1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konfirmimi më i ri: avionin e rrëzuan me qëllim

aud(afp,rtr)3 Prill 2015

Autoritetet ajrore franceze japin konfirmimin e dytë: piloti i Germanwings e rrëzoi me dashje avionin. Kjo rezulton nga vlerësimi i regjistrimit të kutisë së dytë të zezë, të gjetur dje.

https://p.dw.com/p/1F2M9
Marseille PK zu Flugschreiber Germanwings Datarecorder Black-box
Fotografi: Getty Images/AFP/B. Horvat

Në Paris u bë vlerësimi i regjistrimeve të kutisë së dytë të zezë të avionit të rrëzuar të Germanwings-it. Sipas regjistrimit, konfirmohet teza se avionin piloti e rrëzoi më qëllim. Piloti i dytë përcaktoi në autopilotin e avionit një zbritje të avionit në një lartësi rreth 30 m. Këtë e deklaruan autoritetet ajrore franceze BEA sot (03.04.2015). Pastaj, piloti 27 vjeçar e pati ndryshuar autopilotin "në mënyrë të përsëritur", në mënyrë që të shtohej shpejtësia e avionit në rrëzim. Kjo rezultoi nga një vlerësim "i parë" i kutisë së dytë të zezë, që u gjet të enjten (02.04.2015).

Avioni Airbus A320 u rrëzua në Alpet franceze më 24 mars në udhëtimin nga Barcelona për në Dyseldorf. Jetën e humbën të 150 personat në bord. Piloti Andreas L. është trajtuar në të kaluarën disa herë nga mjekët, për shkak të problemeve të rënda psikike, me rrezik vetëvrasjen. Prokuroria e Dyseldorfit informoi dje se pak para rrëzimit të avionit, piloti qe informuar në internet për rrugët si mund ta vriste veten.