1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konferenca ekonomike shqiptaro-gjermane në Tiranë

Arben Muka21 Tetor 2008

Autoritetet shtetërore dhe përfaqësuesit e komunitetit biznesit, prezentë në këtë veprimtari përmendën disa realitete të reja në zhvillimin ekonomik në Shqipëri

https://p.dw.com/p/FeCg
Fotografi: DW / Cama


Sot më 21 tetor 2008 mbushen plot 20 vjet kur Shqipëria dhe Republika Federale e Gjermisë kanë nënshkruar marrëveshjen e parë kuadër mes tyre për bashkëpunim teknik. Me ndryshimet demokratike që nisën në Shqipëri në fillim të viteve 90, bashkëpunimi për zhvillim mes dy vendeve ka ardhur duke u intesifikuar, ku pala gjermane ka ndërhyrë me mbështetjen e saj në ato që janë konsideruar si priorite të vendit: në fushën energjitike, në përmirësimin e infrastrukturës për kanalizimet e sigurimin e ujit të pijshëm, në sektorin e bujqësisë, turizmit, në përgatitjen e institucioneve për rrjedhat integruese etj. Pikërisht në ditën e 20 vjetorit të bashkëpunimit dy palësh në Tiranë u mbajt konferenca ekonomike gjermano shqiptare me titull mjaft domethënës “Perspektivat e tregut në Shqipëri: Energjetika - Mjedisi - Ndërtimi”. Bilanci mjaft pozitiv në marrëdhöniet mes dy shteteve ishte një sfond nxitës për auditorin e interesuar të konferencës.

Jo vetëm autoritetet shtetërore nga dy vendet, por dhe përfaqësuesit e komunitetit biznesit që ishin prezentë në këtë veprimtari kanë përmendur disa realitete të reja në zhvillimin ekonomik në Shqipëri, si psh., përmirësimin e kuadrit ligjor, për lehtësimin e procedurave të rregjistrimit të bizneseve, për on line-zimin e procedurave të tenderimit, për rritjen e sigurisë në rendin publik etj.

Një nga fushat ku biznesi gjerman mund të gjente veten në Shqipëri, u tha gjatë konferencës është dhe sektori energjitik. Në tre vitet e fundit i është kushtuar rëndësi e dorës së parë përmirësimit të legjislacionit për koncensionet, pasi në këtë sektor dhënia e objekteve energjitike me këtë mënyrë eshtë mjaft efektive për investitorët vendas e të huaj. Gjithashtu u diskutua dhe ndërtimi e shrytëzimi i burimeve alternative të energjisë. Për ta bërë dhe më praktike e të frytshme komunikimin mes sipërmarrësve nga të dy vendet, konferenca vazhdoi punimet në tre seksione, pikërisht në atë të energjitikës, mjedist dhe të ndërtimit, ku në panele u ballafaquan propozime e oferta konkrete të kooperimit.

Në kuadër të marrëdhënieve dy a shumëpalëshe Gjermania ka kontribuar për Shqipërinë gjatë 20 viteve të bashkëpunimit mes tyre rreth 700 milion euro, shumë e cila për frymë të popullatës është më e madhja, që ajo i ka dhënë një vendi tjetër në botë.


Arben Muka


►◄