1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lammert deputetëve shqiptarë: Duhen bërë ndryshimet, përmes reformash të mëdha dhe fondamentale

Ani Ruci, Tiranë12 Maj 2008

Fjalimi i Presidentit të Bundestag-ut gjerman, Norbert Lammert para parlamentit në Tiranë.

https://p.dw.com/p/DyfM
Presidenti i Bundestag-ut gjerman, Dr. Norbert LammertFotografi: DW

Ndryshimet jane te mundshme; ato vijnë nga perpjekje të mëdha, duan kohën e tyre pasi nuk ndodh brenda natës. Presidenti i Parlamentit të Gjermanisë, Norbert Lammert i ngriti shpresat e shqiptarëve për të qenë një ditë anëtarë të BE. Por që kjo ditë të vijë, sa më parë duhen bërë ndryshimet, përmes reformash të mëdha dhe fondamentale.

Duke sjelle para deputeteve të Shqipërise pjese kuptimplote nga historia e formimit dhe zgjerimit te BE-së dhe sidomos nga renia e perdes se hekurt dhe shembja e Murit të Berlinit, që ilustronin idenë e pashmangshmërisë së ndryshimeve, politikani gjerman, me një përvojë 30 vjecare ne Parlament inkurajoi reformat në Shqipëri dhe ndryshimet që sjellin ato.: " Duhet t´u përsërisim njerëzve, që kanë prirjen të dëshpëriohen se ndryshimet janë të mundshme. Kjo u ndodh atyre sepse ndryshimet janë janë vërtet të vështira, nuk kryhen menjehere dhe prandaj ata i.konsiderojnë të pamundura. Por Evropa, zhvillmi i saj në vitet dëshmon se ato janë të mundshme, madje jndryshimet substancuiale, fondamentale. Po mbaj një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë, vendit që në të shkuarën jo shumë të largët ishte më i izoluari nga të gjtha vendet ish vendet komuniste. Ndryshimi i madh ka ndodhur."

Parlament in Albanien, Innenansicht
Salla plenare e parlamentit në TiranëFotografi: AP Photo


Mesazhi i dyte , që Norbert Lammert, u solli deputetëve të Shqipëruisë është ai i kohës së duhur që ndryshimet të ndodhin dhe që ato të japin efektin e dëshëruar. Ose i qëndrimeve realiste në vend të ngazëllimit pasiv. "Ndryshimet ne sejcilin vend jane kusht për përkatësinë në Bashkesinë Evropiane´Vendet që kërkojnë të anëtarësohen, kanë një perfytyrim te ngazëlluar sikur anëtarësimi në BE mund të zëvendësojë ndryshimet në sejcilin vend aspirant. Kjo nuk është aspak e vërtetë . E kundërta funksionon pasi vetëm ndryshimet e bejnë të mundur anëtarësimin në Bashkesinë Europiane. Ndërkohë që askush nuk beson se BE ka aritur fundin e tij te arësyeshëm dhe nuk do tëzgjerohet më."


Cili është baza që bashkon vendet e ndryshme në BE? Politika, ekonomia, historia? Kësaj pyetjeje që endet shpesh në mendjen e çdo shqiptari që shpreson të quhet një dite "evropian". Norbert Lammert i dha një përgjigje konçize. "Evropa, “nuk eshte as një klub politik ekskluziv, as një autoritet transnacionasl gjigand. Evropa më shumë se një treg i brendshëm është identiteti i përbshkët kulturor, që përbën thelbin, bazën e saj. Dhe mbi këtë bazë vendet me histori dhe tipare nacionale të ndryshme, ndërtojnë bindjet e përbashkëta."


Kryetarii i Parlamentit gjerman, Norbert Lammert mori duartrokitjet e zjarrta të deputetëve të Sghqipërisë jo vetëm për fjalen e tij. Por edhe për përshëndetjen, në mbyllje të saj, në gjuhen shqipe, një zgjedhje që i bëri jehonë idesë së tij së larmise së kulturave që konvergojnë në kulturën e përbashkët europiane.