Kursi Deutsch – warum nicht? tregon në katër pjesë historinë e studentit të gazetarisë Andrea dhe të shoqërueses së tij të padukshme Eksa. Shoqërojini të dy në aventurat që përjetojnë dhe mësojeni si duke luajtur gjuhën gjermane! Çdo pjesë ofron 26 mësime me dialogë, ushtrime dhe skeda dëgjimi (audio) për t’i shkarkuar në kompjuterin tuaj. E veçantë e këtij kursi është shpjegimi i gramatikës gjermane në gjuhën shqipe. Krahas kësaj, përshtatësi dhe përkthyesi i kursit në gjuhën shqipe, Auron Dodi ka integruar në gramatikën në libër si dhe në pjesën për dëgjim, sa herë ka qenë e mundur, edhe veçori gramatikore të shqipes. Kursi u përgjigjet shkallëve A1 deri B1 të Kornizës Evropiane të Referencës; ai u drejtohet fillestarëve dhe të përparuarve. Deutsch – warum nicht? është një bashkëprodhim i Deutsche Welle-s dhe Institutit Gëte.
Shfrytëzojini ofertat tona në audio për orët e mësimit ose rrugës, për të mësuar në mënyrë autodidakte. Abonojini këtu të gjitha pjesët e Deutsch – warum nicht? !