1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Refugjatët e mirëintegruar nuk janë barrë për Gjermaninë

Felix Steiner17 Tetor 2014

Rreth 300.000 refugjatë dhe azilkërkues do të vijnë në Gjermani këtë vit. Landet dhe komunat flasin për një gjendje emergjente. Por shumë probleme mund të zgjidhen lehtë mendon Felix Steiner.

https://p.dw.com/p/1DWkz
Fotografi: Reuters/Kai Pfaffenbach

Gjermanët në botë kanë reputacionin se janë kampionë bote në organizim. Por nuk është gjithmonë kështu. Jo vetëm se Bundeswehri (ushtria gjermane), mund të çojë ushtarë dhe materiale nga pika A në B me vështirësi, por edhe administrimi i besueshëm gjerman i pranimit të 300 000 mijë refugjatëve është në limite. Kudo flitet për "gjendie emergjente" dhe "kaos". Mediat tregojnë dyshekë në korridore të mëdhenj, çadra si vendstrehimi emergjence, po ashtu edhe dushe dhe tualete që kutërbojnë.

Shifrat janë relative

Albert Einstein na mësoi se gjithçka është relative. 300.000 refugjatë, të cilët erdhën këtë vit në Gjermani, në pamje të parë janë shumë, por janë shumë pak në krahasim me 50 milion njerëzit që sot kanë lënë vendet e tyre. 300 000 refugjatë që vijnë në një vend me 80 milion banorë, pra rreth 1 refugjat për 250 banorë. Në Liban tani raporti është një refugjat sirian për katër banorë. Këta janë shumë! 300 000 refugjatë u duken shumë gjermanëve, sepse janë 10 herë më shumë se pesë vitet e fundit. Por kishte edhe më shumë se kaq në fillim të viteve 90': pothuajse 450 mijë erdhën në vitin 1992, kur ishte lufta në Ballkan. Por kjo nuk ndikoi aspak tek përkeqësimi i mirqenies gjermane!

Flüchtlinge in Bayern
Refugjatë në BavariFotografi: DW/Salah Soliman

Çfarë ndodhi atëherë në Gjermani? Çdo land, çdo qark dhe çdo qytet mori një numër të caktuar refugjatësh sipas disa rregullave. Tani disa kryebashkiakë dhe shoqata sociale përpiqen të bëjnë politikë duke ngritur çadra në mënyrë demonstrative dhe ftojnë gjithë ekipet e xhirimit të republikës. Ata thonë: Kështu do të jetë nëse nuk na ndihmoni!

Procedura të gjata burokratike

Nuk është rastësi që edhe landi i pasur i Bavarisë është në titujt kryesorë për kushtet e këqia. Sigurisht që kjo ka të bëjë me qeverinë e landit, e cila ka mbyllur sytë prej muajsh për numrin në rritje të refugajtëve nga Siria. Kjo mund të ketë bëjë edhe me faktin se numri i atyre që shkojnë në Bavari është i lartë: Mynihu ka lidhje hekurudhore me Italinë dhe vendet europiane-jugore, vendet nga ky hyn pjesa më e madhe e refugjatëve. Ata duhet të bëjnë pritjen fillestare e më pas shpërndarjen në lande të tjera.

Felix Steiner
Koment i Felix SteinerFotografi: DW/M.Müller

Gjermanët janë kampionë botërorë në organizim dhe këtu qendron një pjesë e problemit: Çfarë është një refugjat dhe çfarë është një azil kërkues është përcaktuar qartë me ligj. Po ashtu edhe se cilit grup duhet t'i kushtohet kujdes. Azilkërkues quhet çdo person që vjen vetë në Gjermani. Më pas shqyrtimi i kërkesës zgjat disa muaj, prandaj ata rrinë në këto streha të përbashkëta, edhe sikur atje të ketë 1000 apartamente, secili me tre dhoma të lira.

Shumë qytetarë ndihmojnë me kënaqësi

Fakti që në disa vende ka protesta të vazhdueshme kundër këtyre strehimeve, nuk është diçka pozitive. Në radhë të parë ata i tremben pranisë së shumë të huajve në një zonë të vogël. Gjithësesi këto protesta nuk tregojnë se gjermanët janë kundër pranimit të refugjatëve. Përkundrazi: në një sondazh të fundit duke parë pamjet nga Sira, më shumë se gjysma e gjermanëve duan të marrin më shumë refugjatë nga ai vend. Qytetarët kanë themeluar grupe ndihme, këshillojnë refugjatët dhe japin ndihma në para.

Pra në vjeshtën e vitit 2014 Gjermania nuk është tejmbushur, përveçse burokracisë gjermane. Duhet shkurtimi i kohës së shqyrtimit të aplikimit për azil, dërgimi në banesa normale, ofrim i kurseve të gjermanishtes dhe t'u lejohet të punojnë sa më shpejt, këto do të ishin hapa për një integrim të duhur. Njerëz të mirëintegruar, të cilët janë mirënjohës që mund të jetojnë këtu, nuk janë barrë, po një fitore për shoqërinë gjermane!