1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Shoqëria & Kultura

Kriza në BBC - Vazhdojnë të bien kokat drejtuese

Tronditet stacioni mediatik BBC. Afera e abuzimit seksual nga ana e një moderatori në BBC i kushton postin kryeredaktores së lajmeve në BBC, Helen Boaden dhe zëvendësit të saj, Stephen Mitchell.

Kryeredaktorja Helen Boaden

Kryeredaktorja Helen Boaden

Në vazhdën e hetimeve për aferën e abuzimit seksual të një moderatori në BBC kanë dhënë dorëheqjen të hënën edhe dy funksionarë të lartë të BBC-së. Kryeredaktorja e lajmeve në BBC, Helen Boaden dhe zëvendësi i saj, Stephen Mitchell dorëzuan postet, raportuan BBC dhe Sky News të hënën. Që të dyve u është kërkuar dorëheqja për shkak të mospublikimit të informacioneve në rastin e moderatorit të njohur të ndarë nga jeta, Jimmy Savile, i cili sipas gjasave ka abuzuar seksualisht me qindra fëmijë. Emisioni "Newsnight" akuzohet se ka mbajtur në sirtar të dhëna të caktuara që implikonin Savile.

Stacioni prestigjoz mediatik BBC është tronditur në themelet e tij. Pas së shtunës në mbrëmje, kur dha ndërkohë dorëheqjen, drejtori i përgjithshëm i BBC-së, George Entswistle, janë shtuar zërat që kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Këshillit Drejtues të BBC-së, Chris Patten. Deputeti konservator, Philip Davis kërkoi dorëheqjen e Pattenit duke thënë se është e pamundur që Patten të qëndrojë.

Zëvendëskryeredaktori, Steve Mitchell

Zëvendëskryeredaktori, Steve Mitchell

Entwistle: Reagimi më i arsyeshëm është të jap dorëheqjen

Drejtori i përgjithshëm i BBC-së Entwistle, i cili e mori postin vetëm dy muaj më parë, duke marrë përgjegjësinë për një kronikë me informacine të rreme mbi një skandal abuzimesh me fëmijë në Britaninë e Madhe deklaroi dorëheqjen: "Unë kam vendosur, që reagimi më i arsyeshëm është të jap dorëheqjen“, tha Entwistle të shtunën në mbrëmje (10.11.2012) përpara kamerave në Londër. Në fund të fundit si drejtor i përgjithshëm mbaj përgjegjësi për përmbajtjen në tërësi të programeve të BBC-së, është shprehur ai.
Akuzat ishin të rreme.

Shkak për këtë u bë një kronikë televizive, në të cilën bëhej fjalë për akuza mbi abuzime me fëmijë. Dyshime u hodhën ndaj ish-politikanit Alistair McAlpine. Kronika u transmetua në emisionin investigativ "Newsnight", redaksia e të cilit me sa duket nuk kishte hulumtuar me kujdes për temën. "Newsnight" ditët e fundit ka raportuar për Steve M., me të cilin në vitet 70-të në një befotrof në Uells është abuzuar seksualisht. Ndonëse ai nuk e identifikoi me emër autorin e abuzimeve, pak pas kësaj në internet u përhap fjala, se ai mund të ketë qenë McAlpine. Ish-përgjegjësi i thesarit të konservatorëve i hodhi poshtë këto akuza të premten (09.11.2012). Edhe vetë Steve M. vuri në dukje, se autori i abuzimeve nuk ka qenë McAlpine. Ai tha se ka gabuar në dhënien e identitetit të abuzuesit të tij.

Drejtori i Përgjithshëm, George Entwistle

Drejtori i Përgjithshëm, George Entwistle

Stacioni mediatik me traditë BBC ndodhet aktualisht nën presion. Moderatori i emisionit të kulturës "Top of the Pops", i cili ndërroi jetë një vit më parë, gjatë periudhës që ka punuar në BBC akuzohet të ketë abuzuar seksualisht me shumë të rinj të punësuar në këtë stacion mediatik. "Newsnight" nuk e transmetoi një kronikë mbi akuzat ndaj yllit të dikurshëm të BBC-së.