1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kriza rrënon artin në Greqi

Andrea Kasiske/Lindita Arapi8 Korrik 2014

Rritje e tatimeve, shkurtime në të gjithë sektorët publikë - në Greqi kultura është kthyer në një fenomen të parëndësishme. Atmosfera kulturore në Athinë është pesimiste.

https://p.dw.com/p/1CY56
Fotografi: Aris Messinis/AFP/Getty Images

Ka kaluar një vit nga mbyllja e radio-televizionit publik, ERT, në Greqi. Jo se më mungojnë programet, thotë fotografi Illias Illiadis po tek protesta një vit pas mbylljes ai dëshironte të ishte patjetër pjesëmarrës. Ka qenë një akt arbitrar, antidemokratik, mendon ai. Illiadi nuk është i vetmi, që mendon kështu. Askush nuk pret të mira më nga kjo qeveri, aq më pak në kulturë. Ministria e Kulturës nuk zë ndonjë vend të rëndësishëm në axhendën politike, thotë Giorgios Loukos, drejtues i Festivalit të njohur të Athinës, Epidaurus. Pa fondet e sponsorëve festivali nuk do të mund të zhvillohej dot. Buxheti është shkurtuar me 1 milionë euro, fondet vijnë me vonesë, gjë e bën të pamundur planifikimin. Bashkëpunime të mëdha si me teatrot e Berlinit i përkasin së shkuarës. Gati një mrekulli që Loukos ia doli këtë vit të ftojë yje të njohur, si Isabella Rossellini. Loukos ka kontakte ndërkombëtare, ka çuar festivalin në lokalitete të tjera dhe ka ftuar regjisorë të rinj, të cilët nuk kanë ndonjë shans tjetër prezantimi. Loukos thotë se ata janë pjesë e festivalit, jo pse kushtojnë më pak, por sepse ndjekin pulsin e kohës. Teatri rajonal "Kavala" vuri në skenë një pjesë për papunësinë në vend, me titullin provokues, "E drejta për dembelizëm".

ERT nuk transmeton më
ERT nuk transmeton mëFotografi: picture-alliance/AP Photo

Të rinjtë janë më të interesuar për politikën

Drejtori i festivalit tregon me entuziazëm se megjithë gjendjen e vështirë ekonomike shumë shfaqje janë shitur. Çmimet e biletave janë të përshtatshme: Për të papunët bileta kushton 5 euro, ndërsa shpenzimet për lëvizjen me autobusin -shuttle u gjysmuan. Publiku është i ri, shumë i interesuar dhe kjo të bën optimist, thotë ai.

Edhe Afroditi Panagiotakou nga departamenti i teatrit të Qendrës Onassis nuk ankohet për mungesë interesimi të publikut. Zëvendësdrejtoresha thotë se kultura është tronditur nga një tërmet i fortë, ndërkohë që kultura e sponsorizimit nuk ka shumë traditë. Fondacioni Onassis me qendrën kulturore mbështet projekte dhe prodhime të angazhuara, të cilat e kanë vështirë të arrijnë tek deri tek publiku. Në qershor regjisori belg, Dries Verhoeven, punoi për një pjesë teatrale me migrantët. Nën moton "ky nuk është qyteti, që ti njeh" secili nga spektatorët u ftua nga "shoqëruesi" për një vizitë personale nëpër qytet. Radha e spektatorëve ishte e gjatë, tregon Afroditi Panagiotakuou, e cila në kohë të tilla, kur ekstremistët e djathtë kanë shtuar përkrahësit i vlerëson mjaft projekte të tilla kulturore. Për fat të mirë si spektatorët ashtu edhe artistët janë më kritikë dhe më të interesuar se më parë.

Por regjisori i teatrit, Anestis Azis, mendon ndryshe. Ai vjen nga skena e pavarur, financimi i së cilës u ndërpre në vitin 2001. Prej dy vjetësh ai lëviz mes Greqisë dhe Gjermanisë dhe vëren se atmosfera mes kolegëve të tij ka ndryshuar shumë. Shumica luftojnë për mbijetesë dhe merren më shumë me depresionin e tyre. Grekët kanë vështirësi të vetëorganizohen, të marrin përgjegjësi. "Ti nuk e kupton dot, ke ka kaq kohë i ikur". Kjo është fjalia, që Anestis Azis e dëgjon shumë shpesh dhe që e zemëron. Ai e sheh veten si europian, vlerëson lirinë e lëvizjes dhe mundësinë e punësimeve, por sidomos bashkëpunimet mes skenave teatrale gjermane dhe greke.

Haralabos Katsatsidis
Haralabos KatsatsidisFotografi: DW/A. Kasiske

Arti e kultura aktualisht ndodhen në një gjendje të vështirë. I këtij mendimi është edhe në Haralabos Katsadsis, një artist i njohur në Athinë. Panairi "Art Athina" këtë vit ishte katastrofal, thotë ai. Gati asnjë shitje, dhe vizita e figurave të njohura greke nuk u bë, sepse nuk kishte VIP-a. Katsatsidis i shet pikturat e tij me format të madh jashtë Greqisë. Në vend tregu i artit, kritikët, galeritë janë si të paralizuara. Sigurisht ka edhe zhvillime pozitive, si muzeu i ri i artit që hapet në tetor, parku kulturor me operan, që hapet pranë Pireut, por skepticizimi mbetet. Ashtu si shumë artistët të tjerë edhe ai e ka humbur besimin tek qeveria greke.