1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Shpresa të reja për Ballkanin në BE?

Benjamin Pargan29 Gusht 2014

Kancelarja Angela Merkel u ka dhënë shpresë vendeve të Ballkanit Perëndimorë për anëtarësim në BE. Pavarësisht problemeve është në interesin e Gjermanisë që kjo perspektivë të mos jetë fiktive, mendon Benjamin Pargan.

https://p.dw.com/p/1D3f1
Westbalkan-Konferenz Gruppenbild Angela Merkel
Fotografi: Reuters

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një perspektivë të qartë evropiane dhe me plan të saktë kohor. Kjo nuk duhet të degradojë në një perspektivë fiktive, e cila të serviret rregullisht me gjysmë zëri si një gjest simbolik. Pavarësisht veljes prej zgjerimit që ndihet kudo në popullsinë gjermane, qeveria gjermane duhet ta mbështesë në mënyrë aktive perspektivën e anëtarësimit të këtyre vendeve në BE. Kjo nuk është lëmoshë për vendet e varfëra në juglindje të këtij kontinenti. Jo, afrimi me BE është në interesin e Gjermanisë. Politikisht, strategjikisht, në kuptimin e sigurisë dhe atij ekonomik.

Këtë mendim e shprehën edhe përfaqësuesit e ekonomisë gjermane në Konferencë. Natyirsht që ata mendojnë edhe për avantazhet e vetan dhe në radhë të parë kanë interesa për tregjet e reja dhe zonat e prodhimit me kosto të ulëta dhe me fuqi punëtore të kualifikuar mirë. Këto deklarata kanë edhe efektin e një sinjali të fortë politik, sepse bosët e ekonomisë nuk hezitojnë që të flasin hapur për problemet si: mungesa e shtetit ligjor, luftimi i çalë i korrupsionit, dobësitë lidhur me sigurinë e investimeve dhe infrastruktura e keqe në vendet e Ballkanit Perëndimor. Përfaqësuesit e ekonomisë e ngrenë shumë më tepër zërin me kërkesën për reformat e nevojshme dhe nuk kujdesen shumë për doket e diplomacisë. Ndaj edhe üpër këtë ishte e rëndësishme, që çështjet ekonomike ishin pikërëndesë e konferencës. Papunësia e lartë, problemet e mëdha sociale dhe varfëria janë rreziku më i madh për stabilitetin e shumë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Vendosmëria e Berlinit

Njëkohësisht nuk duhet të nënvleftësohet në asnjë mënyrë rëndësia strategjike e afrimit të këtij rajoni në BE. Në sfondin e zhvillimeve dramatike në Ukrainë, pavendosmëria e Berlinit sa i përket antarësimit të mundshëm të këtyre vendeve bëhet edhe më e pakuptueshme. Ky qëndrim me gjysmë zemre ka qenë kundërproduktiv dhe për këtë arsye mbështetja e deklaruar tani qartë prej kancelares është në fakt një shpresë e re për të gjithë rajonin.

Disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë kërkuar investime kohët e fundit edhe në vende të tjera të botës. Dhe i kanë marrë këto investime. Nga Rusia, Kina apo dhe nga Turqia e vendet arabe. Serbia është shembulli më i mirë i të tilla zhvillimeve, por të ngjahsmejanë zhvilliemt edhe në Bosnje-Hercegovinë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Kjo nuk duhet t'u merret për keq këtyre vendeve, sepse gjendja në tregjet e tyre të punës punës është aq katastrofale, sa çdo investim pranohet me mirënjohje dhe pa asnjë mëdyshje. Gjithashtu partnerët e rinj nga ana e tyre nuk shtrojnë pyetje të lidhur me demokracinë apo lirinë e shtypit, që i venë këto vende në siklet.

Deutsche Welle Bosnisch Benjamin Pargan
Benjamin ParganFotografi: DW/P. Henriksen

BE-ja e velur prej zgjerimit

Edhe më të rëndësishme janë premtimet nga Berlini për mbështetje konkrete në projektet e mëdha të infrastrukturës si dhe për afrimin e vendeve, të cilat ende nuk janë në BE, edhe më shumë ekonomikisht e politikisht me BE-në. Kjo me siguri që nuk do të jetë e lehtë, sepse afrimi me BE-në mund të arrihet vetëm me mbështetjen e plotë të qeverive përkatëse. E pikërisht kjo duket - krahas veljes prej zgjerimit në vendet e mëhershme anëtare - të jetë një nga problemet e mëdha. Disa përfaqësues qeverishë, që ishin të ftuar në konferencën për Ballkanin Perëndimor, nuk janë partnerë të besueshëm për Berlinin dhe Brukselin. Për shumë prej tyre ka dëshmi që janë të korruptuar. Disa prej tyre, madnje përfaqësues të nivelit të lartë, shpesh thonë në Berlin atë që duan të dëgjojnë prej tyre partnerët e bisedimeve, ndërsa në vendin e tyre vazhdojnë të ndjekin politikën, që nuk ka të bëjë aspak me integrimin europian. Madje disa syresh vitet e fundit nga shpresa e madhe europiane që kanë qenë janë kthyer në diktatorë të vegjël. Këtyre njerëzve duhet t'u bëhet e qartë, se ky populizëm banal dhe futja e mediave nën tutelë janë në dëm të objetivit që synohet të arrihet. Mbetet të shpresohjmë, që pala gjermane si organizatore e kësaj nisme në bisedimet direkte t'i shtrojë edhe kto çështje të pakëndshme. Për shembull mosrespektimin e të drejtave të minoriteteve në shumë shtete të Ballkanit Perënimor. E të shpresojmë gjithashtu, se të ftuarit e kanë kuptuar, që nacionalizmi i verbër dhe nxitja kundër homoseksualëve nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat evropiane.

Perspektiva e qartë europiane për vendet e këtij rajoni e theksuar prej kancelares Merkel është dhe mbetet një deklaratë ambicioze. E diskutueshme është jo vetëm nëse vendet kandidate për antarësim brenda një kohe të parashikueshme do të mund dhe duan t'i realizojnë detyrat e shtëpisë. Por nga ana tjetër e tryezës të enjetn në Berlin ishin ulur edhe shumë përfaqësues qeverishë, të cilët janë mjaft mirë në dijeni pë rshqetësimet e popullsisë gjermane. Ata e kanë të qartë, se duhet t'i vlerësojnë me seriozitet këto shqetësime dhe se numri i azilkërkuesve nga Maqedonia dhe Serbia si dhe të ashtuquajturit emigrantë të varfërisë nga Rumania e Bullgaria mund të shkaktojnë frikëra të tjera. Perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor që u proklamua fort këtë të enjte mund të kthehet në një sprovë të vërtetë për qeverinë gjermane.