1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Liria e medias dhe liria e fjalës hapa prapa në Shqipëri

Ani Ruci17 Janar 2013

BE i premton Shqipërisë mbështetje politike dhe financiare për arritjen e standardeve europiane në fushën e lirisë së medias.

https://p.dw.com/p/17M4S
Zeitungen 3.jpg Sehr geehte Frau Diana Hodali, hiermit möchte ich die Rechte für die Bilder an die Deutsche Welle übertragen. Alle Bilder sind von mir, Aida Cama, Deutsche Welle, Albanische Redaktion. am Februar 2007 gemacht. Grüsse, Aida Cama
Diverse Zeitungen, AlbanienFotografi: DW / Aida Cama

20 vjet pas pluralizmit politik dhe vendosjes së demokracisë, situata në Shqipëri për lirinë e medias dhe lirinë e fjalës është shqetësuese. Ajo tregon hapa pas duke mos luajtur kështu rolin e vet në plotësimin e një kushti themelor për integrimin europian të Shqipërisë, si është liria e shprehjes. Në raportin e fundit të Freedom House, Shqipëria ka rënë në vend të 107 nga vendi 102 lidhur me lirinë e medias, në atë të Reporterëve pa Kufij, Shqipëria renditet 16 vende më poshtë se një vit më parë kurse IREX në raportin e fundit është mjaft kritik lidhur me lirine e shprehjes. Në të njëjtat përfundime arritën edhe rreth 200 profesionistë të medias në Shqipëri, ekspertë europianë, përfaqëues të Komisionit Europian në konferencën e zhvilluar të mërkurën ( 16.01.2013) në Tiranë me temë: "Liria e medias në Shqipëri dhe integrimi në Bashkimin Europian" organizuar nga Delegacion i BE-së dhe Ministria e Integrimit Europian.

View from the copnference: Media Freedom and the European Integration of Albania" held in Tirana yesterday, organized by EU. Author: Ani Ruci, shot on January 16th, Tirana Ani Ruci DW correspondent.
Fotografi: DW/A. Ruci

Liria e medias në vendet aspirante për anëtarësim në BE

Ndryshe nga zgjerimet e mëparshme të BE kur në fokus ishin çështjet e administrimit të shtypit në valën e tanishme të zgjerimit me vende potenciale për anëtarësim si Shqipëria, shqetësim i BE është liria e medias dhe liria e fjalës. Ambasadori i Delegacionittë BE në Shqipëri, Ettore Sequi argumentoi arësyet e kësaj përqasjeje dhe rolit të medias në prosecet integruese. "Liria e medias dhe liria e fjalës zënë vend të rëndësishënm në kriterin politik të Kopenhagës për anëtarësim në BE dhe më pas për standardet e BE-së. Garantimi i lirisë së shprehjes është aq fondamental për Shqipërinë për të pasur një demokraci solide dhe të drejtë, sa edhe garantimi i së drejtës për një gjykim të lirë dhe të drejtë, të drejtës së pronësisë, të drejtës për përfaqësim të lirë dhe të ndershëm. Liria e shprehjes dhe pluralizmi i medias janë në zemër të vlerave të BE-së, kështu duhet të jetë edhe për vendet kandidate dhe kandidate potenciale si Shqipëria. BE angazhohet të mbështesë politikisht dhe financiarisht Shqipërinë për arritjen e standarteve europiane në këtë drejtim", theksoi në këtë konferencë ambasadori Sequi

Aryset e hapave pas në lirinë e medias në Shqipëri

Mbështetja politike dhe financiare e BE-së i premtohet Shqipërisë në një moment kur edhe pse media mbetet një nga arritjet më madhore të demokracisë ajo nuk po luan rolin e saj si shtyllë e demokracisë. "Në Shqipëri nuk ka një treg të medias por një skenë të mediave që karakterizohet nga paradokse. Kështu, Shqipëria ka numrin më të madh të gazetave të përditshme në Europë për frymë të popullsisë por numrin më të vogël të kopjeve të shitura. Ka një media kombëtare të fuqishme por ka institucione bipartizane dhe jo të paanshme, ka një gjuhë të urrejtjes dhe liria e shprehjes kuptohet shpesh si licencë për gjuetinë e kundërshtarëve politike. Për fat të keq procesi i integrimit europian të Shqipërisë nuk ka sjellë dryshime pozitive dhe progres liudhur me lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes", thotë Remzi Lani, Drejtor i Institutit Shqiptar të Medias në Tiranë.

Zeitungen.jpg Sehr geehte Frau Diana Hodali, hiermit möchte ich die Rechte für die Bilder an die Deutsche Welle übertragen. Alle Bilder sind von mir, Aida Cama, Deutsche Welle, Albanische Redaktion. am Februar 2007 gemacht. Grüsse, Aida Cama
Paradoski - Shqipëria me numrin më të madh të gazetave në Europë për frymë të popullsisë, por numrin më të vogël të kopjeve të shituraFotografi: DW / Aida Cama

Por Majlina Bregu, Ministre e Integrimit Europina të Shqipërisë mendon ndryshe: "Shqipëria ka bërë progres në forcimin e lirisë së medias nëpërmjet ndryshimeve në kuadrin ligjor lidhur me shpifjen dhe moratoriumit për procedimet kundër gazetarëve", mendon ministrja Bregu.

Edhe Valentina Leskaj, kryetare e komisionit parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e informimit vlerëson ndryshimet në kuadrin ligjor. "Ndryshimet e fundit në Kodin penal dhe atë civil për veprën e shpifjes, heqja e dënimit me burg dhe ulja e kufijve të gjobës, janë një hap tjetër i rëndësishëm për lirinë e shprehjes", vëren Leskaj.

Por ndryshimet ligjore, sipas Leskaj, janë të pamjaftueshme për të arritur standartet europianë lidhur me lirinë e medias dhe të fjalës. Ajo thotë për DW se "politika e ditës cënon lirinë e medias, kërcënimi ekonomik i gazetarëve apo mungesa e konkurrencës së ndershme përmes procesit klientelist të licensimit dhe gjobave selektive, funksionimi i enteve rregullatore mediatike te tilla si KKRT( Këshilli kombëtar i Radio dhe Televizioneve) jo në mënyrë të pavarur si parashikon ligji, shndërrim i ekranit të operatorrit publik RTSH nga ekran i publikut në ekran të pushtetit."

Aidan White, Director of the Network for the Ethical Journalism, based in Brussels. Author: Ani Ruci, shot on January 16th, Tirana Ani Ruci DW correspondent.
Aidan White, drejtor i Rrjetit të Gazetarisë Etike, me qëndër në BrukselFotografi: DW/A. Ruci

Nga duhet filluar ndryshimi?

Çfarë kërkon BE aktualisht nga Shqipëria lidhur me lirinë e medias dhe lirinë e fjalës? Aidan White, drejtor i Rrjetit të Gazetarisë Etike, me qëndër në Bruksel, thotë për DW: "Nga vende si Shqipëria, potenciale për anëtarësim, BE pret të demostrojë se është e zotuar ndaj lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes. Kjo do të thotë të zbatojë ligjet, të përqafojë vlerat universale dhe standardet europiane të lirisë së medias. Gazetarët duhet të kenë një kod qëndrimi të përbashkët etik, të jenë të hapur dhe transparentë ndaj çështjeve të pronësisë së medias dhe ndarjeve politike. Gazetarët nuk duhet të presin që lirinë e shprehjes t'ua japë shteti pasi ajo është thelbi i profesionit të gazetarit. Në Shqipëri media duhet të heqë dorë nga 'të qenit e blerë', prej elitave politike me qëllim manipulimin e medias për ndikim politik", thotë Aidan White.

Andris Kesteris, Këshilltar Kryesor për Shoqërinë Civile dhe Median në Komisionin Evropian mendon se "në kontekstin e integrimit në Bashkimin Evropian, Shqipëria zotëron potenciale për të pasur një bilanc pozitiv lidhur me lirinë e medias dhe lirinë e fjalës."