1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mangësi në njohjen e tjetrit

Ute Hampelmann8 Prill 2008

Emra të ndryshëm, kultura e fe të ndryshme - klasat në Gjermani janë të larmishme nga kulturat. Por çfarë dinë nxënësit dhe mësuesit për njëri-tjetrin? Ekspertë të huaj zbulojnë deficite në njohjen e tjetrit

https://p.dw.com/p/DeAR
Shkolla Gëte- Mainc
Shkolla Gëte- MaincFotografi: picture-alliance / dpa/dpaweb

Maria Teresa Shaca është mësuese në Hamburg. Në shkollën fillore bilinguale gjermanisht e italisht fëmijët me prejardhje të ndryshme flasin italisht në dy lëndë,orën e vizatimit dhe lëndën e mësimit praktik. Maria Teresa një mësuese e re i ka përshtatur metodat e saj të mësimit situatës konkrete në shkollën e saj: fotografi, mimikë, çdo gjë mundësisht të kapshme për fëmijët, me qëllim që ata ta ndjekin. Por mësueses Shaca i mungon një metodikë e sistemit shkollor: "Nuk ka koncepte të qarta në Gjermani për këtë. Kjo është përshtypja që kam pas punës sime disavjeçare në shkollë."

Klasa gjermano - turke në Berlin
Klasa gjermano - turke në BerlinFotografi: dpa

Një pasiguri e tillë është tipike për mësuesit në shoqëritë migrante, të cilat gjithnjë e më shumë duhet të tregojnë vëmendje ndaj elementit multikulturor në shoqëritë e tyre. Anglia dhe Kanadaja duket që kanë ecur përpara në këtë drejtim. Në Angli për shembull ka kohë që lënda mësimore nuk është më e përqëndruar vetëm tek materia britanike.

Një gjë të tillë dëshiron Prof. Audry Osler nga Universiteti Leeds në Gjermani: "Kam mësuar në një debat të tillë diçka mbi sfidat e Gjermanisë dhe sa e vëshirë është në një strukture federale të vësh standarte komëbtare. Ajo q ëmë ka shokuar është se kontrata e Amsterdamit, e cila parasheh standarte evropiane për barazinë, në sistemin arsimor gjerman as nuk është aplikuar. Do të doja të dija, pse nuk është bërë një përshtatje e tillë."

Po qe se në klasë ka orë mësimi ku trajtohen proverbat gjermane dhe nxënësit me prejardhje tjetër as nuk arrijnë ta kapin përse bëhet fjalë, atëherë kjo ka të bëjë ndër të tjera edhe me padije, me boshllëqet në njohjen e kulturës së tjetrit. Shumë mësues druhen të flasin për kultura apo fe të tjera, sepse imazhi për veten nënkupton se mësuesi duhet t'i dijë të gjitha.

Ora e anglishtes në klasën e parë
Ora e anglishtes në klasën e parëFotografi: dpa zb

Por shpesh nuk është kështu siç tregon teologja Gerdien Jonker, e cila po përgatit lëndë mësimore për islamin: "Ata nuk ja kanë idenë se islami në Afrikë është ndryshe nga ai në vendet arabe, dhe se kur shkon Pakistan apo Indi prapë ke të bësh me dallime brenda kësaj feje. Nuk ua marr për të keq se dhe përvoja e tyre vjen nga vitet e fundit, ku mësuesit duhet të konfrontohet me nxënës e prindër myslimanë, e në raste konflikti nuk di si të sillet."

Nga frika mësuesit tërhiqen dhe përqëndrohen më shumë tek planet mësimore bazë dhe dija standarte që ofrojnë librat shkollorë, duke lënë kështu mbrapa një temë të rëndësishme atë të mësimit ndërkulturor.