1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Maqedoni: Studentët kundër ndryshimeve në ligjin për arsimin e lartë

Fatos Musliu30 Dhjetor 2014

Me shumicë votash Parlamenti i Maqedonisë miratoi ndryshimet në ligjin për arsimin e lartë, duke mos i marrë parasysh protestat e profesorëve dhe studentëve.

https://p.dw.com/p/1EDBS
Studenten Demo in Skopje Mazedonien 10.12.2014
Fotografi: AFP/Getty Images/R. Atanasovski

Pavarësisht protstave nga ana e studentëve dhe pedgogvëve të Universitetit deputët ne Parlamentin e Shkupit me shumicë votash miratuan ndryshimet në ligjin për arsimin e lartrë. Ministri i Arsimit, Abdylaqim Ademi, thekson se projektiligji është hartuar në përputhje me vërejtjet e studentëve, të cilët sipas tij, kanë marrë pjesë në debatet publike të organizuara nga Ministria e Arsimit. “ Ndryshimi kryesor parashihet me vendosjen e provimit shtetëror, me të cilin do të sigurohet mekanizëm për ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë, mekanizëm që do të mundësojë që asnjë student të mos dalë nga procesi arsimor, pa nivel të mjaftueshëm njohurishë”, shprehet ministri Ademi.

Provimi shtetëror do të organizohet nga Bordi për Akreditim, anëtarët e të cilit do të zgjidhen nga universitetet shtetërore në Maqedoni. “Pyetjet për të cilat do të testohen studentët, do të jenë publike dhe paraprakisht të njohura. Qëllimi është që t'i motivojmë studentët të mësojnë”, vë në dukje më tej ministri i Arsimit.

Nëse studenti nuk arrin dy herë radhazi ta japë provimin shtetëor, atëherë paraqitjet pasuese të studentit do të pranohen kundrejt pagesës, e cila në varësi nga lloji i provimit mund të arrijë deri në shumën 200 euro.

Studenten Demo in Skopje Mazedonien 10.12.2014
Fotografi: AFP/Getty Images/R. Atanasovski

Profesorët kërkojnë debat të mirfilltë për ligjin

Ndryshimet në ligjin për arsimin e lartë kanë hasur në reagimet e shumta të studentëve dhe profesorëve. Si asnjëherë më parë në protestat e njëpasnjëshme , janë bashkuar si studentët po ashtu edhe profesorët shqiptarë dhe maqedonas. Dy universitetet shtetërore në Shkup dhe Tetovë, publikisht kanë dalë kundër ligjit, duke kërkuar që ai të tërhiqet nga procedura parlamentare. Ndërkohë që deputetët diskutonin për ndryshimet e ligjit në seancë parlamentare, përballë parlamentit mbahej ” Pleniumi i Hapur” i studentëve dhe profesorëve, në të cilin u theksuan pakënaqësitë e tyre nga reformat në arsimin e lartë. “Ne po diskutojmë dhe njëherësh po protestojmë nën qiell të hapur, për t'i vetëdijësuar të përzgjedhurit e popullit që të mos i miratojnë ndryshimet në ligjin për arsimin e lartë. Ne nuk arritëm të gjejmë mënyrë për të zhvilluar dialog të përshtatshëm dhe konstruktiv, sepse na u mbyllën të gjitha dyert e një dialogu të mirfilltë intelektual”, thotë pedagogia e universitetit Biliana Vankovska. Sipas saj, deklaratat e kryeministrit se profesorët frikësohen nga reformat, janë fyese dhe tentim që proferorët universitarë të vendosen në defensivë.

Në 7 vitet e fundit, ligji për arsim të lartë është ndryshuar 15 herë. Ky është fakt se qeveria nuk ka koncept për reformat në arsim, thotë pedagogia Gordana Silianovska“Për të ndërtuar koncept, duhet të keni diagnozë. Kjo qeveri nuk është e aftë të bëjë diagnostifikim. Ne përveç gjykatave vendase, do ta kundështojmë këtë ligj edhe në Gjykatën e Strazburgut, sepse është e patolerueshme të cënohet auotonomia e universiteteve”, shprehet Silianovska.

Profesori i sociologjisë Hasan Jashari, thotë se revolta e studentëve dhe profesorëve ndaj ndryshimit të ligjit për arsim të lartë, ku përfshihet testimi ekstern dy herë gjatë studimeve, ëshë sinjal i qartë për qeverinë se reformat nuk mund të bëhen duke demostruar forcë politike. “Reformat nuk bëhen jashtë universiteteve, pa pjesmarrjen e profesorëve dhe studentëve, sepse atëherë ngushtohet hapësira e lirisë akademike dhe autonomia e universiteteve. Për të pasur reforma të suksesshme, ato duhet të inicohen nga vetë profesorët, institucionet shkencore dhe studentët”, thekson Hasan Jashari.

Studenten Demo in Skopje Mazedonien 10.12.2014
Fotografi: AFP/Getty Images/R. Atanasovski

Studentët kërkojnë të dëgjohet zëri i tyre

Studentët ndihen të anashkaluar gjatë debatit publik në ligjin për arsim të lartë. “Presim që përfundimisht të dëgjohet zëri i studentëve dhe profesorëve, sepse mijëra student protestuan, profesorë të huaj dhe të vendit u prononcuan kundër reformës dhe ne meritojm që të dëgjohet zëri ynë” thotë studentja Elena Gerovska. “Pushteti nuk guxon ta politizojë arsimin dhe të shkelë çdo vlerë arsimore, të shkelë mbi dinjitetin e studentëve dhe profesorëve. Kjo Qeveri e ka dëshmuar edhe më herët se nuk ka kapacitet për të rritur cilësinë e arsimit. Ashtu siç dështuan me testimin në shkollat e mesme, ashtu do të dështojnë edhe në këtë testim”, shprehet Daim Luçi nga Unioni i studentëve shqiptar.

Pleniumi i profesorëve dhe i studentëve ka paralajmëruar edhe rezistencë kundër miratimit të ndryshimeve në ligjin për arsimin e lartë. “Ne në të ardhmen do të mendojmë të marrim edhe masa më radikale me bojkotim të mësimit apo formave të tjera që do të ndërrmarin profesorët e plenumit për të dalë nga kjo gjendje e vështirë”, thotë profesori universitar Avzi Mustafa.

Por megjithëse deputetët e shumicës i dhanë dritë të gjelbër ndryshimeve në ligjin për arsim të lartë, pas leximit të parë të tij, autoritetet thonë se të gjitha vërejtjet e palëve të interesuara mund të inkorporohen në këto ndryshime gjatë leximit të dytë të tij, përmes amendamenteve.