1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ligjet e SHBA nuk mbrojnë informatorët

Kimball, Spencer/Amarildo Topi31 Janar 2014

Shtëpia e Bardhë thotë se Edward Snowden duhet të kishte raportuar për shqetësimet e tij për NSA, dhe jo t’i çonte ato në media. Sa janë të mbrojtur në të vërtetë whistleblowers?

https://p.dw.com/p/1Azme
Fotografi: picture alliance / landov

Rreth tetë muaj pasi Edward Snowden-i dha shtypit informacione të klasifikuara për veprimet e NSA, Presdenti Obama dha një urdhër për zgjerimin e mbrojtjes së agjentëve të shërbimeve inteligjente që nxjerrin informacione të klasifikuara.

Në janar gjatë fjalimit të tij për reformimin e NSA, Presidenti Obama tha se nuk donte të gjykonte vendimet dhe veprimet e Snowden. Por 5 muaj më vonë, Komandanti i Forcave Ushtarake të SHBA, bëri të qartë se nuk e shihte 30 vjeçarin si patriot apo si informator, duke thënë se ai dështoi të përdorte kanalet zyrtare, për të shprehur shqetësimet e tij për përgjimet e NSA-së.

Por Snowden tha se mbrojtja që siguroi Presidenti Obama për punonjësit e shërbimeve sekrete që nxjerrin informacione, nuk përfshin kontraktorët jo qeveritarë. Përpara se ai të largohej nga SHBA, Snowden ishte punonjës i kompanisë Booz Allen Hamilton, që ishte kontraktuar nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë.

USA Präsident Barack Obama vor Präsidentenlogo
Fotografi: AP

"Nëse unë do të raportoja në Kongres për këto programe anti kushtetuese, mund të më kishin dënuar", tha Snowden gjatë një konference online, të enjten e shkuar.

Sa të mbrojtur janë whistleblowers?

Për vite me radhë ish agjentët që kishin braktisur punën duke dorëzuar edhe dokumente sekrete në shtyp, të ashtuquajturit whistleblowers, nuk kishin asnjë mbrojtje ligjore. Akti i Mbrjotjes së Whistleblower i vitit 1989 mbulonte qeverinë federale, por përjashtonte shërbimet informative.

Në përpjekjte për të plotësuar këtë vakum ligjor, Kongresi përfshiu edhe Whistleblower-at nga komuniteti i shërbimeve informative një dekadë më vonë. Ligji përfshinte punonjës dhe kontraktorë të CIA-s, NSA-së, DIA-s (Agjencia e Informative e Mbrojtjes) dhe NIMA-s (Agjencia Kombëtare e Imazheve dhe Hartave).

Snowden Unterstützer in Berlin 04.07.2013
Fotografi: picture-alliance/dpa

Por sipas Thomas Drake, akti në të vërtetë ka dështuar në mbrojtjen të whistleblowers. Drake është një ish drejtues i lartë në NSA, i cili nxorri informacione për dështimin e programit të përgjimit të quajtur Trailblazer. Ai pëdori ato që qeveria quan ‘kanalet e duhura' për të shprehur shqetësimet e tij për kostot e programit dhe shkeljen e privatësisë.

"Unë nuk trajtova keq nga kanalet e duhura. Më cilësuan si shkaktar problemesh", thotë Drake për DW. Në përgjige të kësaj NSA gjeti mëyrën për të ndryshuar punën e tij dhe të ulte përgjegjësitë. Më pas seksioni ku ai punonte u riorganizua dhe ai u la vetëm më një ‘titull në letër'. Në 2008 Drake dha dorëheqjen nga Agjencia.

"Në atë akt nuk ka asgjë që të mbron. Unë nuk mund të shkoj në Gjykatë për tu mbrotjur", tha ai. Drake bëri publike informacionet e tij tek gazeta Baltimore Sun Newspaper, pas kuptoi se komunimi tek ‘kanalet e duhur' nuk kishte funksionuar. Qeveria Federale e akuzoi atë për spiunazh ndaj SHBA-së pasi kishte marrë ilegalisht dokumente. Në përfundim të seancave gjyqësore qeveria tërhoqi akzuat dhe në këmbim Drake pranoi të shpallej i fajshëm për keqpërdorimin e një kompjuteri të NSA. Ai u dënua me një vit liri me kusht dhe 240 orë punë në komuitet.

Detyrime ligjore dhe morale

Mark Zaid, avokat në Uashington, përfaqëson komunitetin e whistleblowers. Zaid nuk përdor ligjin për mbrojtjen e whistleblower-ave kur përfaqëson klientët e tij, duke e quajtur të ‘papaërshtashëm'. Direktivat e presidencës së Obamës nuk garantojnë mbrotje për whistleblowers. Parashikon vetëm një mbrojtje në rast se provohet se kanë vuajtur nga presioni.

Sidoqoftë thotë Zaid, Edward Snowden kishte detyrim ligjor të përdorte kanalnet e duhuara, edhe pse nuk kishte mbrojtjen e duhur. "Ai ka detyrim ligjor të bëjë një gjë të tillë dhe unë mendoj se ai ka edhe detyrim moral për të bërë atë gjë. Të paktën të përpiqej të punonte me sistemin, përpara se të ndërrmerrte hapin e fundit të jepte informacionin tek palët e tjera pa autorizim", tha Zaid DW.

Por sipas whistleblower-it të NSA, Thomas Drake, sistemi ka qenë i korruptuar nga brenda dhe i ka dekurajuar njerëzit të ngrenë zërin. "Zinxhirët e raportimit brenda tyre shërbëjne për të mbrojtur sistemin nga ekspozimi i jashtëm. Veçanërisht kur shohin se çfarë ka ndodhur me një person si mua, ata vendosin të mos flasin dhe të mos raportojnë problemet, edhe pse i dinë shumë mirë ato", thotë Drake.