1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kobani para rënies

Rainer Hermann 9 Tetor 2014

Qyteti kurd Kobani gjendet para rënies. Megjithatë Turqia është ende duke pritur dhe në këtë mënyrë po zhvillon një lojë të rrezikshme.

https://p.dw.com/p/1DSHT
Fotografi: Getty Images/Afp/Aris Messinis

Turqia luan kundrejt enklavave kurde në Siri një lojë e rrezikshme. Për shkak se ajo pozicionohet kundër aleatëve të saj në NATO dhe kërcënon paqen. Por Erdogani dhe kryeministri i tij Davutoglu vazhdojnë të ngulin këmbë tek prioritetet e tyre, që të kontrollojnë fillimisht zonën kurde në të dy anët e kufirit para se Turqia t'i bashkohet luftës kundër "Shtetit Islamik". Konkretisht Turqia këmbëngul për një zonë neutralizuese - një si kamp të madh refugjatësh dhe si bazë për opozitën siriane. Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë zonën e ndalim-fluturimit, që kërkon Turqia për këtë zonë neutralizuese. Ankaraja beson megjithatë ende, se me qëndrimin e saj pritës mund ta detyrojë Uashingtonin të bierë dakord për këtë në këmbim të një ndërhyrjeje në Kobani - dhe që të çimentojë kështu kontrollin turk mbi rajonet kurdë.

Turqia me sa duket po prishet me të gjithë. Ankaraja nuk dëshiron të pranojë se prioritetet në Uashington janë zhvendosur dhe qëllimi kryesor nuk është më përmbysja e Asadit. Ankaraja gjithashtu po i bën kurdët armiq të saj. Protestat e së martës në mbarë vendin janë një test paraprak për konfliktet e ardhshme. Me të drejtë kurdët turq thonë se partneri i tyre nuk mund të jetë dikush, i cili (të paktën në mënyrë indirekte) mbështet "Shtetit Islamik" dhe i le kurdët sirianë në baltë.

Rainer Hermann
Rainer HermannFotografi: picture-alliance/dpa

Erdogani tha në fillim të karrierës së tij se donte të korrigjonte gabimin e lindjes së Republikës dhe t'i jepte fund diskriminimit kundër kurdëve. Por Turqia e Erdoganit e ka humbur me politikën e saj të jashtme ndikimin që pati në fillim në botën arabe, tani kërcënon dështimi i pajtimit premtues të iniciuar me kurdët. Erdogani po hap humnera të tjera. Për shkak se është një iluzion të besohet, që terrori i "Shtetit Islamik" do të ndalet para kufirit me Turqinë. Edhe Pakistani e kishte besuar një gjë të tillë, kur kishte mbështetur talebanët në Afganistan. Terroristët do të rekrutojnë ndër refugjatët sirianë luftëtarë, dhe ata do ta mbartin konflikti sektar mes ekstremistëve sunitë dhe alevitëve shiitë (në Siri janë alavitët) në Turqi. Por në vend që të veprojë për ta parandaluar këtë, Turqia vazhdon të presë - dhe të shtrojë me mendjemadhësi kërkesa ndaj Amerikës.