1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kur "rreziku abstrakt" bëhet konkret

Mathias von Hein19 Janar 2015

Autoritet e sigurisë në Gjermani ka muaj që gjendjen e sigursë e shohin të kërcënuar në nivel "abstrakte të lartë", por policia në Drezden gjykon për një rrezik konkret për sulm ndaj ndaloi demonstratat e së hënës.

https://p.dw.com/p/1EMtg
Pegida Demonstration Polizei Sicherheit Terrorgefahr Absage
Fotografi: picture-alliance/dpa/A. Burgi

Liria e tubimit është në Gjermani një vlerë e çmuar e mbrojtur posaçërisht nga Kushtetuta. Drejtoria e Policisë në kryeqytetin e landit të Saksonisë Drezden e ka pezulluar këtë të drejtë themelore për këtë e hënë (19.01) duke "i ndaluar të gjitha grumbullimet publike në rrugë" për shkak "të rrezikut konkret" të një sulmi teorrist islamik, siç thuhet në dispozitën e policisë Drezden. Sipas këtij urdhëri, megjithatë, nuk ka dëshmi për identifikimin e autorëve të mundshëm. Nga kjo dispozitë preken të dyja demonstratat që ishin planifikuar të zhvillohen ashtu siç janë organizuar rregullisht të hënave :si ajo e lëvizjes islamofobe Pegida (Patriotët europianë kundër islamizimit të Perëndimit) ashtu edhe demonstrata e kundërshtarëve të kësaj lëvizjeje.

Gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit lëvizja Pegida ka zhvilluar demonstrata jo vetëm në Drezden, por edhe në qytete të tjera. Kjo sepse ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere e cilësonte situatën si të rrezikuar në mënyrë "abstrakte të lartë", por pa të dhëna konrkete për sulm. Ky vlerësim i situatës mbeti i pandryshuar edhe pas sulmeve terroriste në Paris. Madje edhe në intervistë për stacionin televiziv Phoenix de Maiziere theksoi javën e kaluar, se gjendja e sigurisë jep "arsye për shqetësim, por jo për panik dhe frikë."

Shërbimet e fshehta regjistrojnë kërcënime

Por që autoritetet në Drezden kanë arritur në një tjetë k onkluzion duke e ndaluar demonstratën, kjo sipas ekspertit të televizionit ARD për terrorizmin Holger Schmidt ka të bëjë me informacionet e shërbimeve të feshta. Ato u referohen shërbimeve sekrete të SHBA-së dhe atyre nga Europa Juglindore. Në bazë të këtyre informacioneve islamistë të nivelit të lartë kanë diskutuar në arabisht lidhur me një sulm ndaj lëvizjes islamofobe e në mënyrë specifike ndaj organizatorit të Pegidas Lutz Bachmann. E në këtë rast nuk kemi të bëjmë me kërcënim anonim, por bëhet fjalë për komunikimin e regjistruar mes njerëzve, të cilët kanë lidhje me xhihadin e gatshëm për të ushtruar dhunë.

Megjithatë, Schmidt e thekson hapur, se reagimin e autoriteteve të Drezdenit e konsideron si të ekzajgeruar. Ai vë në dukje, se të dhëna për rrezikimin e demonstratave të Pegidas ka pasur edhe para sulmeve të Parist. Megjithatë, demonstratat e tilla janë organizuar "pa ndodhur ndonjë gjë edhe pse autoritetet e sigurisë e kishin shprehur hapur, që kanë pasur shqetëim mbi organiizmin e tyre". Gjithashtu mësohet se informacionet për një sulm ndaj iniciatorit të Pegidas Bachman nuk përmbainn të dhëna konkrete për një sulm veçanërisht kpikërisht këtë hënë. "Të hënën e ardhshme apo të mërkurën në Lajpcig situata do të paraqitet po kështu", analizon eksperti i ARD-së.

Pegida Demonstration in Dresden Archiv 12.01.2015
Demonstrata e Pegidas në Drezden më 12.01.2015Fotografi: Getty Images/S. Gallup

Ndalimi i demonstratave duhet të mbetet një përjashtim

Ndoshta kjo është arsyeja pse zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert theksoi të hënën (19.01)n ë Berlin, se anulimi i demonstratave për shkak të kërcënimeve me sulm duhet të mbetet një përjashtim. Seibert si dhe një zëdhënëse e Ministrisë së Brendshme theksuan, se ndalimi i demonstrimit të Pegidas është vendosur nga autoritet e sigurisë së landit të Saksonisë dhe të qeverisë së landit në bazë të komptenecave të tyre. Zëdhënësi Seibert nuk u shpreh nëse qeveria federale e konsideron ndalimin e demonstratave të drejtë apo të gabuar.

Një siguri njëqindpërqind në një shoqëri të hapur nuk është e mundur. Kundër sulmeve si ato në Paris nuk mund të mbrohesh, analizon edhe kriminologo Andreas Armbosrt nga Universiteti në Leeds. "Për aq kohë sa ka terroristë, të cilët janë të gatshëm për akte të tilla, ata gjithmonë do të gjejnë një mundësi në shoqëritë e lira për të kryer një atentat të tillë papritur", në këtë konkluzion arrin Armborst në intervistë për DW.

Deri tani në Gjermani ka pasur një sulm islamist me viktima: Në mars 2011 një shqiptar nga Kosova qëlloi dy ushtarë të SHBA-së në aeroportin e Frankfurtit mbi Main. Por njëkohësisht ka pasur edhe disa tentativa për atentate, të cilat ose kanë dështuar ose janë parandaluar. Rreziku rritet në të njëjtin ritëm me zgjerimin e skenës islamiste. Veçanërisht në rritje janë grupet e salafistëve me orientim të fortë konservator. Numri i tyre gjatë tre viteve të fundit deri më sot është dyfishuar dhe llogaritet të jetë rreth 7000. Si veçanërisht të rrezikshëm ekspertët e sigurisë konsiderojnë të kthyerit nga rajonet e luftës si Siria dhe Iraku. Sipas të dhënave zyrtare ka rreth 600 islamistë radikalë që kanë udhëtuar në territoret e të ashtuquajturit "Shteti Islamik". Disa vëzhgues si politologu nga Berlini dhe eksperti për islamizmin Ahmad Mansour mendojnë, se mund të ketë madje 1500 deri në 2000 xhihadistë gjermanë në luftën civile të Sirisë. Rreth 180 e atyre që kanë qenë në Siri ndërkohë janë kthyer në Gjermani.

Në Gjermani autoritetet e sigurisë klasifikojnë rreth 260 vetë si të ashtuquajtur "të rrezikshëm". Prej tyre mund të priten sulme terroriste. Por për një mbikqyrje të plotë kërkohet shumë personel. Ndaj këta "të rrezikshëm" klasifikohen në nënkategori të ndryshme, që duhen mbikqyrur në mënyra të ndryshme.