1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kultura kombëtare në kohët e emigracionit - Simpozium i Institutit Gëte në Berlin

Hessenland, Frank2 Maj 2008

Globalizimi, evropianizimi, migracioni dhe përzierja e kulturave dhe e kombeve po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha dhe veçanërisht në Gjermani ky proces s´ka të ndalur. Ç ´pasoja ka migracioni masiv për kombin?

https://p.dw.com/p/DrI0
Pamje nga lagja e Berlinit KreuzgbergFotografi: dpa

Qysh sot rusët me origjinë gjermane apo turqit e njerëz nga kombe të tjera të ardhur në Gjermani përbëjnë gati 10% të popullsisë. Brenda pak vjetësh kuota e migrantëve parashikohet të arrijë në 20%. Në një konferencë të organizuar nga Instituti Gëte dhe Ministria e Jashtme Gjermane studjues dhe politikanë konstatuan, se e ardhmja duhet ta ndryshojë shoqërinë dhe kulturën tonë.


Ndonjëherë mësuesi berlinez Helge Dietrich as vetë nuk e ka të qartë atë që përjeton çdo ditë: nëse ka të bëjë me një sfidë kombëtare apo me një ëndërr të keqe shoqërore nga ideali i brezit të viteve 68 për shoqërinë multikulturore?

Qordoba Schule in Berlin Neukölln, 07.11.2007
Klasë në shkollën Qordoba në Berlin NeuköllnFotografi: DW/ Al Habbal


"Unë kam një nxënëse gjermane dhe të gjithë nxënësit e tjerë janë nga kombe të ndryshme.", thotë ai. Mësuesi Dietrich nga përbërja e nxënësve në shkollën e ciklit të lartë në Tiergarten në Berlin po përjeton një transformim të vrullshëm demografik të shoqërisë gjermane, që është i pashembullt në hisotri. Rruga nga shoqëria kombëtare në atë të migracionit i shkakton probleme mësuesit të historisë. "Nxënësit dhe nxënëset turke, ata që vijnë nga Libani apo nga ndonjë vend tjetër dhe mësojnë në shkollat tona nuk i kuptojnë shumë zhvillime. Ata si nxënës kanë interesa historike krejt të ndryshme nga nxënësit që vijnë prej rrethit tonë kulturor. Eshtë e rëndësishme që atyre fillimisht t´u sqarohet roli i kishës në Mesjetë, pasi këta nxënës mendojnë, që Krishtërimi është një fe, së cilës ata nuk i përkasin dhe e refuzojnë."


Përvoja e mësuesit Dietrich është vetëm një shembull. Nxënësit edhe në shkolla të tjera me përbërje të ngjashme shtrojnë pyetjen: përse duhet të mësojmë ne hisotirnë kombëtare të shoqërisë gjermane, që është e huaj për ne? Nisur nga ky këndëvështrim ata refuzojnë procesin e integrimit. Sociologët ashtu si dhe eksperti për zhvillimet e shoqërisë në Gjermani, Heinz Bude e dinë, se nëse duam në të ardhmen identifikimin e shtetit me kombin, atëherë duhet që të tregojmë edhe historinë e tij. Kësisoj ata kërkojnë rishkrimin e kurikulave, zhvillimin e një kulture të re rrëfimi, në mënyrë që të merren në konsideratë edhe nevojat faktike të një kombi migracioni: "Ne duhet të zhvillojmë një ide, që historia gjermane të tregohet gjithmonë edhe si një histori e integrimit, p.sh. një kapitull i mirë është periudha e luftrave fetare në Gjermani mes katolikëve dhe protetstantëve, një tjetër kapitull interesant është pranimi i vetëkuptueshëm i polakëve në krahinën industriale të Ruhrit. Do të duhej pikërisht rrëfimi i historisë gjermane si një histori i integrimit gradual, e përpjekjeve të arritura për integrimin, besoj se kjo do të ishte mënyrë e duhur dhe nëse e vrasim mendjen në këtë drejtim mund të gjenden mjaft aspekte të rëndësishme nga e kaluara."


Politikanë si deputetja me origjinë turke Ekin Deligëz, zëdhënëse e politikës për fëmijët dhe të rinjtë për partinë ekologjike në Bundestag, angazhohet e nisur nga përvoja e saj për këtë dhe mendon sa mjaft shanse: "Ne duhet të kemi guximin të shohim përtej këndvështrimit kombëtar duke marrë në konsideratë botën globale dhe duke u bazuar në shembullin e marrëdhënieve gjermano-franceze. Kjo është një përvojë, prej së cilës duhet të mësojmë dhe sipas këtij modeli mund të hapet një kapitull i ri edhe në raportet gjermano-turke. Ky është një shans për t´i kapërcyer armiqësitë. Në histori ka mjaft shembuj të mirë praktikë, prej nga mund të mësojë kushdo duke përcjellë mesazhin e afrimit me njëri-tjetrin. Nëse na jepet ky shans ne duhet ta pranojmë atë."

Berlin, Migranten
Pamje nga BerliniFotografi: DW


Por koha nuk pret. Në bazë të parashikimeve demografike brenda dhjetë vjetësh në qytetet e mëdha gjermane më shumë se gjysma e nxënësve nëpër shkolla do të jenë me origjinë të huaj. Ndërkohë që mungojnë historianët që të studiojnë historinë ndërkulturore, e po ashtu mungojnë edhe mësuesit, të cilët mund ta përçojnë atë. Madje ende nuk ka nisur as diskutimi shoqëror mbi themelimin e instituteve përkatëse studimore.


Për mësuesin Dietrich është i rëndësishëm edhe bashkëpunimi mes mësuesve me prejardhje emigracioni dhe atyre gjermanë: "Unë do të dëshiroja që nëpër kolegjiumet e mësuesve të bashkëpunojmë me mësuesit që kanë preajrdhje emigracioni dhe ata gjermane, madje ky bashkëpunim duhet të zhvillohet si në orën e mësimit ashtu edhe jashtë saj. Ne duhet të vendosim së bashku, se çfarë duhet të bëjmë në orën e mësimit dhe mendoj, që në këtë mënyrë do të arrijmë të realizojmë orë të sukseshme mësimi."