1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mallkimi i një euroje të dobët

Ulrich Klaus22 Mars 2015

Politika liberale financiare e BQE-së po dobëson euron duke i dhënë hov eksportit. Nga ana tjetër inflacioni po rritet për shkak të importeve të shtrenjtuara. Të dyja – efekte të mirëpritura, por me rrezik të lartë.

https://p.dw.com/p/1Ev44
Symbolbild - EZB
Fotografi: Getty Images/A. Dedert

Euroja po humb rëndësinë si valutë pagese për eksportuesit gjermanë. Sipas të dhënave të Institutit Gjerman të Statistikave në vitin 2014 vetëm për 62% të bizneseve jashtë BE-së u përdor euroja si valutë. Që nga viti 2010 tendenca është në ulje. Gjithnjë e më shpesh bota e biznesit po dollarin, këtë e tregon edhe një statistikë tjetër: Në vitin e kaluar u llogaritën me dollarin amerikan më shumë se 26% e eksporteve jashtë BE-së, në vitin 2013 kjo shifër ishte 23%.

Euroja ka vështirësi në tregje

„Tendenca e rënies në livrimet me euro të bizneseve në botë tregon se disa partnerë tregtarë e kanë vështirë të pranojnë euron“, shpjegon kreu i tregtisë së jashtme të Dhomës Gjermanë të Tregtisë dhe Industrisë, (DIHK), Volker Treier për Deutsche Wellen. „Pasiguria për zhvillimin ekonomik të Europës është arsyeja qendrore për rënien e besimit tek euro si valutë.“

Volker Treier DIHK
Volker Treier nga Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe IndustrisëFotografi: DIHK

Në fund të fundit një valutë është aq e fortë sa ekonomia pas saj, Në këtë pikë Europa ndodhet në udhëkryq, sepse madje „edhe ekonomi me peshë si Franca dhe Italia nuk e kanë marrë ende kthesën e duhur në drejtim të reformave strukturore“, sipas Treier. Prandaj edhe Banka Qendroe Europiane, BQE reagon me një politikë më ekspansive financiare, në një kohë që SHBA po përgatit ngadalë daljen nga epoka e normave të ulta të interesit. „Të gjithë këta faktorë e bëjnë dollarin amerikan për partnerët tanë tregtarë më atraktivë se euron. Krahas gjithë këtyre vjen edhe pjesa teatrale me temë Greqinë.

Rritet nevoja për sigurimin e kurseve të këmbimit

Gregor Wolf nga Shoqata Gjermane për Tregtinë e Jashtme, BGA thotë se euro e dobët nxjerr në pah aspekte të tjera negative për eksportuesit për shkak të një politike liberale aktuale. „Nevoja për instrumenta që sigurojnë kurset e këmbimit rritet. Për shkak të rënies së menjëhershme të euros, disa firma që ishin të papërgatitura duhet të përtypnin humbje të konsiderueshme. Në të njëjtën kohë rritet edhe vetësiguria e partnerëve në vendet në ekspansion, prandaj do të jetë më e vështirë t'i bindësh ata për të bërë marrëveshje me euron.“

Deutschland Bundesverband Großhandel Gregor Wolf
Eksperti Gregor WolfFotografi: DW

Volker Treier nga DIHK nuk do që të shihet si një pessimist i pashpresë. „Për ta thënë qartë, ekonomia gjermane nxjerr përfitime të mëdha nga unioni financiar. Për momentin euroja e dobët është madje një shtyllë mbështetëse e fortë për eksportet dhe koniunkturën.“

Koniunktura dhe eksportet përjetojnë një pranverë të shkurtër

Por kjo është njëra anë e medaljes. Treier paralajmëron eksportuesit. Ata nuk duhet të flenë mbi dafina për shkak të dobësisë së euros dhe lenë mënjanë shqyrtimin e vazhdueshëm të aftësisë për konkurrencë. „Sepse kështu një produkt nuk bëhet më i mirë dhe proceset në prodhim nuk bëhen vetiu më eficiente. Lëkundjet në kurset e këmbimit u kushtojnë firmave planifikime afatgjata dhe kosto të larta në mbrojtjen nga efektet e kursit. Në sondazhet e zhvilluara nga DIHK madje po rritet perceptimi i kursit të këmbimit si rrezik për biznesin. „Po qe se zhvillojmë bizneset gjithnjë e më shumë në dollarë, atëherë edhe pasojat e lëkundjeve në kurset e këmbimit do të ndjehen direkt në bilancet e firmave eksportuese“.

Eksperti Gregor Wolf duke kthyer vështrimin pas në kohën para krizës së borxheve kujton „se euroja ndodhej në rrugën më të mirë të kthehej në një valutë zëvendësuese për dollarin.“ Por kush ka pak vendosmëri për të bërë hapat e duhur të daljes nga kriza, si europianët, dhe madje vepron kështu edhe me valutën e vet, nuk ka pse të habitet për humbjen e besimit dhe mospranueshmërinë.“ Çmimi për këtë janë kosto të larta transaksionesh dhe një efekt rëndues për importet – për konsumatorët dhe firmat.