1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Maqedoni

dpa, rtr, afp (mck)14 Prill 2014

Të dielën (13.04) në Maqedoni u zhvilluan zgjedhjet presidenciale. Katër kandidatët për këtë post nuk arritën të marrin shumicën e nevojshme të votave. Më 27 prill në balotazh përballë do të jenë Ivanov dhe Pendarovski.

https://p.dw.com/p/1BhP6
Fotografi: picture-alliance/dpa

Presidenti i Maqedonisë në detyrë Djordje Ivanov pas numërimit të gati të gjitha fletëvotimeve ka arritur të fitojë bindshëm me rreth 52 % në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Këtë lajm e bëri të ditur Komisioni shtetëror zgjedhor në Shkup. Në vend të dytë është rradhitur kandidati i sicialdemokratëve opozitarë, Stevo Pendarovski. Ai arriti të fitojë gati 37 % të votave. Këta të dy do të përballen edhë një herë në balotazh pas dy javësh pasi nuk arritën kuaotën përfundimtare për këtë post. Dy kandidatët e tjerë për këtë post kanë fituar: Iljaz Halimi nga PDSH ka fituar 14.034 vota, ndërsa Zoran Popovski nga GROM-i 5.802 vota. Partia shqiptare në pushtet BDI nuk mori pjesë me kandidat të vetin në këto zgjedhje.

Sipas ligjit zgjedhor maqedonas një kandidati për postin e presidentit i duhen më shumë se 50 % të votave nga rreth 1,8 milionë qytetarët që kanë të drejtë vote, që do të thotë rreth 900.000 vota. Por duke pasur parasysh pjesëmarrjen e ulët në votime, konservatori Ivanov arriti vetëm rreth 450.000 vota të fitojë dhe për këtë arsye i duhet të përballet përsëri me 27 prill me rivalin tjetër socialdemokrat. Në këtë ditë do të zhvillohen edhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në vendin europiano juglindor.