1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çfarë fshihet pas diskutimit për Grexit?

Christoph Hasselbach6 Janar 2015

Premtime të mëdha elektorale dhe kërcënime të ashpra: Debati për një dalje të mundshme të Greqisë nga Eurozona ndonëse është i ashpër, ai është vetëm një betejë fiktive. Tek e fundit askush nuk e do një "Grexit".

https://p.dw.com/p/1EFnE
Eurokrise Eurozone Symbolbild
Fotografi: dapd

Të njëjtën gjë e kemi pëjetuar një herë. Edhe në zgjedhjet parlamentare në 2012 kërcënonte një fitore e aleancës së majtë Syriza të drejtuar nga Alexis Tsipras. Edhe atëherë Tsipras kërkoi t'i jepej fund politikës së kursimeve duke hasur kësisoj në miratimin në masë të popullsisë. Por në luftën elektorale kryetarë shtetesh e qeverishë nga bota e jashtme me pikëpamje të ndryshme si kancelarja kristiandemokrate gjermane Angela Merkel, presidenti socialist i Francës François Hollande dhe kryeministri i athershëm i paparti në Itali Mario Monti nuk u kursyen ta mbështesnin politikisht konservatorin Antonis Samaras.

Edhe atëherë ata paralajëmruan, se një fitore e të majtëve mund të çonte në daljen e Greqisë nga unioni monetar. Se sa efekt pati ky kërcënim, kuptohet që është e vështirë të thuhet. Asokohe si edhe sot ky kërcënim mund të ketë pasur efekt, por edhe mund t'i ketë nxitur njerëzit për të kundërtën. Sidoqoftë në 2012 aleanca e majtë Syriza ndonëse pati rritje të fuqishme votash, ajo doli forca e dytë. Ndërsa Antonis Samaras mundi të krijojë qeverinë dhe kushtet për kursimet dhe reformat të vendosura prej donatorëve ndërkombëtarë mbetën në fuqi.

Eurozona është e përgatitur

Edhe sot sërish politika e konsolidimit vihet në pikëpyetje. Në bazë të sondazheve Syriza mund të dalë partia më fortë. Dallimi me dy vjet më parë është, se unioni monetar në tërësi nuk rrezikohet më. Nëse Greqia vërtetë largohet nga Eurozona dhe kthehet tek Dhrahmia, atëherë kjo nuk do të kishte efektin domino nga njëri shtet i zhytur në borxhe tek tjetri. Për t'u mbrojtur prej një efekti të tillë ndërkohë BE-ja është e përgatitur me një paketë masash, siç është p.sh. unioni bankar.

Ndaj vetëm për këtë arsye sot politikanët europianë mund të flasin relativisht të qetë për një dalje të mundshme të Greqisë nga zona e Euros - ndërkohë që qeveria gjermane në kulmin e krizës përgjatë vitit 2010 i konsideronte si pa alternativë paketat e ndihmës. Por në rast të një daljeje nga Eurozona - apo të një përjashtimi - kreditorët duhet t'i harrojnë kreditë e tyre, gjë që në fakt askush nuk e dëshiron. Ndaj ka shumë arsye për t'i dhënë të drejtë pretendimit të Tsipras, se ata që kërcënojnë me sinjale të tilla duan në radhë të parë të influencojnë zgjedhësit grekë.

Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble (CDU) në fund të vitit të kaluar tha, se nëse Greqia e ndërpret kursin e reformave "do të jetë shumë e vështirë". Zëvendëskancelari dhe ministri i Ekonomisë Sigmar Gabriel (SPD) ndonëse thekson për gazetën "Hannoversche Allgemeine Zeitung", se Greqia duhet të qëndrojë në Eurozonë, shton më tej, se "ne nuk lejojmë të na bëjnë presion". Eshtë interesante, që kryesia e grupit parlamentar të socialistëve në Parlamentin Europian e sheh krejt ndryshe nga socialdemokrati gjerman Sigmar Gabriel çështjen. Kryetari i grupit parlamentar Gianni Pittella mendon: "Një dalje nga Eurozona nuk është opcion. Antarësia e Greqisë në zonën e Euros është e pakthyeshme." Në këtë kontekst dalin në pah dallimet kombëtare. Edhe Komisioni i BE-së e cilëson "të pakthyeshme" antarësinë e Greqisë në klubin e Euros.

Ndërsa për kryetarin e partisë AfD (Alternativa për Gjermaninë), që është kundër monedhës së përbashkët, Bernd Lucke, dalja do të ishte "një zgjidhje e mirë për Greqinë dhe për Eurozonën". Mjaft i rafinuar është kësaj radhe qëndrimi i presidentit të Francës, François Hollande, i cili gjithmonë ka qenë kundër politikës europiane të konsolidimit. Në stacionin France Inter ai i tërheq vëmendjen Greqisë për detyrimet që ka marrë përsipër dhe që duhet t'i respektojë. Njëkohësisht ai tha në dukje neutral lidhur me një dalje të mundshme nga zona e Euros se: "Grekët vendosin vet të lirë për fatin e tyre." Një ndërhyrje kjo e shprehur si zemëregjerësi.

Nuk ka trajtim të veçantë

Por sa gjasa ka për një dalje nga unioni monetar? A do ta nxirrte vërtetë nga Eurozona Greqinë një kryeministër Tsipras? Sidoqoftë ky nuk është qëllimi i tij. Në marrëveshjet e BE-së nuk parashikohet një dalje e mundshme nga Eurzona, por vetëm një dalje e plotë nga unioni. Por këtë Tsipras nuk e do. Ajo që ai do në fakt është vazhdimi i ndihmave financiare pa kushte për kursime.

Alexis Tsipras, Syriza
Alexis Tsipras, SyrizaFotografi: AFP/Getty Images

Dhënien e kredive pa kushte natyrisht që nuk mund ta pranojnë huadhënësit. Kjo s'mund të jusitifkohej as tek taksapaguesit dhe as nuk mund t'u shpjegohej kandidatëve të tjerë për ndihma financiare, të cilët i kanë përmbushur me zell dhe vazhdojnë t'i përmbushin detyrimet. Nëse do të bëhej një lëshim i tillë për Greqinë edhe vendet e tjera do të kërkonin të njëjtën gjë.

Në një farë mënyre do të gjendet gjuha e përbashkët

Antonis Tsipras përgjatë debatit të fundit është frenuar disi. Ai në fillim shprehej se do t'u japë fund në mënyrë të njëanshme kushteve, ndërsa tani ai thotë se do të "negociojë" me donatorët dhe do të ndërmarrë hapa të mëvetsishëm vetëm "nëse do të na detyrojnë për këtë". Kësisoj ai në sytë e elektoratit grek do t'i paraqesë huadhënësit si problem.

Më e mundshme duket se në rast të një fitoreje të Syrizas huadhënësit sërish do t'i garantojnë kushte më të favorshme shlyerjeje Greqisë - si p.sh. shtyrje afatesh. Këtë e ka përmendur në intervistë për revistën "Der Spiegel" edhe ish-komisari i BE-së për Monedhën e Përbashkët Olli Rehn.

Një hap i tillë megjithatë do të arrihet vetëm pas negociatash të vështira - të paktën në dukje të tilla. Edhe pse kjo nuk do të ishte hera e parë që ndodh kështu. Në këtë mënyrë të gjitha palët do të ruanin ftytyrën. Tsipras mund t'u thotë zgjedhësve të tyre, se ai ka arritur diçka për ta, ndërsa huadhënësit mund të pretendojnë, se kushtet themelore nuk janë prekur. Sepse të gjithë se bashku kanë të njëjtin interes, që ta mbrojnë unionin monetar prej turbullirave qoftë politike apo dhe financiare.