1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosovë: Gjykata Kushtetuese paralizon Parlamentin

dpa (exh)23 Gusht 2014

Kosovën e kërcënon kaosi politik dhe ekonomik. Gjykata Kushtetuese në Prishtinë ka shpallur të pavlefshme vendimet e para të Parlamentit ku asnjë prej partive nuk arrin shumicë.

https://p.dw.com/p/1Czb3
Kosovo Parlament
Fotografi: AFP/Getty Images

Plot dy muaj pas zgjedhjeve të parakoshme në Kosovë, Gjykata Kushtetuese në Prishtinë ka shpallur të pavlefshme seancën konstituuese të Parlamentit të 17 korrikut. Kështu është anuluar edhe zgjedhja e liderit të opozitës Isa Mustafa si kryetar i Kuvendit. Meqenëse Parlamenti tani është i bllokuar dhe askush nuk e di se si mund të kapërcehet bllokada, vendi sipas vlerësimeve të komentuesve në Kosovë kërcënohet nga kaosi politik dhe ekonomik.

Ish kryeministri kërkon postin e kryetarit të Parlamentit

Me vendimin e saj Gjykata iu përgjigj një kërkese të kryeministrit të deritanishëm Hashim Thaçi, i cili kërkon për partinë e tij PDK postin e kryetarit të Parlamentit dhe atë të kryetarit të qeverisë. Me 37 nga 120 deputetët e Parlamentit PDK ka grupin më të madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës. Por deri tani tri partitë opozitare kanë refuzuar të bashkohen në një grup të përbashkët parlamentar me 47 vende. Së bashku me deputetët të tjerë ato zgjodhën me 65 vota politikanin e tyre kryesor Isa Musatafa për postin e kryetarit të parlamentit.

Krijimi i shumicës i pamundur

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese situata është e bllokuar: mqs asnjë parti tjetër nuk pranon të bashkëpunojë me PDK ajo nuk arrin të krijojë një shumicë. Opozita e deritanishme mund të krijojë një shumicë por në bazë të vendimit të Gjykatës nuk mund të ndërmarrë asgjë pa PDK si grupi më i madh parlamentar. Kështu 46 vjeçari i Thaçi se i është afruar objektiviti zë tij për zgjedhje të reja vetëm dy muaj pas zgjedhjeve të fundit të parakoshme.