pjesё e njё plani kohor pёr zgjidhjen e krizёs sё Ukrainёs. Ministri i Jashtёm i SHBA-sё John Kerry e kёrcёnoi Rusinё me sanksione tё mёtejshme, nё rast se qeveria nё Moskё nuk u pёrmbahet pikave pёr tё cilat ёshtё rёnё dakord.